
Humbje e madhe! Ndahet nga jeta parakohe nga një sëmundje e rëndë Drejtori i Turizmit në këtë bashki të vendit

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Dueli epik i thirrur nga Berisha, po Ramës nuk ia mban nga frika!

Shkruar nga Nga Bardhyl Bejko 23 Janar 2023

Sa mbaroi intervista e Ambasadores Amerikane në Shqipëri, ku foli troç, pa doreza, drejtpërdrejt mbi politikën dhe orientimin drejt progresit, të së ardhmes, duke braktisur të vjetrën, Berisha, edhe pse nuk u përmend me emër,nisi të trazojë ujërat. U kuptua se ishte në qendër të analizës së ambasadores. Pikërisht në ato çfarë u thanë në këtë bashkëbisedim me popullin shqiptar, atij që edhe i drejtohej zonja Kim,siç theksoi me dhjetëra herë, janë për të siguruar udhëtimin drejt progresit, pa u ndalur dhe pa u kthyer mbrapa në të kaluarën që lamë pas. Ky është qëllimi parimor i SHBA me politikën e saj në vendin tonë.Pikërisht evidentimi i qëndrimeve të një pjese të opozitës dhe konkretisht ajo që drejtohet nga non grata Berisha nuk siguron të ardhmen as demokracinë dhe progresin për të ecur drejt zhvillimit dhe rritjes së mirëqënies. Pikërisht, shpallja e devizës së luftës pa kompromis kundër korrupsionit nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, duke e vlerësuar si kërcënim për Amerikën dhe kërkesa për ta vënë këtë në themel të politikës dhe drejtësisë në Shqipëri dhe përpjekjet për t`i dhënë kësaj beteje dimension të ri, ka krijuar tërmet në politikën shqiptare. Ambasadorja Amerikane, theksoi se jo pak funksionarëve të politikës apo shtetit, i’u është trazuar gjumi dhe janë në ankth çfarë do të ndodhë nesër dhe patjetër që do të ketë zhvillime të reja, surprizuese për opinionin shoqëror. Dhe shqiptarët janë të interesuar dhe shumë të vëmendshëm për qëndrimet që mban drejtësisia për të hetuar e dënuar cilindo që prek apo është përzier në veprime të pista, që nuk kanë munguar tek ne. Po këshillat dhe sugjerimet e ambasadores Kim, analiza e hollësishme e luftës kundër korruspionit dhe efektet e Reformës në Drejtësi, progresi dhe problematikat që janë shfaqur në rrugë e sipër, shigjetonin më së shumti ata që i janë bashkuar kryetarit non grata,Berishës, i cili gjykon se i bëhet padrejtësi dhe kjo është thjesht nxitje nga Edi Rama dhe të korruptuarit e Sorosit, ku nuk i ndan nga grupimi, Basha- Alibeaj të cilët sipas analizës së tij flirtojnë me Ramën e janë bashkë me të. Në këtë grup Berisha dhe mbështetësit e tij politikë futin pa asnjë hezitim edhe zonjën Kim, ç’ka është jo vetëm e padrejtë, por edhe jashtë çdo logjike, pasi ambasadorja amerikane është duke zbatuar politikën e Amerikës dhe flet në emër të Presidentit dhe kurrësesi nuk vepron sipas gjykimit individual. Këtë pozicion të ambasadores e di shumë mirë edhe i revoltuari Berisha, i cili nuk ka asnjë të drejtë të akuzojë dhe shigjetojë zonjën Kim për qëndrimet e saj.Është për të ardhur keq që Berisha e akuzon Kim se sillet si të ishte Guvernatja e Shqipërisë dhe bënë thirrje të injorohet dhe të mos merret parasysh nga shqiptarët duke iu dhënë akuzave të tij formën flagrante si të anatemohet e ti shpallet luftë jo thjesht ambasadores, po vet Amerikës. Ndërmarrje kjo e pasuksesshme dhe e dështuar që në embrion. Shqiptarët nuk mashtrohen nga zërat e Sirenave si tek udhëtimet e Uliksit për të gënjyet për tu ankoruar në brigjet pa shpresë. Ata janë të mirorientuar dhe përjashtim bëjnë vetëm disa që i janë ngjitur vagonit që udhëton mbrapsht drejt stacioneve të padëshiruara. Ambasadorja foli për veprimtarinë e saj në tre vite si përfaqësuese e Shtetit më të fuqishëm në glob, por edhe shtetit që ka marrëdhëniet më të ngushta me Shqipërinë, marrëdhënie këto të provuara në një shekull. Shteti Amerikan është