BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Duke dëgjuar këngën e re për Erdoganin

Duke dëgjuar këngën e re për Erdoganin

Pas premtimit dhe marrëveshjes të nënshkruar me palën turke për të ndërtuar një spital rajonal në Fier brenda një kohe rekord prej tre muajsh, menjëherë krahas falënderimeve ndaj Turqisë, doli edhe një këngë në nderim të kësaj vepre dhe presidentit turk, Erdogan. Kjo këngë nuk kishte pse të krijohej në këto kushte të rrezikshme pandemie që po kalon vendi ynë dhe tërë bota. Aq më pak t’i kushtohej Erdoganit me vargje të tilla hiperbolike si “Erdogan nuk bën më nëna”. Nëse do të vazhdonim të ngrinim këngë për çdo kompani të huaj që bën një investim apo ngre një vepër të tillë në vendin tonë, nuk do të mbetej vend fare për të nderuar me këngë e dekorata heronjtë e vërtetë që sakrifikojnë çdo ditë për Atdheun tonë të dashur. Nëse mbivlerësohet ndihma e një qeverie që i jepet vendit tonë, atëherë çfarë mund të themi për drejtuesin e BE që ka ndihmuar me miliona euro vendin tonë për fatkeqësitë e tërmetit dhe Covid-19?! Këngë të tilla, krahas përvetësimeve vetjake, nxisin e duan të përjetësojnë kultin e individit. Para ca ditësh në YouTube qarkulloi një këngë e re për Sali Berishën. Kjo këngë që këndohej nga babë e bijë, është në vazhdën e atyre këngëve që i janë kënduar Berishës në ato fillime të demokracisë si president i vendit e lider demokracie. Vargje të tilla si “Dul një yll, ndriti n’planet/ në fund të shekullit XX”, të kujtojnë këngët e ngritura për Enver Hoxhën si “sot thonë popujt nëpër botë/një yll drite ka në Europë”. Ndoshta në ato vite, kur nisi demokracia e populli ëndërronte për një epokë të re, dikush i ekzaltuar nga karizma e Berishës edhe mund të thurte këngë të tilla. Por sot në kushtet ku e ka katandisur vendin ajo klasë politike me në krye Berishën që premtoi qiejt, këngë të tilla janë si lavdet që i thurte Sanço Panço padronit të tij Don Kishot. Edhe kënga e re që po qarkullon në YouTube, me vargje të tilla si “Trashëgimtar i Kastriotit /trojet bashkë me ia bë kombit’” apo “Nderi i kombit i shqiptarisë /burri i besës i trimërisë” duket sikur janë shumë të rënda për shpatullat e ndotura të Berishës. Akoma më shumë komikë tingëllojnë vargjet: “Është Berisha nder i kombit/ luftëtar i korrupsionit”, kur dihet se si e luftoi ai si president e kryeministër korrupsionin dhe ç’jetë përrallore bëjnë fëmijët e tij përballë një pjese të mirë të këtij populli fukara. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë këngë ishte diçka tjetër shumë domethënëse, që ndoshta mund të jetë bërë qëllimisht nga hartuesit e këngës. Kënga shoqërohej edhe me sekuenca filmike nga aktiviteti politik i Berishës. Por më bëri shumë përshtypje fakti se asnjë nga ata që e shoqërojnë Berishën në këto aktivitete, nuk është më sot në PD. Në sekuencat filmike bie më shumë në sy në krah të Berishës, herë prapa e herë para, është edhe Izet Haxhia, shoqëruesi i tij kryesor. Por dihet ku është sot Izeti, ish-mbrojtësi kryesor dhe besnik i Berishës. Por jo vetëm Izeti, asnjë nga ata që nisën demokracinë e bënë një copë udhë me Berishën, tani nuk janë më krah tij. Duke ndjekur traditën moniste, ku udhëheqësit i thureshin ditirambe, qoftë kur ai mbante një fjalim patetik në tribuna hipokrite, këngë u janë kushtuar edhe udhëheqësve të tjerë të demokracisë, thjeshtë për servilizëm. Një parti si LSI psh, është munduar ta hyjnizojë kryetarin e saj, Ilir Meta edhe atëherë kur ai nuk ishte formuar si politikan e nuk kishte treguar ende asnjë kontribut në të mirë të vendit. Këngë me vargje të tilla si “Thellë në malet e Skraparit/ lindi burri i vatanit/ Kush i qan hallet e mia/ Ilir Meta LSI-ja” siç thuhet në një këngë kushtuar Ilir Metës, ngjajnë sikur i këndohen