BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

A duhet heshtur për shkaqet që mbajnë gjallë trafikun e qenieve njerëzore!?

A duhet heshtur për shkaqet që mbajnë gjallë trafikun e

Pavarësisht zhurmës së kohëve të fundit për vazhdimin e fluksit të largimit të shqiptarëve, veçanërisht të të miturve, apo të shtimit të ritmit të të kthyerve, klasa politike vazhdon të heshtë për shkaqet e vërteta të fenomenit që po shpopullon me ritme të shpejta Shqipërinë. Veçanërisht shqetësues është trafiku i fëmijëve, që gjithsesi nuk ka të ndalur. Edhe pse vështirësitë janë rritur. Po e vërteta është se as nuk është ndalur. Kjo për arsye se, shqiptarët gjithnjë e më tepër po humbasin besimin se një ditë do të mund të ndërtojmë një shtet tamam. Humbja e shpresës ka sjellë fenomenin e fluksit në rritje të largimit, bile edhe të fëmijëve. Një trafik që vazhdon të lulëzojë, edhe pse kohët e fundit, edhe rikthimi po bëhet një dukuri e zakonshme. E vërteta është se, trafiku i të miturve në drejtim të ishullit britanik dhe vendeve të tjera të BE-së është një trafik që lulëzon prej vitesh, përmes të cilit janë me qindra të miturit që kanë mbërritur ndër vite në Angli, apo në vende të tjera të BE-së. Për shqiptarët është e njohur e gjithë rruga që duhet ndjekur, njihet edhe çmimi dhe mënyra e dhënies së shumës kontrabandistëve. Heshtja, apo mosnjohja e fenomenit të kontrabandimit, veçanërisht e të miturve drejt vendeve të BE-së si një mundësi e familjeve të varfëra për të siguruar të ardhura nesër përmes të miturve të sotëm, të cilët kësisoj mund të punësohen në vendet ku kontrabandohen në shumicën e rasteve nga vetë familjarët, apo të afërmit e tyre. Pra, të gjithë e njohin ushtrimin e këtij trafiku deri në hollësitë më të vogla. Ndodh kështu sepse ne shqiptarët shumë gjëra i ndërtuam gabim me shembjen e diktaturës. Në vend të saj, ndërtuam një pushtet krejtësisht nepotiko - familjar, siç e kemi edhe sot e gjithë ditën, ngritëm një pushtet që vetëm të zgjidhë ndonjë punë për komunitetin nuk ia ka idenë. Trafiku i fëmijëve, veçanërisht në drejtim të Britanisë së Madhe ka lulëzuar ndër vite. Shumë familje ia kanë arritur t’i dërgojnë fëmijët kësisoj drejt një jete më të mirë, kur vendi amë, ndër vite ka treguar ashiqare se e ka të pamundur t’ua sigurojë. Çudia është se, ende edhe sot bëjmë të paditurin se, çfarë ka ndodhur ndër vite. Paçka se, as sot, askush nuk e mban përgjegjësinë se çfarë po ndodh, edhe pse të gjithë e dimë shumë mirë rrugën nga duhet të lëvizim për të mbërritur në ishullin britanik, apo në vendet e tjera të BE-së. E vërteta është se, ky lloj trafiku (apo emigracioni ilegal) vijon pa u ndalur ndër vite. Edhe qeveritarët tanë e dinë mirë se, shumica e shqiptarëve të stërvarfëruar po bëjnë të gjitha përpjekjet të largohen nga vendi amë, i cili u duket se është i nënshtruar nga një klan familjar, që është i nënshtruar nga një lukuni partiçkash politike, numri i të cilëve për turp të zotit ka arritur në 129, ose një parti për afro 21 mijë banorë. Ky është realiteti i vërtetë shqiptar. Ndërsa efikase për ndryshimin e situatës do të ishte analiza e shkaqeve që i kanë detyruar gjithë shqiptarët të përpiqen të largohen, sa i kanë detyruar ata të largojnë edhe fëmijët drejt emigracionit. Një analize të tillë kjo farë klase politike, i largohet si djallit. Ndaj dhe nganjëherë në mënyrën më groteske luan rolin e të paditurit, si në këtë rast, kur pisllëqet tona na i tregon gjithë bota. Ne dimë vetëm të grindemi me njëri tjetrin. Veçanërisht trafiku i fëmijëve kërkon një analizë të shkaqeve që kanë çuar shqiptarët t’i largojnë, bile t’i krenohen njëri tjetrit kur fëmija mbërrin në destinacion pa u lodhur shumë. (Gjithnjë kundrejt pagesës sipas çmimit të tregut, të cilin do ta tregojmë më poshtë). Mënyra e funksionimit të rrjetit për dërgimin e fëmijëve drejt vendeve të BE-së, veçanërisht drejt Anglisë është mjaft e thjeshtë. Mjafton të lidhesh me punonjësit e tij. I gjithë ky trafik kryhet me lejen dhe dëshirën e prindërve të fëmijëve, të cilët ëndërrojnë që fëmija e tyre të ketë