BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Duam edhe një vaksinë tjetër, të na mbrojë nga virusi i politikanit!

Duam edhe një vaksinë tjetër, të na mbrojë nga virusi i

Vaksina Covid-19 na mbron nga ky infeksion i rrezikshëm, por nuk na mbron dot nga politikanët e korruptuar, hajdutë, gënjeshtarë, të harlisur mbas karriges dhe kolltukut të ngrohtë të deputetit dhe pushtetarit. Këta lloj virusesh të rrezikshme vdekjeprurëse me probabilitet të lartë ngjitjeje, duket se janë më të rrezikshme se Covid-19, të cilit më në fund iu gjet vaksina mbrojtëse. Si do ia bëjë populli i ndershëm shqiptar? Për çdo lloj nga këto infeksione vdekjeprurëse për popullin, duhen nga një lloj vaksine shëruese? Shkencëtarët kanë bërë në një kohë rekord, një punë të mrekullueshme, duke prodhuar disa lloje vaksinash për të mbrojtur njerëzimin nga virusi i rrezikshëm. Por në botë sot qarkullojnë disa lloje virusesh të rrezikshëm vdekjeprurës sidomos në shoqërinë shqiptare, e cila ka kapur Parlamentin, opozitën dhe institucionet drejtuese të shtetit. Kto lloj virusesh tek ne nuk e kanë burimin nga lakuriqët e natës, apo nga gjarpërinjtë, siç thuhet në rastin e virusit Covid-19. Këtu qarkullojnë disa virusë të tjerë më të rrezikshëm, me një vdekshmëri të lartë se virusi aktual, të cilët populli dhe shoqëria shqiptare i njeh mirë, sepse po i vuan çdo ditë e më shumë në kurrizin e saj; si virusi: virusi i floririt, virusi i drejtimit burrë e grua të partisë dhe të shtetit, virusi i korrupsionit, virusi i kriminalitetit, virusi i pandëshkueshmërisë, virusi i etheve për pushtet, virusi i gënjeshtërt, virusi i premtimeve boshe dhe të pambajtura apo dhe i disa viruseve të tjera po aq të rrezikshëm sa ky i tanishmi Covid-19. “Virusi i floririt”, ka kapur z. president, i cili e ka shumë qejf atë lloj “metali vezullues”, që të josh me shkëlqimin e tij. Kjo është aq e vërtetë, sa ai e demonstron këtë edhe në “kollaren e florinjtë”, që ai mban në shumicën e rasteve ceremoniale. “Virusi i drejtimit burrë e grua”, i drejtimit të shtetit dhe të partisë, ka kapur Presidentin e Republikës dhe të shoqen e tij, e cila drejton sot LSI, drejtim të cilin e “mori si trashëgim” nga i shoqi i saj. Këtë parti, ata duan ta drejtojnë vetë; herë njëri dhe herë tjetri dhe nuk duan t’ia lëshojnë ndonjë personi tjetër dhe as z. Petrit Vasili, i cili po lufton fort, si një “luftëtar i paepur” për “idealet e floririt dhe të bllokut”, të drejtuesve të tij; por më kot e ka, se nuk e çan dot çiftin luftarak Meta- Monika! Prandaj dhe sot, shumë anëtarë të LSI po largohen nga kjo parti, që lindi nga pushteti dhe karrigia e tij dhe aspak nga baza e saj. “Virusi i korrupsionit të politikanit, deputetit apo qeveritarit”, është një ndër viruset më të rrezikshëm në vend, i cili paralizon dhe degradon gjithë jetën politike dhe ekonomike në vend, nxjerr çdo problem nga shinat ligjore dhe ia adreson atë individit me pushtet, i cili kërkon para, pushtet, favore, privilegje, vende pune apo prona për realizimin e qëllimeve të tij. Morali, drejtësia, ndërgjegjja, marrin fund. Ato i nënshtrohen