BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Duan lekë nga publiku, atëhere t’i falin publikut "full prodhimin" e tyre mediatik!?

Duan lekë nga publiku, atëhere t’i falin publikut "full
Sigurisht që në shtetin ku prona publike trajtohet më keq se kudo në Europë, kur prona publike është një varfëri ideore dhe shërbimi del një koncept që të bën të vjellësh! Po pra, do të vinte dhe propozimi nga televizione private, lobe mediatike, financiare dhe të apalteve shtetërorë për të marrë lekët e shqiptarëve! Por për çdo aparat televiziv që shqiptarët disponojnë rrezikzinjtë! Në fakt, në momentin më të mirë prej shumë kohësh për RTSH-në, do të dukeshin pronarët e mediave kryesore private për të shembur jo thjesht Radio Televizionin Publik Shqiptar, por dhe për të përfituar lekë nga xhepat e shqiptarëve, për të bërë pronën private të tyre! Dikush nga pronarët, që sigurisht njeh vetëm modelet e veta kishte sjellë eksperiencën e botës për "taksën" që ndihmonte dhe privatin të zhvillohej dhe i merrte publikut para! Nuk e kanë vetëm hallin se tani RTSH-ja ka një paketë, pra më të mirën që ka pasur ndonjëherë dhe që mundohet ashtu me shpirt ndër dhëmbë nga format dhe përmbajtjet akoma të pa rregulluara, por kryesisht kapitali dhe monopoli mediatik kërkon lekët e publikut për të qenë i sigurtë në biznesin e tij! E thonë ka eksperienca biles! Imagjinoni vendet anglosaksone se çfarë raporti kanë!? Në fakt, i vetmi vend që mund t’i referohemi ne dhe që imitojmë deri tani si RTSH-ja e privatët ose Rai dhe Mediaset! Si funksionon pikërisht "Canone Rai"!? Ne nuk kemi model tjetër më të qartë se sa RAI për pagesën e aparateve (çdo aparat) nga publiku vetëm për TV publik me të gjitha shërbimet e tij! AMA në Shqipëri mund të bëhet dhe "zëdhënëse" e privatit edhe pse është një organizëm shtetëror dhe që duhet të mbrojë interesin e publikut, por në këtë vend mund të ndodhë që dhe qeveria të godasë gjërat e publikut dhe njerëzve në aleancë me privatin! Po po janë të dashuruar me PPP! Si Rai në Itali dhe RTSH apo Radiotelevizioni Publik Shqiptar kanë paketa me radio dhe testata televizive falas për publikun dhe sot dhe me app-s po falas! Edhe te ne vjen taksa me energjinë edhe aty po ashtu! Por në Itali Mediaset jeton vetë dhe të tjerët privatë po ashtu, duke shitur apo falur produktin e tyre, duke jetuar me reklamën dhe me përballjen me tregun dhe bursën. Te ne duan privatët pa u kuotuar në bursën e vërtetë, pa dalë në treg real të bazuar te forca e tyre realisht, duke shitur produkte nga më të shumtat si paketa, platforma dhe testata të shumta jo lirë për xhepat e shqiptarëve, duke falur vetëm një kanal - të marrin dhe lekët e shqiptarëve! Brenda bisedave është dhe një italian si pronar dhe "canone rai" këtë vit ishte 90 euro e ndarë në dhjetë këste mujore nga 9 euro. Pra mund të verifikohet https://www.6sicuro.it/casa/canone-rai-in-bolletta. Çfarë ndodh te kulisat e bisedave që rregullohen diku në lobingjet brenda qeverisë në modelet e respektit PPP të vazhdueshëm? Në bisedat e "partnerëve privatë mediatikë të fuqishëm" me AMA-n dhe në "tunelet" e politikës së zhvatjes së shqiptarëve. Duke quajtur "gërdallë" RTSH dhe duke filluar të shtohen platformat në digital, që nga e nesërmja, duke quajtur shërbim publik e TV-të dhe platformat e tyre private të paguara sërish nga publiku shqiptar, duke e konsideruar Edi Ramën mbrojtës së RTSH dhe duke lobuar po brenda qeverisë për të marrë lekët e shqiptarëve - fillon loja me eliminimin e RTSH dhe shpërndarjen e lekëve të "canone TV" të Shqipërisë. Pastaj arsyetojnë se kështu "largohet fake news" dhe ka plot e plot mrekulli arsyetuese, por sigurisht problemi kryesor është të rritet barra fiskale e shqiptarëve, për tu futur dhe shërbimi privat mediatik televiziv në xhepat e tyre. Problemi është se pretendohet dhe kur fillon kështu të pretendohet në Shqipëri, nuk kalon shumë dhe realizohet pesha e taksës mbi shqiptarët që jo vetëm nuk lëviz më, por vazhdon të rëndohet! Po njësoj si çmimi i karburanteve! Bëhet pjesë dhe qeveria e çdolloj krahu qoftë. Pra nga 500 lekë që është "canone" RTSH duhet të shkojë nga 1200 - 1800 në muaj. Kështu që sipas Klan, Top, Ora, Report, News24 dhe platformave, shqiptarët duhet të kenë më të rëndë "canone" ose taksën mujore se sa Italianët me të ardhura shtatë herë më të mëdha (minimumi) se sa shqiptarët! E sigurisht jo për platformat që do të paguhen sërish nga shqiptarët, sepse asgjë nuk falin aty ku kanë interesa miliardere të tillë privatë?! Shqiptarët platformat i paguajnë shtrenjtë për të ardhurat e tyre dhe tani këtë privatë kërkojnë dhe lekët e tyre për digitalin e nesërm me arsyen e "shërbimit ndaj publikut". Pra italianët, disa herë më të pasur se sa ne paguajnë për disa dhjetra Tv Rai dhe platformat e tij dhe "digital terrestre e analog" e pastaj blejnë platformat Mediaset por dhe marrin gratis disa prej kanaleve të tyre të rëndësishme - kurse shqiptarët do ti paguajnë të gjitha dhe nuk do të marrin gratis shumë e shumë prej shërbimeve. Si fillim është shumë e rëndë për buxhetin familjar dhjetë euro ose akoma më keq 12 euro që mund të shkojë taksa. E dyta akoma më keq kur fillojnë për çdo aparat dhe shtëpi!

