BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Dy fjalë për ballistët

Dy fjalë për ballistët

Në zonën e Çepanit kanë qenë të rrallë ata,që mendonin ndryshe,por ca zarare i kanë bërë.Nuk e kemi fjalën për ballistët e rinj,as për ata ballistë të vjetër,që para vitit 1942 luftuanë për Shqipërinë.Por unë do t’i cik njëçikë edhe të rinjtë,sepse po ikin në gjurmët e barvarëve të ballit të vjetër duke mbrojtur krimet e tyre.Madje hedhin edhe ofendime kundër atyre që kritikojnë barbarizmat e tyre.Nuk jemi kundër bindjeve të tyre,por kundër mbrojtjes së krimeve që u bëjnë atyre.Të mburresh se ke vrarë disa djem partizanë,që luftonin për çlirimin e vendit,është më shumë se marrëzi. Bëmat e tyre barbare kanë çuditur edhe gazetën “Dielli” të Bostonit në Amerikë,e cila në shkrimin e saj me titull: “Dy fjalë për ballistët”,në numrin e saj 5767,të datës 26 mars 1943,shkruante: “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallen më…por  mend vranë Shqipërinë,të cilët e nxinë përpara botës si pro italianë e pro gjermanë. Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste…Mos ua varni torbën, po u tregoni vendin.Dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës.” Ne nuk duam të përmendet emri i vdekjes dhe varrit për të gjithë ata që janë shqiptarë,por çuditërisht këtë e gjejmë si mburrje në deklaratat e ballistëve të vjetër.Tani na del edhe shoku Milo në mbrojtje të tyre.

      Në një komunikatë të jshtëzakonshme të Komandës Kombëtare të Ballit në Elbasan,lexojmë: “Në datën 21 dhjetor u pushkatuan prej kësaj komande i quajturi Met Hysen nga katundi Muriqan për arsye:I naltpërmenduri disa ditë më parë pranoi në shtëpinë e tij të birin e Myslym Pezës me 16 partizanë të partisë terroriste,të cilët kishin shpëtue nga lufta e Polisit.Por ky kriminel nuk mjaftoi me kaq,por i përcolli duke u treguar rrugën.Të gjitha këto i pohoi popullata e katundit dhe vetë krimineli.Në datën 5-dhjetor 1943 u pushkatua xhandari Jonuz Sharra nga Polisi për arsye se akuzoi dy vetë,të quajturit Qamil Disha dhe Shaban Plaku,si vrasës  të një personi për hakmarrje personale.Të parit me qëllim t’i merrte gruan e të dytit si vëllai i gras së të parit.Këtë faj e pranoi edhe vetë krimineli Jonuz Sharra.Të dy të naltpërmendurit u lanë të lirë tue shpëtu jeta, kurse krimineli u pushkatua.Gëzim Meta nga katundi Baltëz u pushkatua për arsye se, ka përcjellë në drejtim pë paditur tre komandantë përgjegjës të Brigadës së Dytë të partisë terroriste.I akuzuemi i pohoi vet se i kishte përcjellë këta të tre kriminela, por refuzoi drejtimin dhe fshehjen e tyre.Në datën 25 dhjetor 1943 u pushkatuan nga kjo komandë të quajturit Haxhire Myzyri dhe Avdyl Myzyri nga Elbasani.Të naltpërmendurit u akuzuan për pjesëmarrjen në këshillin ekzekutiv të partisë terroriste,veç kësaj, që të dy të përmëndurit dhe tash si pjesëtarë të skuadrës terroriste përpiqeshin të bënin krime të tjera,por e paguan shtrenjtë me jetën e tyre prej fuqive të Ballit Kombëtar…  

