Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Duhani dhe shëndeti i mushkërive

Postuar: 25/05/2019 - 07:17

 Çdo vit, në 31 maj, OBSh-ja dhe partnerët global shënojnë/celebrojnë Ditën Botërore Pa Duhan. Kjo fushate e përvitshme përbën një shans për të ngritur vetëdijesimin mbi efektet dëmtare dhe vdekjeprurëse të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, si dhe për të shkurajuar përdorimin e duhanit të çdo lloj forme.

Fokusi i Ditës Botërore Pa Duhan 2019 është mbi ''duhanin dhe shëndetin e mushkërive''. Fushata do të rrisë vetëdijesimin mbi:

- ndikimin negativ që ka duhani tek shëndeti i mushkërisë së njeriut, që nga kanceri e deri te sëmundjet kronike të aparatit të frymëmarrjes.

- roli themeltar që kanë mushkëritë për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Fushata gjithashtu shërben dhe si një thirrje për veprim, avokaci për politika efektive për reduktimin e konsumit të duhanit dhe përfshirje të palëve te interesuara shume-sektorial në luftën për kontrollin e duhanit.

Si e rrezikon duhani shëndetin e mushkërisë së njeriut në mbarë botën

Dita Botërore Pa Duhan 2019 do të fokusohet tek mënyrat e shumëfishta sesi ekspozimi ndaj tymit të duhanit prek shëndetin e mushkërisë se njeriut në mbarë botën.

Këto përfshijnë:

Kancerin e mushkërisë. Tymi i duhanit është shkaku parësor për kancerin e mushkërisë, përgjegjës për dy të tretat e vdekjeve prej kancerit të mushkërive në mbare botën. Ekspozimi ndaj tymit të duhanit [duhanpirja jo e drejtpërdrejtë] në shtëpi ose në punë gjithashtu e rrit riskun për kancer të mushkërisë. Lenia e duhanit mund të reduktojë riskun e kancerit të mushkërive: pasi ke 10 vjet që ke lënë duhanin, risku për kancer të mushkërisë përgjysmohet krahasuar me një duhanpirës.

Sëmundjet kronike të aparatit të frymëmarrjes. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve kronike pulmonare [COPD], një kondicion që shoqërohet me mushkëri të qelbëzuara që rezulton me kollitje të dhimbshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Risku për tu prekur prej kësaj sëmundjeje është [COPD] është veçanërisht i lartë mes atyre individëve që fillojnë duhanin në moshë të re, sepse tymi i duhanit pengon ngadalëson në mënyrë të ndjeshme zhvillimin e mushkërive. Gjithashtu, duhani përkeqëson astmën e cila pengon aktivitetin fizik dhe kontribuon në paaftësi fizike. Lenia e duhanit në fazë të hershme është trajtimi më i efektshëm për të ulur zhvillimin e mëtejshëm të COPD dhe për të përmirësuar simptomat e astmës.

Përgjatë rrjedhës së jetës. Foshnjat e ekspozuar gjatë shtatzënisë ndaj toksinave të tymit të duhanit, përmes duhanpirjes të mamasë apo ekspozimit të mamasë ndaj tymit mjedisor të duhanit , shpesh përjetojnë zhvillim dhe rritje të ulet të mushkërive. Fëmijët e vegjël që ekspozohen ndaj tymit mjedisor të duhanit [duhanpirja pasive] rrezikojnë të preken prej apo të përkeqësojnë astmën, pneumonitë dhe bronkitin si dhe prej infeksionit të pjesës së poshtme të aparatit të frymëmarrjes.

Globalisht, përllogaritet se 165 000 fëmijë vdesin para moshës 5 vjeç prej infeksioneve të pjesës së poshtme të aparatit të frymëmarrjes që shkaktohet prej duhanpirjes pasive. Ata fëmijë që e kalojnë këtë fazë dhe rriten vazhdojnë të vuajnë pasojat në shëndet që sjell ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive për shkak se infeksioni i pjesës së poshtme të aparatit të frymëmarrjes në fëmijërinë e hershmërisë ndjeshëm riskun e zhvillimit të COPD në moshe të rritur.

Tuberkulozi. Tuberkulozi dëmton mushkëritë dhe redukton funksionin e tyre gjë që përkeqësohet edhe më shumë prej duhanpirjes. Rreth një e katërta e popullsisë botërore ka tuberkuloz të fshehur, gjë që i rriskon ndaj zhvillimit të aktiv të sëmundjes. Njerëzit që pinë duhan kanë dy herë më shumë gjasë që të preken prej tuberkulozit. Tuberkulozi aktiv, duke u bashkuar dhe me efektet dëmtare në shëndet të duhanpirjes, rrisin thellësisht e riskun për të paaftësuar aparatin e frymëmarrjes dhe për të ndaluar funksionimin e aparatit të frymëmarrjes.