udhrrëfyesi dhe mbështetësi më i fuqishëm për vendin tonë, jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në politikën tonë të brendëshme për orentimin e duhur në politikat globale. Është marrëdhënia strategjike dhe roli primar për ecurinë e shtetit shqiptar, veçanërisht në këto tri dekada pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Pa SHBA-të, vendi ynë nuk do ishte sot me drejtësi të re dhe aq më shumë me një reformë dinjitoze e pranuar ndërkombtarisht nga gjithë vendet në Europë dhe SHBA. Pa mbështetjen e Amerikës askush nuk do të guxonte të shembte piramidën e kalbur të drejtësisë shqiptare, ku qindra gjyqtarë e prokurorë nuk kanë dhënë drejtësi, po janë zhytur thellë në korrupsion, duke vjedhur ata që kërkojnë drejtësi dhe në vend të saj kanë marrë padrejtësinë. Njerëzit e drejtësisë në tri dekada deri sa të niste reforma kanë shirë dhe janë shndërruar në hajdutë, duke u justifikuar për fitime dhe para nga dhurues të panjohur, gjyshër e kushërinj, nëna e baballarë dorëlëshuar,krushq e dhëndurë bamirës, duke i kthyer në milionerë. Cili do guxonte t’u tregonte vendin këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin shndërruar në lubi të korrupsionit? Pikërisht këtë solli në vëmendje të qytetarëve tanë, ambasdorja, duke folur pa doreza, me shifra e fakte, me krahasime ndër vite, pa hezitim se dikujt do t’i mbetet hatri apo do pezmatohet. Shumë konstatime të politikës aktuale goditi ambasadorja Kim. Mesazhet e dhëna prej saj nuk kursyen askënd nga e majta dhe e djathta, qoftë Berisha apo pushtetarë të çdo rangu.Ajo nënvizoi se në këtë luftë nuk ka të majtë e të djathtë. Para ligjit janë të gjithë të barabartë. E folura pa doreza, është mënyra e komunikimit e gjithë ambasadorëve amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri.Siç kanë qënë, jo vetëm e folura, por edhe veprimtaria e ambasadorit të parë amerikan pas vendosjes së pluralizmit politik në vendin tonë. Po ai atëherë ishte i dashuri i Berishës! Kuptohet kjo gjuhë irriton ata që shigjetohen dhe ca nga halli e më shumë nga urrejtja për ata që u’a përplasin në fytyrë bëmat e tyre të pafund, varin turinjtë dhe bëhen agresivë pasi iu thuhet drejtpërdrejt e vërteta në sy, ç’ka nuk janë mësuar të dëgjojnë, duke e menduar veten të paprekshëm, individë që kanë lindur vetëm për të fyer e sharë, drejtuar e hakmarrë ndaj tërë atyre që nuk i bashkohen kauzës që mbrojnë. Më shumë nga shigjetimet e ambasadores Kim dhe i irrituar prej analizës së saj që godet drejt e në shenjë me konkluzone transparente të pa ambalazhuara, as të sheqerosura po direkt e acaruan Berishën, duke e detyruar të dalë në konferencë urgjente për shtyp. Edhe pse në qendër të kritikave të tij vendosi Edi Ramën në realitet tagent atakoi ambasadoren amerikane. Për t’i dhënë ngjyrime epike dhe për t’u dukur si gladiatorë në logun e burrave, Berisha ftoi për një debat në televizor Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë për t’i treguar bëmat e tij para shqiptarëve. E kërkoi me insistim dhe përdori të njejtin fjalor dhe të njejtat akuza pa u menduar dy herë se pas çdo afere korruptive, pas çarterave që lëvizin nëpër botë, duke aluduar deri në trafikim të drogës nga Kolumbia, deklaroi se ai e fton, po Edi Rama nuk pranon. Sipas Berishës, kryeminisrit Rama nuk i’a mban të ballafaqohet para puiblikut me doktorin, me akuzat dhe argumentat e tij. Interesant do ishte dueli televiziv i thirrur nga Berisha, po ç’e do, Edi Ramës nuk ia mban nga frika! Dhe kështu shqiptarët po humbasin një betejë madhore në luftën për një karrike pushteti atë kryeminitstrore. Është Rama fajtori që na hoqi nga sytë një shfaqje madhështore humori. Po edhe horror.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
