BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Duhet ringjallur estrada, për të mos vdekur edhe teatri e buzëqeshur Shkodra!

Duhet ringjallur estrada, për të mos vdekur edhe teatri e

Kur them "Estrada" e kam fjalën për trupat fantastike të "Varietesë" kudo në Shqipërinë e dikurshme, por dhe mbas diktaturës, të cilat mbushnin sallat e teatrove dhe pallateve të sportit apo kudo ku jepnin shfaqe. Humori mbushte sallën dhe ishte një madhështi përballje me spektatorin. Kudo në Shqipëri, por unë e kam fjalën për kryeqendrën e humorit që është Shkodra. Edhe unë kam idenë që "Estradën" e kanë vdekur. Biles kam bërë dhe shkrimin me të tillë titull. Mbijetoi dhe disa vite për inerci me një humor fantastik në demokraci, por sidomos vitet e fundit, si nga bashkitë dhe shteti sot absolutisht armiqësor me artin dhe trajtimin e tij "Varieteja" mori fund. E kjo është padrejtësi. Kjo vdekje e "Estradës", po shkatërron dhe Teatrin e Dramës. Por arti nuk është gjallesë e tipit që vdes dhe nuk kthehet më. Humori dhe arti i tij në Shkodër, kanë bërë sikur kanë vdekur në periudha të ndryshme, por pastaj si "feniksi" janë ringjallur për të bërë akoma më shumë humor. Sot qyteti i madh i humorit dhe "Estradës" ose Shkodra, ka paradoksin dhe trishtimin, për të mos bërë (pasur) një trupë "Varieteje" që trashëgon "Estradën" e regjimit, por dhe komedinë urbane të para viteve 1944 në qytetin e madh tradicional të së "qeshurës" dhe batutës fantastike. Tjetër është "komedia", por absolutisht tjetër gjë dhe trashëgimi tjetër, është "Estrada". Ajo ka mbushur plot sallën e "Migjenit" dhe Teatri Migjeni nuk nënkupton vetëm trupën e dramës. Përkundrazi, salla plot si në diktaturë dhe demokraci është absolutisht e stërmbushur nga "Estrada" e Shkodrës, pa i hequr aspak asgjë lavdisë së dramës dhe komedisë si moment shfaqe e spektatori të shumtë. E kanë pothuaj vdekur Estradën, por nuk ka vdekur akoma Shkodra dhe humori i saj. Nuk kanë vdekur njerëzit që mund të shkruajnë dhe vendosin në vendin e duhur "Variete-në" shkodrane, që mbush sallën e Migjenit. Mirëpo kush janë konceptet që akoma pengojnë ringjalljen e Estradës apo trupës së vërtetë të Varietes-ë në Shkodër? Thjesht mungesa e parave nga bashkia? Jo nuk besoj. Më tepër është qëllim i keq abandonimi i Estradës së kulturës teatrale dhe fitimtare në sallën Migjeni në kushtet kur teatri, drama dhe komedia, janë në krizë të përbotshme dhe nuk mbushin sallën ashtu sikund me faj ndodh dhe në Shkodër. Në qytetin e madh të humorit nuk duan që salla e Migjenit të mbushet plot dhe të bëhet humor. Dikush aty, ka mendjen për keq, për të ndërprerë ciklin e ripërtëritjes së humorit në trupën e varietesë. Duan ta largojnë nga teatri me zor. Mjaftohen me pensionimin e të fundmëve aktorë të estradës profesioniste si Zyli, Zefi, Besa, Drandja dhe... Kjo tani është jo qytetare, jo shkodrane dhe aspak miqësore me artin në Shkodër. Sigurisht që është punuar me dramën. E një gjë e mirë që është bërë qëndron në faktin se "partitë" nuk janë futur më në sallë. Por drama nuk mbush sallën e Migjenit. Nuk e mbush pra. Nganjëherë mbase, por shumicën e rasteve absolutisht jo. Me ftesa dhe me miq nuk mbushet salla. Nuk funksionon më kështu. E drama apo teatri i saj, merr të gjitha fondet e kulturës pothuaj, duke lënë pa gjë, muzeun, galerinë, "Pjetër Gacin", Qendrën e Fëmijëve pjesërisht ku punon i madhi Kujtim Alia si pjesë e trashëgimisë së madhe të këngës dhe folkut qytetar dhe krahinor shkodran, por dhe edukimit të fëmijëve. Unë e kam fjalën që duhet ringjallur Varieteja apo Estrada, por nuk e pres nga bashkia e sotme që është e "vdekur për vete". Vijnë regjisorë ngado (mirë boll thonë në Shkodër) marrin lekët, bëjnë punë, por