BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

Dritëhijet e Këlcyrës dhe një djalë vendi

Dritëhijet e Këlcyrës dhe një djalë vendi

Këlcyra është një qytet modest në jug të Shqipërisë. E brejtur nga braktisja pas viteve 90-të duket se një erë e ngrohtë ka filluar në këto 10 vjetët e fundit, për ta bërë Këlcyrën një qytet të jetueshëm por dhe për të rigjallëruar jetën në 47 fshatrat që atë rrethojnë. Të punosh me 12 mijë banorët në letra dhe 6500 banorët që jetojnë aktualisht në Bashkinë e Këlcyrës është paksa e vështirë. Interesat e vockëla mbizotërojnë mbi elementët e jetës urbane. Këlcyra është një nga vendet bujqësore dhe blektorale më të begata në Shqipëri. Pemtaria është art i çdo banori. Askush më mirë se këta banorë nuk di të kultivojë fikun, ftoin, qershinë, çdo lloj hardhie, mollën, dardhën por dhe shumë pemë frutore të tjera. Shumë pyesin-po çfar do të bësh të shkosh në Këlcyrë. Për rreth 75 vjet thjesht kaloje tranzit. Asgjë më shumë. Sot ky qytet i vogël ofron disa atraksione për t'i parë dhe për të kaluar më shumë se një natë. Ka disa hotele, dhe disa bujtina me restorante bashkëkohore me gatime shumë cilësore moderne të sjella nga përvoja në emigracion por dhe disa tradicionale Gryka e Këlcyrës me bukurinë spektakolare një kanion i madh i veshur me florën dhe faunën më brilante mesdhetare ku gjendet dhe Uji i Zi, një prej burimeve më të papërsëritshëm shqiptare. Prej më shumë se 10 vjet kompleksi bektashian i Alipostivanit është atraksioni më i ri turistik por dhe një vend peligrinazhi shumë i veçantë. Sarajet e Ali Bej Kelcyres, edhe pse të rrënuara dhe pse pakë kohë parë humbën pinjollen e fundit janë vend ku mubd të shkosh. Një rrugë për tek ato do të sillte shumë fitime për qytetin e Këlcyrës.

Duke u shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumenjtë Vjosë dhe Dëshnicë Këcyra është një nga vendet që mund të dimërojë dhe verojë mbi 30 mijë krerë bagëti të imta, por dhe një basen i madh gjahu, për të gjithë aventurierët që duan të të ushtrojnë këtë lloj sporti. Territori i bashkisë shtrihet në pjesën jugore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me bashkinë Tepelenë. Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës, të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në 14 -15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra. Por do të vinte dita kur një djalë i mirëshkolluar i këtij qyteti do të bëhej dorëzënës që ky qytet të ndryshonte. Se ka pasur aspak të lehtë. Një betejë e gjatë pranimi dhe mospranimi deri sa ky intelektual, të arrijë në atë pikë sa ti rigjallërojë jetën qytetit. Është një djalë i qetë, puntor rrjedh nga një familje me shumë tradita, i durueshëm, i qetë i matur, i pjekur që për hir të së vërtetës hallet e Këlcyrës dhe të 6500 banorëve rezidentë të saj, por dhe të atyre 5000 të tjerëve që janë emigrantë por vijnë verës në këtë qytet i njef me detaje. Përvoja e punës së tij flet për një pozitivitet dhe shumë të ndryshime të mëdha që ka psuar Këlcyra. Për hir të së vërtetës ky djalë vendi ka arritur që ta bëjë Këlcyrën me rrugë, me pedonale, me lulishte, edhe pse zhvilloj një betejë të vështirë me shumë banorë të saj që kishin ndërtuar një dyqan që siguronin bukën e gojës, por që duhet ta çlironin qytetin për tu bërë dhe Këlcyra qytet. Vuri dorë mbi shkollat, mbi abulancat spitalet kopshtet çerdhet instutucionet kulturore, ktheu traditën e mbrëmjeve me koncerte. Nuk trashëgoi asgjë dhe bëri shumë gjera. Aqë sa mund të bëhet në një qytet me një buxhet të vogël taksash dhe me një buxhet që ndihmohet nga shteti. Po ky djalë duam s’duam u bë një menaxher shumë i mirë. U bë një avokat i halleve të qytetit. Mbi të gjitha ai di të mbajë përgjegjësi dhe ka këllqe të përballet edhe me probleme të mëdha të banorëve por dhe të reaksionit që ngjall çdo ndryshim në këtë qytet. Ai është Klement Ndoni, aktualisht kryetar i Bashkisë së Këlcyrës. I lindur në Këlcyrë në 1976 ky 45 vjeçar duket sikur është bërë njësh me hallet me lindjet me gëzimet dhe gjëmat e këtij qyteti. Zoti Ndoni ka mbaruar arsimin e lartë për degën Administrim Biznesi, në Universitetin Eqetem Çabej Gjirokastër, si dhe Master Niveli II dhe është zotërues i mirë i gjuhës angleze dhe italiane. Ky 45 vjeçar ka kryer dhe disa kualifikine të tjera profesionale si