E treta, ka, mund edhe të ketë një rrugë që mund ta provojnë. Le të bien dakord që të ketë një "super taksë" për publikun dhe të rritet ajo deri në logjikën e mos "kryerjes krim financiar kundra shqiptarëve" dhe pastaj me ligj, çdo shërbim mediatik i privatit të jetë falas dhe mos të lejohet asnjë shërbim tjetër me pagesë si në kapitalizëm. Jam i bindur se këtë nuk e pranojnë në fakt. Po kështu është absolutisht, por në krahun tjetër, propozimi i tyre i lekëve nga publiku për produktin e tyre privat. Duan lekë nga shqiptarët "le t’ju falin shqiptarëve gjithë produktin e tyre mediatik"! E bëjnë këtë? Absolutisht jo! Kurrën e kurrës, sepse janë kapital privat dhe janë ngritur për të fituar në saj të shitjes së ndershme të produktit. Apo jo? Tani çfarë kërkojnë? Kush jua kërkoi atë prodhimin e tyre publik, kur janë privat?! Mos ta japin fare në publik! As analog, as tokësor as digital as fare. Le ta shesin. Kurrë nuk kam qenë që RTSH-ja të prosperojë kot, të konsumojë lekët tona duke mbajtur njerëz kot dhe harxhuar kot. As duke ju bërë shërbim pushteteve! Por tani arroganca dhe futja e duarve të privatit në lekët e publikut po bëhet një sëmundje e pa shërueshme dhe një politikë e padrejtë, arrogante, që po krijon shtetin e egër dhe monopolist anti shoqëror, anti njerëzor dhe anti edukues?! T’i besosh privatit (shumicës) që ndjek "arsyen" që idioti, imorali, amorali, perversi të mbushin ekranin, sepse bëjnë audiencë - do të thotë të qelbemi akoma më shumë sa jemi qelbur, nga të tilla konvulsione mediatike që kemi formuar dhe vazhdojmë të formojmë. Nëqoftëse qarqet politike qeveritare dhe opozitare dhe ato të interesave monopoliste janë bërë gati ta bëjnë këtë hap renegat dhe amoral mediatik, por dhe kundër publikut, atëhere kjo është dhe beteja e ardhshme jo e opozitës e cila është një varfëri morale dhe politike, por e publikut taksapagues kundër privatit shfrytëzues, por dhe mbrojtësve të tyre në pushtet!

 Nga Besi BEKTESHI