Ndotja e ajrit. Tymi i duhanit është një formë tejet e rrezikshme e ajrit të ndotur në një mjedis të mbyllur. Ky tym përmban mbi 7 000 kimikate, 69 prej të cilave njihen shkaktues te kancerit. Megjithëse tymi mund të jetë i padukshëm dhe pa aromë [erë], ai mund të qëndrojë në ajër deri në 5 orë, duke i bërë personat e ekspozuar ndaj këtij tymi të rriskohen prej kancerit të mushkërive, sëmundjeve kronike të aparatit të frymëmarrjes dhe reduktim të funksionit të mushkërive.

Objektivat e fushatës së Ditës Botërore Pa Duhan 2019

Masa më efektive për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është duke reduktuar përdorimin e duhanit dhe ekspozimin ndaj tymit te duhanit. Por dijenia [dija]e publikut të gjerë dhe veçanërisht të duhanpirësve, në disa vende të botës është e ulët, sa i përket, pasojave që ka në shëndetin e njeriut, duhanpirja dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit. Pavarësisht fakteve shkencore për dëmin që shkakton duhani në mushkëri, potenciali i kontrollit të duhanit në përmirësimin e shëndetit të mushkërisë mbetet i nënvlerësuar.

Fushata e Ditës Botërore Pa Duhan 2019 do të rrisë vetëdijesimin mbi:

- riskun që shkakton duhanpirja dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit;

- ndërgjegjësimin rreth rreziqeve të drejtpërdrejta të duhanpirjes në shëndetin e mushkërisë;

- magnitutën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë globale si pasojë e sëmundjeve të mushkërisë që shkaktohet prej duhanpirjes, përfshirë këtu sëmundjet kronike të aparatit të frymëmarrjes, dhe kancerit të mushkërisë;

- faktet e reja mbi lidhjen mes duhanpirjes dhe vdekjeve nga tuberkulozi;

- implikimet e duhanpirjes pasive në shëndetin e mushkërive të njeriut në të gjitha grupmoshat;

- rëndësia që ka shëndeti i mushkërive për të gëzuar shëndet të plotë dhe mirëqenie;

- masa/veprime të realizueshme që mund të ndërmarrin si publiku ashtu dhe qeveritë për të reduktuar riskun e që vjen prej duhanit në shëndetin e mushkërisë.

Tema e duhanit dhe shëndetit të mushkërisë ka implikime për të tjera procese globale të tilla si p.sh., përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar sëmundjet jo të transmetueshme [NCD], tuberkulozin, ndotjen e ajrit, për të promovuar shëndetin. Kjo shërben si një shans për të përfshirë palët e interesuara nga të gjithë sektorët dhe për të fuqizuar shtetet e ndryshme për të përforcuar zbatimin e masave të provuara MPOËER për kontrollin e duhanit, të cilat gjenden në Konventën Kuadër për Kontrollin e Duhanit të OBSh-së.

Thirrje për veprim

Shëndeti i mushkërisë nuk arrihet vetëm përmes mungesës së sëmundjes dhe tymi i duhanit ka implikimet më të mëdha në shëndetin e mushkërisë së duhanpirësit dhe jo-duhanpirësit në mbarë botën. Në mënyrë që të përmbushim Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm [OZhQ], që të reduktojmë me një të treten vdekjen e parakohshme prej NCD-ve deri në vitin 2030, kontrolli i duhanit duhet të jetë një prioritet për qeveritë dhe komunitetet e mbare botes. Aktualisht, bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur këtë objektiv.

Vendet e ndryshme duhet t'i përgjigjen epidemisë së duhanit përmes zbatimit të plote të WHO FCTC dhe adoptimit të masave të MPOWER, që ka të bëjë me zhvillimin, zbatimin e politikave me efektive të kontrollit të duhanit të cilat synojnë të reduktojnë kërkesën për duhan.

Nga Roland SHUPERKA* 

*Ekspert për kontrollin e duhanit

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:26

Nëse fushata e 30 qershorit për zgjedhjet në 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë) duhej të shërbente për diçka, ia vlente të ishte një reflektim i menaxhimit të këtyre njësive për katër vitet 2015-2019, në ku

Postuar: 20/06/2019 - 07:25

Ngjarjet e sotme në Shqipëri, ku dhuna mbizotëron kudo në ambjentet politike shqiptare, të kujtoj

Postuar: 20/06/2019 - 07:23

Në vijim të revolucionit antidemokratik të ndër

Postuar: 20/06/2019 - 07:21

Presidenti anuloi datën e zgjedhjeve për hir të “unitetit” dhe “mbrojtjes së de

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për