“Menaxhimi i projekteve publike” Certifikuar ITAP 2010; “Decentralizimi i pushtetit Vendor, hap drejt integrimit europian” certifikate ITAP 2008; Projekt design & management workshop” USAID 2005; Buxhetimi lokal me pjesemarrjen e komunitetit” USAID 2006. Duke qënë i kompletuar ai ka dhe pjekurinë, përvojën, aftësinë për tu përballuar me këta banirë por dhe me qindra hallet e tyre që është munduar tua zgjidhë dhe ja ka dalë. Ai e njeh shumë mirë jetën politike të qytetit pasi ka qenë anëtar i Partisë Socialiste që në vitin 1994, mjaft aktiv. Eksperiencat e tij politike dhe të qenit anëtar i Asamblesë së PS, qyteti Këlcyrë, anëtar i Asamblesë së PS, rrethi Përmet si dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS, i ka blerë të mundur atij që të ketë mbështetje nga mazhoranca që të zgjidhë shumë halle të këtij qyteti. Që prej vitit 2011 z. Ndoni ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, dhe në këto 10 vjet ka qënë pjesë e halleve të këtij qyteti. Jo vetëm në Këlcyrë por Klemendi ka hedhur sytë edhe në 47 fshatrat e Bashkisë që kanë 47 mijë halle. Migrimi i ka brejtur këta fshatra të cilat kanë më pakë se një e ktërta e banorëve që kanë pasur. Ndryshe nga jeta urbane e ethshme në Shqipëri, për këta fshatra Klemend Ndoni duket të mendojë tu sigurojë drita, rrugë, shkollim për fëmijë dhe kujdes për shëndetin e tyre. Sa ka mundur ka kthyer shpresën dhe ka përmirësuar jetën e tyre. Ndokush dhe mund të shajë dhe të ofendojë edhe për këto fjalë që thuhen për Bashkinë e Këlcyrës, por Klemnd Ndoni, ka rregulluar shumë gjera ka normalizuar jetën e këtij qyteti, e ka urbanituar dhe ka zgjidhur shumë konflikte për tokën, për pronën, ka zgjidhur problemet e varrezave, ka kthyer sytë nga rezervuaret për ujitje, ka ndlrtuar tregje, ka rindlrtuar shërbimin veterinar, ka rikthyer jetën sportive, ka mbajtur një ekip futbolli, është kujdesur shumë për arsimin. Jeta në Bashkinë e Këlcyrës rrjedh si Vjosa qetë në verë dhe me gjëmime në dimër. Po disa ura jetike Klementi i ka ndërtuar si ajo e Mbreshtanit, Grabovës, por dhe disa rrugë e ura mbi Dëshnicë. Ai ka ditur të zgjojë sendimete të traidtës përmetare, duke e bërë Këlcyrën sa më përmetare, fshtrat e saj me nga një rrugë lidhëse ku me asfalt dhe ku pa asfalt. Ekonomia e tregut në Këlcyrë glon, ka biznese serioze, ka dhe disa ndërrmarrje si ajo e gurit dhe të përpunimit të qumështit që kanë famë dhe jashtë Shqipërisë. Investimet e Bashkisë së Këlcyrës për rrugën e Malëshovës, janë një

frymëmarrje për Zagorinë, investimet për Ballaban janë investime për të marrë frymë 15 fshtra me baçevanë e mjeshtra të rakisë e verës në kade, kur investon për Tolarin ka investuar për mjeshtra të djathit në fuçitë e lisit e dëllinjës ashtu siç është dhe një mjeshtër i madh babai i Klement Ndonit, Peço Ndoni. Jeta e Këcyrës filloj tek Ura që shkon në Peshtan të Tepelenës, por do të ish mirë të thuhej Peshtan i Këlcyrës, ecën deri në Çajup, kthehet mes përmes Dhëmbelit, përfshin Malëshovën, zbret në Kuqar, ngjitet deri në Skrapar, vazhdon deri në Tendën e Qypit, shkon deri afër Tre majave vezë, (tre uva, tre afga), Gllavë, Mali Pilafit dhe Çuka e Çorraj. Male Tepelenë kthehet në majë të Trebeshinës dhe mbyllet në Luadhin e Mezhgoranit. Tërë ky kazan i madh natyror me rreth 303 kilometra katrorë, administrohet nga një djalë vëndi. E përsërisim Klement Ndoni quhet. Një kundes dhe mbështetje e ka pasë dhe Kryeministri por sidomos Mirela Kumbaro aktualisht deputete e kësaj zone por dhe Ministre e Turizmit.