Abdyl Frashërit apo Ismail Qemalit dhe jo një politikani, që e përdor pushtetin për pasurim familjar. Vargjet binjakëzuese Ilir-LSI, tingëllojnë të barabartë me binomin “Parti- Enver” të monizmit që i kishte bërë shqiptarët “popullin më të lumtur në botë”. Këto këngë, ashtu si dhe kënga kushtuar Erdoganit, më tepër se sa janë vlerësim i kontributit të udhëheqësit për shqiptarët, janë qoka të krahinizmit e përuljes para atij që ka pushtet, si dhe fryrje e një madhështie të rreme për përfitime të çastit. Koha e monizmit ishte koha e kultit të individit dhe udhëheqësi madhështohej nga duartrokitjet boshe dhe vargje të fryra nga emocione të asaj dite që më pas nuk linte gjurmë. Këngë i janë kushtuar Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, por që këto janë shumë pak, në krahasim me atë që bënë këta burra të mëdhenj për atdheun. Enverit iu kushtuan më shumë këngë, mbi 2000, por mund të thuhet, se jo të gjitha këta ishin këngë zemre edhe pse Enveri në ato fillime bëri shumë, qoftë si udhëheqës i luftës, ashtu edhe i rindërtimit të vendit të shkatërruar. Shumica e këngëve kushtuar Enverit u frymëzuan nga flladi i lirisë, që u gufoi zemrat gjithë shqiptarëve. Një popull që merrte frymë lirisht në ajrin e pastër të lirisë, e dinte dhe e kishte provuar se në krye të kësaj lufte ishte Enveri, ndaj i këndonte atij me shpirt këngën. Vargjet “Kush na e solli ne lirinë /Enver Hoxha me partinë” ishte një realitet që nuk mund të mohohej. Kur vendi i shkatërruar krejtësisht nga lufta filloi të ndërronte pamje në saj të punës që po bëhej në të katër anët, në Jug e Veri, Enveri e partia i kishte hak këngët që dilnin lirshëm nga zemrat e popullit. E kështu, pavarësisht kush ishte Enveri, ai diti të mbetej i respektuar e nderuar madhërisht që në ditët e para kur nisi Luftën ANÇ, e deri në vdekje. Se nuk ka gjë më të keqe kur gjithë madhështia e rreme të kthehet na anatemim të egër e banal sa je gjallë. Edhe Ahmet Zogu qëndroi mjaft në pushtet, qe kryeministër dhe mbret, por këngë për të pati pak, se i paktë qe edhe kontributi i tij në dobi të popullit. Më shumë këngë duhet të kishin dhe duhet të ngrihen nga shqiptarët për Dëshmorët e Atdheut, sepse askush nuk mund tua shlyejë më atyre atë që bënë për atdheun, derdhjen e gjakut. Por t’u këndosh sot këngë këtyre politikanëve, që dolën në ballë të lëvizjeve demokratike me misionin e madh për ta bërë Shqipërinë si Europa dhe e katandisën atë në turpin e botës, është më shumë se servilizëm e turp. Është papërgjegjshmëri e plotë. Ti kushtosh një këngë një personaliteti është gjëja më e vështirë, sepse jo çdokush e meriton këngën. Ta përjetësosh tjetrin në këngë do të thotë që ai të ketë dhënë një kontribut të madh në dobi të kombit e popullit të vet. Ti këndosh këngë zemre një personaliteti, do të thotë ta bësh atë të pavdekshëm, se kënga e zemrës nuk vdes kurrë. Këngë për së gjalli u ngrihen heronjve të vërtetë, ose diktatorëve, për t’ia imponuar kujtdo madhështinë e tyre të rreme. Edhe sa kohë psh, mund të dëgjohet kënga për Lulzim Bashën: “Moj Serbi varrin ta plasa/ këtu i thonë Lulzim Basha”! Perversitete të tilla pa asnjë motiv vetiu kthehen gallatë e objekt humori.

Edhe kënga për Erdoganin “Në Turqi te gjysmë hëna/ Erdogan nuk bën më nëna” ka një artificialitet të theksuar, është jo ndjesore dhe nuk prek kënd shpirtërisht, sepse nuk lidhet me asgjë që ka të bëjë me kombin tonë. Kjo edhe për faktin se çdo ndihmë e dhënë për Shqipërinë nga Turqia, nuk është pasuri personale e presidentit Erdogan, por e djersës dhe e sakrificave të popullit turk. Është e domosdoshme që kush merr penën të shkruaj vargje apo të thurë këngë, të duartrokasë apo mundohet të glorifikojë një personalitet që nuk i meriton ato, realisht bën të kundërtën e tyre.