BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Opinion / Editorial

Dritat e kuqe në semafor po bëhen gati të ndizen!

Dritat e kuqe në semafor po bëhen gati të ndizen!

Ballkani është rajoni që shumë kohë po funksionon shumë më ndryshe nga shtetet e Europës. Në Ballkan gjithmonë kanë ndodhur ngjarje sipas mënyrës dhe të logjikës së egër ballkanike. Në Ballkan shpesh gjatë historisë janë thyer shtizat, më shumë për të keq së sa për të mirë ndërmjet shteteve dhe popujve. Rajoni i Ballkanit ende ka mbetur i nxehtë, ka mbetur me probleme të pazgjidhura të natyrës etnike, ideologjike dhe fetare. Mu për atë edhe i kemi të gjitha këto përplasje shoqërore. Edhe nëse ka kaluar dimri, kanë mbetur vragët e mbuluara nga bora. Bora e mbulon natyrën, por nuk i rrafshon brigjet, nuk i ndreq lumenjtë. Shumë probleme ende kanë mbetur të pazgjidhura. Ne mes të gjitha këtyre kanë mbetur popujt. Popujt e Ballkanit ende nuk po e gjejnë qetësinë e tyre fizike dhe qetësinë shpirtërore. Regjimet janë ende me logjikën e shekullit të kaluar. Ende këto shtete kanë mbetur larg integrimeve europiane, larg zhvillimit ekonomik modern dhe avancimit të proceseve demokratike. Nuk ka ditë që këta popuj mos të përjetojnë gjëra që janë në kundërshtim më vlerat e mirëfillta shoqërore dhe politike. Shumë shpesh po ka zgjedhje, kështu edhe në Kosovë. Këto zgjedhje pluraliste nuk na i zgjidhën problemet. Ato vetëm sa shkuan e po bëhen edhe më të rënda për shpinën e kërrusur të njeriut tonë nga pushtetet autokratike. Të gjithë kemi jetuar në iluzione së pasi që të kalojnë zgjedhjet, do të ndeshemi me gjëra që na bëjnë jetën më të mirë. Kemi menduar dhe shpresuar, se do të avancohen proceset zhvillimore dhe demokracia. Kjo pritje e jona, është pritje e gjatë. Na doli vetëm si një iluzion i mirë, e pak gjë më shumë. Ende jemi një shtet si një ballon i shpumë në shumë vende me gjilpërë, ose si një shtëpi nga kartoni. Kur të gjithë po dalin më rregullat të veta, ne po betonohemi në iluzione, në themelet tona të çimentuara, që nuk po na lëshojnë të ecim përpara. Sikur secili po krijon një tabor të vet. Në brendi gjithçka po vlon. Nuk ka shumë kohë për pritjet tona të stërzgjatura, të pambaruara. Vendimet nuk vijnë vetvetiu, nuk janë të servuara. Që dy decenie po sillemi dhe po pështillemi në terrin tonë edhe ideologjik. Dritat e kuqe në semafor po bëhen gati të ndizen, duke blinduar me nervozizëm. Ndoshta pikërisht tash është duke u dukur në horizont treni ynë i fundit. Duke vrapuar të kërcejmë në vagonin e fundit të civilizimit. Ka mundësi lehtë edhe të rrëzohemi përtokë nën rrotat e trenit, por që ky do të ishte barëm një tentim i yni.