një fat më të mirë, fat që e ka të pamundur t’ia sigurojë në këtë Shqipërinë tonë. Duke qenë të mitur në shumicën e rasteve janë vetë prindërit që i shoqërojnë fëmijët, bie fjala, deri në Francë, apo Belgjikë. Në këto vende, janë trafikantët, grupi që i merr në dorëzim dhe që i dërgon drejt Anglisë, ku në më të shumtën e rasteve i pret ndonjë i afërm, i cili i dorëzon menjëherë në polici. Vetëm pas këtij veprimi, lajmërohet prindi i fëmijës, i cili i shlyen gjithë pagesën grupit të trafikantëve. Ndërsa në vendet e tjera të BE-së, janë prindërit vetë, që pasi i kanë udhëzuar fëmijët si të veprojnë, i braktisin, vetë kthehen në Shqipëri, ndërsa fëmijët dorëzohen vetë në polici, duke nisur jetën e emigrantit të mitur. Ndër vite, çmimi për në Angli ka ardhur duke u rritur. Para disa vitesh, çmimi ishte deri në 5000 euro. Pastaj çmimi u rrit dhe arrit në 7000 euro. Sot çmimi ka arritur në mbi 12 mijë euro. Kjo edhe për faktin se situata e dërgimit drejt ishullit britanik është vështirësuar ndjeshëm. Po edhe ka rënë ndjeshëm numri i trafikantëve. Pasi shumë prej tyre këtyre rrjeteve janë shkatërruar nga policia vendase. Pavarësisht kësaj, trafiku vazhdon ende të lulëzojë. Ndërsa prindërit, shumën për ta dërguar fëmijën drejt emigracionit në më të shumtën e rasteve e sigurojnë duke marrë kredi nëpër banka duke shpresuar se fëmijët do të nisin punë dhe do të mundësojnë edhe shlyerjen e kredisë. Është e vërtetë, se prindërit që kapen duke i lënë fëmijët në vendet e BE-së sipas ligjit shqiptar mund të dënohen me heqje lirie. Po, shqiptarët nga halli ia kanë gjetur anën të mos zbulohen, ndërsa kryejnë veprimin e braktisjes së fëmijës në vendet e BE-së. Kësisoj është mundësuar vazhdimi i trafikut i patrazuar, ndërsa shoqërimi i fëmijëve nga prindi drejt azilit të mos bjerë në sy. Kështu me fëmijën prindërit largohen nga Shqipëria përmes aeroportit të Prishtinës, ose të Shkupit, ndërsa kthehen në Shqipëri përmes aeroportit të Tiranës. Kësisoj nuk bien në sy se kthehen pa fëmijën me të cilin janë larguar nga shtëpia. Është një marifet që e përdorin të gjithë dhe që u ka sjellë qetësinë prindërve që kanë mundur t’i largojnë fëmijët drejt ishullit britanik. Të gjitha këto marifete janë të njohura andej e këtej kufirit. Ndaj në Shqipërinë tonë, është groteske, kur palopolitikanët tanë bëjnë të paditurin. Ky lloj trafiku ka ekzistuar prej vitesh, sa është bërë i njohur nga të gjithë shqiptarët. Sepse tashmë shumë prej atyre fëmijëve që u larguan kësisoj drejt Anglisë, tashmë janë bërë me letra, punojnë ndërshmërisht dhe vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri. Vetëm po t’u thuash kthehuni, apo qëndroni pranë prindërve e vëllezërve, vetëm atëherë kundërshtimi i tyre është krejtësisht i plotë. Dhe thonë: ne si deri tani, do të vazhdojmë t’u ndihmojmë, po mos kërkoni të kthehemi. Vetëm këtë gjë nuk mund ta bëjmë. Sepse nuk mund ta harrojmë si ia arritëm të mbërrijmë aty ku jemi sot. Sepse nuk harrojmë se prindërit tanë na përcollën duke marrë kredi në bankë. Ndaj nuk mund të kthehemi sërish nga u nisëm. Pavarësisht çfarë bëhet për ta luftuar këtë lloj trafiku, parandalimi i tij i plotë është vështirë të bëhet sot për sot. Sepse, në këtë vendin tonë, varfëria vazhdon të ketë tendencë në rritje. Aq më tepër kur për turp të zotit, në këtë vend ende sundon vetëm një pushtet familjar që duam, apo nuk duam po shkatërron çdo gjë pozitive e tërheqëse për shqiptarët. Është pushteti nepotiko – familjar që largimin në emigracion na e bën të dëshirueshëm të gjithëve. Këtë rrugë nuk e njohin nuk e njohin vetëm një pakicë e grupit oligarko – familjar që mban gjithnjë për vete edhe pushtetin. Sido të vijë puna, në këtë vend, duket se familja do të vazhdojë ta mbajë pushtetin Ndërsa për shumicën e shqiptarëve e vetmja zgjidhje këtu është rritja e nivelit të varfërisë. Sistemin e Drejtësisë nuk po e zëmë në gojë, pasi ai në këtë Shqipërinë tonë ende nuk ekziston. Ndoshta së afërmi, kur reforma do të nisë të marrë frymë. Pasi me plazhistët e Durrësit, nuk mund të bëhet ndonjë gjë./Nga Riza HOXHA