nuk mbushin sallën. Ose ditën e parë (prapë ftesa) dhe pastaj hapen dyert dhe pse bileta e shkretë është 300-500 lek. Vendosen drama të painteres për publikun, pa prekjen e jetës dhe kritikën e kohës, nuk ka në shumicë dramë shqipe (nuk ka fare pothuaj) dhe pastaj nuk ka as spektator. Nuk del dot një regjisor (as skenarist) i madh që prek qytetin më vënien në skenë të problemeve të tij (spektatorit pra) dhe kohës që kalojmë për të bërë dhe ndryshimin në sallë. Sepse kam përshtypjen se punohet për një lagje, një rrugicë një komunitet, një sektor qytetar dhe jo për "të tanë Shkodrën". Shkodrën pra, atë multi religjionaren, me shumë lagje, me shumë rrugica. Jo vetëm me intrigat dhe barsoletat e një lagje, sepse nuk mbushet arti në sallën e madhe të tij, por duhen dhe intrigat dhe barsoletat e lagjes tjetër... Përfundimi është se as kjo pjesë nuk të vjen pastaj (kur shumica nuk interesohet) sepse e shikon veten jo kaq të përfaqësuar si Shkodër e gjitha. Është një "sektarizëm" kulturor pa kuptim. Dikush i thotë - pamundësi intelektuale të spektatorit gjithëpërfshirës, por e ka gabim, shumë gabim për të mos e konsideruar faj. Për të mos thënë pastaj se nuk shkonte dikur (diktaturë dhe pse super të mirë) arti si organizatë partie dhe akoma më kot sot, kur mendohet dhe punohet me "vetulla, qerpikë apo dhe thonj" të lym politikisht. Boll maaaaaaa, jashtë politika (partia) nga arti, sepse i bën dëm të madh. Drama dhe teatri i saj, kanë aktorë të mirë, kanë fytyra dhe aktrim të mirë, por ka diçka në drejtim: ose nuk të kuptojnë ose të refuzojnë, kur nuk e mbush dot sallën dhe në kohë përballje me tregun. Po e lëmë marrëzinë e pandemisë por... Administratorët e artit, drejtuesit kanë dy detyrime: të jenë të kuptueshëm dhe të parefuzueshëm në art. Por nuk besoj se kjo administratë, ky mentalitet dhe kjo kohë ta realizojë këtë gjë në Teatrin Migjeni. E kuptoj se nuk është faji i shumë njerëzve aty, por ajo që mbetet është salla bosh dhe pse përpjekjet janë në mënyrën e tyre, të shumta. Një nga zgjidhjet është ringjallja e Estradës. Varietesë, së qeshurës, ironisë dhe batutës shkodrane me fuqi dhe modernitet. Larg banales dhe larg sundimit politik të teksteve dhe influencave. Të angazhimit të vjetërve dhe të sjelljes të së rinjve që mund të merren pa shikuar biografitë politike dhe lagjeve të ndryshme të qytetit. Të hapjes së dyerve të njerëzve me vullnet që të vetëm duan të mbajnë humorin gjallë, duke ardhur dhe nga jashtë apo duke qenë këtu dhe që ju pengohet hyrja. Si ka qenë teatri dramës një elitokraci ashtu dhe Estrada ka sunduar sallën e Migjenit si një elitë e jashtëzakonshme e humorit shqiptar. Mund të ndahen fondet dhe përdoret dhe vullnetarizmi e identifikohen me anën e konkurseve elementët e rinj. Por dikush (një bord apo një këshill njerëzish të Shkodrës kulturore) duhet të përpiqet të ringjallë "Estradën" që kjo pastaj të shpëtojë dhe Teatrin e Dramës nga karriget bosh që ka. E këtë e vërtetojnë dy apo tre shfaqe Varieteje qoftë dhe të një lartësie jo kaq të madhe, që salla është plot (njerëzit janë të etur) kur një dramë përpara kishte vetëm ftesa e karrige bosh, e për këtë gjë janë fotot, janë biletat dhe janë pamjet e sallës. Estrada nuk e ndan qytetin në lagje dhe modele të tjera kot. Ajo bashkon dhe kuptohet nga të gjithë. Njerëzit e humorit në Shkodër janë "engjëj" të zbutjes së shpirtit dhe të së qeshurës. Ata nuk i shikojnë as nga partia, as religjioni as nga lagjja. Ata përbëjnë dhe madhështinë e qytetit që i ka humbur humori i kultivuar dhe paraqitur në sallën e Migjenit. Tashmë është një turp pa variete "Estradë" dhe në shuarje fare të saj. Duhet kthyer që të shpëtojë dhe teatri dhe sidomos të buzëqeshë Shkodra.