BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Drenica” në Durrës, strehë dhe derë e hapur për luftëtarët e UÇK

“Drenica” në Durrës, strehë dhe derë e hapur

Ishte verë e vitit 1998 kur në Kosovë lufta po zhvillohej në te gjitha zonat. Atje po luftohej për lirinë e popullit shqiptar të shumëvuajtur e të robëruar. Forcat e shfrenuara serbe donin që ta shfarosin popullin e ta djegin tokën e Kosovës, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca e vetme që i doli përballë ushtrisë e policisë serbe, duke e mbrojtur popullin e saj dhe tokën stërgjyshore. Ishte UÇK-ja që po rezistonte kundër çetnikëve e po bënte luftë të drejtë, luftë popullore, luftë çlirimtare, duke mos i lëshuar istikamet nga territori i tyre e duke mos pretenduar asnjëherë dhe në asnjë mënyrë për territore të huaja…

…një grup çlirimtarësh dhe disa të plagosur, me gjithë vështirësitë e rrugëtimit, po udhëtonim, së pari në Veri të Shqipërisë e më pas për Tiranë. Të plagosurit për shërimin e plagëve, çlirimtarët tjerë për t’u pajisur me armatim.

…pas dy tri ditë udhëtimi arritëm në Cahan, të nesërmen në Krumë dhe më pas rrugëtimin vazhduam për në Tiranë…

…pas dy tri ditë qëndrimi në Tiranë, gjersa po i prisnim analizat mjekësore, së bashku me Ramadanin Selimin, Zejnullah Prokshin e Zenë Hajren shkuam që ta vizitonim Durrësin. Me të arritur në Durrës, vendosem të shëtisim nëpër rrugën e plazhit. Duke ecur rrugës së plazhit rastësisht hasem në një godinë që mbante mbishkrimin Hotel “Drenica”. Për tu njohur me pronarin dhe për të mësuar për këtë emërtim, ndaluam të pimë kafe. Aty u njoftuam me pronarin Gani Kapiti, i cili na mirëpriti dhe na i hapi dyert e hotelit, duke u shprehur: “Sot e përherë kjo do të jetë shtëpia e juaj, shtëpia e UÇK-së…” dhe , unë e Zejnullah Prokshi qëndruam aty për disa ditë, derisa u kthyem në frontet e luftës në Kosovë. Që nga atëherë e deri në përfundimin e luftës Hotel Drenica në Durrës u bë strehë dhe derë e hapur për luftëtarët e UÇK-së. Aty kaluan me mijëra ushtarë që vinin nga mërgata për t’iu bashkuar UÇK-së. Hotel Drenica u bë Qendra kryesore e mobilizimit të UÇK-së, të cilën, edhe po deshëm ta harrojmë ne, nuk mund të fshihet nga faqet e historisë. Nuk duhet dhe nuk mund të harrohet ndihma, përkrahja dhe kontributi i Ganiut dhe familjes Kapiti…  Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila,  shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës, 13 Prill 1999.