përfundimisht, këtij virusi të rrezikshëm. Shumë nga politikanët tanë e kanë këtë virus të rrezikshëm, të pozitës dhe opozitës, kryetar partish ose jo, deputet ose jo, virus i cili duhet luftuar me çdo kusht dhe pa asnjë mëshirë dhe tolerim. Edhe “virusi i ryshfetit”, është virus i rrezikshëm për njerëzit tanë, sepse edhe ky virus i rrezikshëm e ka origjinën po tek deputetët dhe tek drejtuesit dhe punonjësit shtetërorë. Çdo kryerje pune apo detyre të caktuar, patjetër duhet t’i “nënshtrohet ryshfetit”, që i jepet shtetarit, deputetit apo një drejtuesi partie, të cilët për të mbaruar një punë qoftë edhe e drejtë, apo që të takon ta përfitosh, duhet patjetër të paguash tek pushtetari; që në këtë rast e trajton pushtetin si pronën e tij. Kjo gjë po vihet re gjithnjë edhe më shumë dhe flagrante në sistemet shëndetësore dhe arsimore të shtetit. “Virusi i kriminelit apo të shkelësit të ligjit” që i karakterizon disa nga deputetët apo nga pushtetarët tanë, është një virus shumë i rrezikshëm ku njerëzit tanë duhet të gjejnë vaksinën e duhur. Disa nga deputetët tanë, kanë dalë në bazë të vendimeve gjyqësore, me një të kaluar kriminale dhe përsëri me shumë vështirësi ata po largohen nga Parlamenti, qeveria apo institucionet shtetërore. Ata duhet të jenë njerëz të pastër, për sa i përket e shkeljes së ligjit, të cilët ata prej kohësh e kanë fshehur këtë fakt dhe kanë mundur të futen në Parlamentin shqiptar dhe të zënë edhe poste të rëndësishme në drejtimin e shtetit. Ata që urdhëruan vrasjet e 21 Janarit dhe vrasjen e katër vetave të pafajshëm në bulevard, janë sot deputetë në Parlamentin e Shqipërisë dhe kanë ndaluar prokuroren e asaj kohe të bënte detyrën e saj, me pretendime absurde, për gjetjen e fajtorëve duke e cilësuar atë si: “Lavire bulevardi”. Edhe urdhërin për hapjen e depove të ushtrisë dhe armatosjen e popullit shqiptar me armë pa leje dhe vdekjeprurëse, e kanë dhënë po këta njerëz që sot ata janë në Parlamentin shqiptar dhe janë drejtues të opozitës. Edhe ata njerëz që shkaktuan revoltën e 21 Janarit dhe shërbyen si nxitës të saj, janë sot në Presidencë, në krye të shtetit shqiptar. Edhe “virusi i pandëshkueshmërisë” është një virus i rrezikshëm, i cili nqs nuk luftohet mund të degradojë shoqërinë shqiptare, pasi deputetët apo pushtetarët, nqs i shpëtojnë dënimeve ligjore të merituara, mund të kalbëzojnë çdo lloj sistemi apo institucioni shtetëror, duke pasur premisa për përkrahje dhe organizim të grupeve kriminale. Edhe “virusi i etheve për pushtet” është një virus shumë i rrezikshëm, i cili ka sjellë historikisht në Shqipëri, konfrontime midis partive, njerëzve dhe si rrjedhim dëmtim të sistemit të sigurisë në Shqipëri. Ai të çon në dëmtim të zgjedhjeve, manipulim të tyre, apo mosnjohje të rezultatit zgjedhor dhe si rrjedhim destabilizim pushteti, dëmtim të imazhit të Shqipërisë, mos plotësimin e kushteve të Parlamentit Europian dhe në fund: mos hapjen e negociatave me BE. Vetëm populli i ndershëm shqiptar, mund të shërojë këto viruse me anë të votës së tij të lirë, duke transformuar totalisht jetën politike shqiptare nga këta njerëz.