
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Dy fjalë për 7 Marsin dhe anatemimet e moralistëve filozofë!

Shkruar nga Ardi Stefa 8 Mars 2023

Është bërë zakon që çdo 7 mars mijëra mësues të marrin urime nga nxënësit, ish- nxënësit, kolegët, prindërit e ish- prindërit. Është kthyer në traditë që 7 marsi të festohet, jo si festa e Mësonjëtores, shkollës së parë shqipe, por edhe si dita për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Personalisht për mua, megjithëse jam mësues dhe vij nga një familje, ku jo vetëm prindërit, por edhe xhaxhallarët, hallat, tezet e të afërm të tjerë kanë qenë e janë me profesion mësues, kjo nuk duhet të ishte ditë feste, por ditë PROTESTE! Proteste, për gjendjen, në të cilën është katandisur shkolla dhe figura e mësuesit! Por ajo që më dhemb në çdo 7 mars, ajo që më fyen çdo 7 Mars, është denigrimi që u bëhet mësuesve nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me shkollën, që nuk e njohin profesionin e vështirë e fisnik të mësuesit; por sidomos nga filozofët moralistë të rrjeteve sociale, të cilët kanë edhe për këtë ditë, ashtu siç kanë nga një opinion për ndërzimin e lopëve, farëzimin artificial, për politikën, shoqërinë, muzikën e Big Brother-in. Dhe zakonisht mendimet e tyre, nuk janë mendime, por anatemime, denigrime të figurës së mësuesit, sidomos publikimi i disa fotove, videove të mësuesve me lule në dorë. Madje ka edhe emisione të veçanta ku gazetarë shkojnë nëpër dyqane dhe pyesin se sa përqind u rrit shitja e unazave, vathëve, orave, kremërave, buzëkuqeve, intimeve të shtrenjta, celularëve, apo ku di unë se çfarë... Gjithçka nis, besoj nga urrejtja (ndoshta fjalë e rëndë, kjo, ndoshta edhe jo e saktë) për figurën e mësuesit. Shohin me xhelozi e komentojnë lulet, dhuratat e supozuara, ndonjë libër, duke harruar se pas çdo luleje, pas çdo “dhurate” qëndron një mësues i përkushtuar e punëtor, një fëmijë mirënjohës, një prind po aq mirënjohës. Natyrisht, ka mësues të cilët abuzojnë me pozicionin e tyre. Por në cilin profesion në Shqipëri nuk ka të tillë? Natyrisht që ka mësues, të cilët paturpësisht u kërkojnë dhurata, ndonjëherë edhe lekë nxënësve. Dhe kjo nuk është e drejtë, madje e dënueshme. Natyrisht që ka mësuese, të cilat shkojnë klasë më klasë dhe u thonë nxënësve se çfarë t’u blejnë kolegeve, të cilat kanë shoqe të ngushta. Natyrisht ka edhe prindër, të cilët fusin lekë në zarf këtë datë për të blerë një notë më të lartë të fëmijës së tyre.
Më të lexuarat


Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës
