Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Durimi i popullit dhe maturia e politikës

Postuar: 11/08/2019 - 07:49

Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndomtë. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mos mbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër e më gjerë. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërçipërisht se fushatat zhvillohen në kahen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e me sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut. Njeriu, si qenie e tjetërsueshme në galaktikën e jetës, rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot, nga studimet e bëra, rezulton se po kalon një krizë disi të pariparueshme, e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndërhyjnë, brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur. Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual, ndaj në veçanti politika duhet menduar dhe studiuar dhe gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet. Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta. Në këtë periudhë kohore, prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo në çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.

E dhimbshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillim vitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Tashmë ka ardhur caku i shkoqitjes së problemeve të mbetura pezull prej kohësh, e ne nuk duhet të na humbi shansi, por mesa duket shumë ftohtë qëndrojnë këto teza që cekëm më lart. Sot o kurrë duhet të kenë ndërmend fjalët e rilindësve të mëdhenj për Shqipërinë tonë, ndonëse durimi i popullit dhe maturia e politikës duhet të kenë një cak. Botë e ngatërruar, e mistike, jo vetëm për të pazbuluarat e saj, por kryesisht për banorët e saj me ndërgjegje shoqërore. Politika, propaganda, programe, pushtete e alternativa të dyshimta. Tjetërsim i logjikave. Gënjeshtarët kanë frikë nga e vërteta. Të saktët kanë frikë nga gënjeshtra. Besnikët ju tremben të pabesëve, këta të fundit vegjetojnë në sajë të të parëve, ushqehen prej tyre, pastaj i tradhtojnë dhe kërkojnë besnikë të tjerë në radhët e të pabesëve, e kështu ciklet përsëriten. A nuk ka ndodhur që në betejat për jetë a vdekje, trimat e idealistët kanë rënë, frikacakët e ata pa ideale janë fshehur, pastaj pas qetësimit të situatës kanë rrahur gjoksin për trimëri e fitore?! Kush fitoi trimi apo frikacaku? Kush triumfoi besniku a besëshkelësi, mashtruesi a i drejti, i sakti a gënjeshtari? Në dekadat e fundit situata është rënduar, në vend që të lehtësohej. Imorali bën moral, hajduti flet për humanizëm, vrasësi predikon paqe, mëkatari hiqet si shpëtimtar e djalli si engjëll. Liderët syzgurdulluar për pushtet i bëjnë karshillëk njeri-tjetrit e qytetarët e tyre i duartrokasin! Mjeranët, nuk e kuptojnë se karshillëku e mashtrimi ju bëhet atyre e jo shoqi-shoqit. I mllefosur prej këtij realiteti, nuk mund të mos vijë në mend thënia e Shekspirit : "Botë e shthurur, botë dreq, unë paskam lindur të të ndreq ?!". Që atëherë nuk është përmirësuar ndonjë gjë, përveçse teknologjisë. Deri më sot ajo, nuk ka arritur të përmirësojë sjelljen njerëzore, për të qenë më të mirë, më të dashur, më human, shkurt për të qenë më shumë njeri. Përkundrazi. Durimi i popullit dhe maturia e politikës.

Nga Gjon Neçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2019 - 07:41

Vetingu është reforma më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipëri, në historinë e shtetit shqiptar, është reforma e cila është jetike për shqiptarët.

Postuar: 15/12/2019 - 07:40

Shqiptarët edhe pse kanë kaluar javë nga fatkeqësia që përfshiu Shqipërinë nga tërmeti që rrafsho

Postuar: 15/12/2019 - 07:38

Përballemi në këtë kohë me një ngjarje tragjike që pushtoi rëndë shpirtrat e njerëzve në mbarë

Postuar: 14/12/2019 - 07:14

Unë jam tip që ëndrrave nuk u besoj shumë, sepse ato janë prodhim i fantazisë së trurit tonë, kur

Postuar: 14/12/2019 - 07:13

Kemi qysh nga vitet 1990-të që kërkojmë të integrojmë Shqipërinë në Europë.

Postuar: 14/12/2019 - 07:12

Kemi dy fitore të mëdha që realisht të bëjnë të ndjehesh disi i habitur, por dhe i qartë me atë ç

Postuar: 14/12/2019 - 07:11

Në datat 25 nëntor - 7 dhjetor 2019 u zhvillua në "Qendrën Ndërkombëtare Të Mjedisit dhe Zhv