
Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh, flasin fqinjët: Ishte tip i qetë, ja ku ka punuar

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Dua Lipa këtë mbrëmje performon në sheshin “Skënderbej” për 110-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2022

Koncerti i madh për 110- vjetorin e ditës së Pavarësisë do të mbahet këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku do të këndojë këngëtarja Dua Lipa. Këngëtarja më parë u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë, sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare. Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare. “Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi këngëtarja Lipa. Në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja ka organizuar gjatë kësaj kohe koncerte në disa shtete. Më parë Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare. Dua Lipa e përfiton shtetësinë shqiptare si person me “interes të veçantë”, dhe kjo lidhet jo vetëm me karrierën e saj si këngëtare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare, por edhe për përfshirjen në kauza sociale, siç është angazhimi i saj pranë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Dua Lipa kur ishte 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë, “New Love” (2015). Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh. Për të vijuar dhe me të tjera hite muzikore.
Më të lexuarat


Të vonuarit dhe të dëmtuarit e elektoratit !

David Kostelancik ose fundi i alışveriş, alleshverisheve dhe “kukullave” ruse në Shqipëri!

Kryeministri Rama, alibia e gjithë dështimeve të Sali Berishës

Albin Kurti, midis akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane!

Vulëhumburit...

Zgjedhjet për Berishën kanë përfunduar, manipulimi është faktuar

Eksperimenti, Asociacioni/ Bashkësia...!

A po sjell ciklon amerikan rasti McGonigal mbi Edi Ramën dhe qeverisjen e tij?

Fjala e korifenjve të letrave shqipe për Labërinë

Bardh Spahia sfidon SHBA me dengje bari, Benet Beci kërkon ta kthejë Shkodrënnë “Big Brother”!