                                            Balli Kombëtar Elbasan                                                                                                                                            Tani ne kemi të drejtë të pyesim ballistët e rinj.Cilin të priste e përcillte Met Hyseni , gjermanët dhe ballistët,që i vunë zjarrin Shqipërisë?!Kush u bë bythë e brekë me gjermanët dhe i udhëhoqi për të djegur shtëpitë e patriotëve?Kush ishte pushtues i Shqipërisë,partizanët apo gjermanët.Cili nga ballistët u vra se ishte anëtar i strukturave të ballit?A e keni lexuar ju letrën që Abaz Ermënji i ka dërguar Abaz Postenës,ku i thotë: “Mblidh të gjithë fuqinë tënde,po këtë radhë do të mbledhësh të gjithë burrat…kush nuk del këtë radhë,pushkatoi!” A mund të na thoni se cili ballist u vra se nuk pranonte të vinte me partizanët?Ka shumë dekumente që vërtetojnë bashkëpunimin e ballistëve me gjermanët.Në datën 1.6.1944 njoftohet:”Mbrëmë në orën 24 komunistat bajshin një aksion kundër pozicioneve në malin e Goricës.Sot në mëngjes,batalioni “Runja” me personelin e rrethit të Skraparit me 400-vullnetarë ballistë,së bashku me trupat gjermane kanë marshuar në drejtim  Zhitom-Lavdar” (AQSH dosja 139,fondi 254)  Po të mos i besoni kësaj dhe dhjetëra të tjerave,lexoni këtë që mban firmën e Teki Xhindit dhe Pjetër Gurakuqit,komandant i xhandarmërisë,të cilët njoftojnë Tiranën me telegramin sekret nr.2/183,datë 10.6.1944: “Në ppull është përhapur një panik i papërshkrueshëm dhe dëshpërim i madh për shkak të reprezaljeve që kanë bërë trupat gjermane nëpër katunde, duke djeg,vra e plaçkit çdo gjë që kanë gjet ,përfshi edhe familjet nacionaliste. Operacioni bëri efekt të kundërt,kurse ne,tha Guranjaku,u kishim dhënë listën me vedi komandës gjermane duke i shoqëruar me një gjindarm.” (AQSH dosja139,fondi254) Pra,ballistët,edhe kur nuk kishin mundësi të udhëhiqnin gjermanët në krime, u jepnin listat e familjeve që do të digjnin e persekutonin,duke i shoqëruar edhe me nje gjindarm.Por si duket këtë mungesë të tyre gjermanët e kanë ndjerë dhe janë zëmëruar duke i filluar krimet radhë. Nëse ballistët e rinj do të vazhdojnë të mbrojnë këto krime,madje dhe të mburren me to,do të mbartin me vete njollën e turpit të tyre e s’kanë për të bërë prokopi kurrë. Që të binden se çfarë kanë bërë etërit e tyre,le të lexojnë këtë letër të Komandantit të Batalionit të II-të të Ballit në rrethin e Vlorës:

              Shteti shqiptar

             Arma e Gjindarmërisë Mbretërore

                                   Komabës së Grupit të Ballit Kombëtar,

                                   Komitetit Krahinor të Ballit,

                              Për dijeni Prefekturës së Vlonës.

       Detyra dhe dëshira e Atdheut,mundimi dhe humbja e pasunisë t’onë na shtrëngon të parashtrojmë sa më poshtë:Kam marrë pjesë në të gjitha operacionet që kemi bërë kundra Partisë Komuniste dhe kam mundur të konstatoj  se pse neve kemi patur disfata të cilat po i rreshtoj më poshtë:

      1.Kur u thye fuqia e Velçës u ba për shkak se Hasan Hasua,Lahe Nuria dhe Qemal Xhelua,që ishin komandantë çetash,kanë marrë 600-kokë dhen të Shaban Bushit dhe i kanë prue në fshat e Mavrovës dhe ndarë e shitur për llogari të tyne, pas këtij kapitali asht tërhequn gjithë fuqia tue lan frontin bosh.

    2.Gjithashtu dhe operacionin e dytë,po Hasan Hysua dhe Qemal Xhelua,që ishin komandanta,kanë marrë 400-dhi të Vermiqote dhe bashkë me këto,megjithë fuqi,kanë ardhur dhe i kanë ndarë në Qafë të Ullinjve duke lanë bosh frontin Smokthinë e Velçë,duke mbetur bosh sektori i Shullërit,u tërhoq dhe fuqia e Rrëzës.

     3.Operacioni i fundit filloi nga ana e Treblovës nga marshuan fuqitë e e Gjindarmërisë dhe gjermanët e batalionit parë i Grupit të Vlonës,që nga ky batalion asht çkëputun nji fuqi vullnetare nën komandën e Shahin Nuredinit dhe Beqir Skëndos,të cilët mbrapa fuqisë operative kanë fillu të mbledhin bagëti deri në 800-dhen,30-kren qe e lopë,dhe 10-kren kafshë ngarkuara me plaçka të popullit dhe i kanë hedhun në urën e Drashovicës.Pasi kanë lanë peshqeshin e zakonshëm,dy-treqind komandantit z.xhafer Tueshanit i kanë prue në Vlonë e shitur.

    4.Më datën 17 të k.m.unë me batalionin tim që kisha në Mavrovë marshova për në Amovicë,ku u bashkova  me fuqinë gjermane dhe mora sektorin e Vajzës,tue ditun Lahe Nuria do të vinte nga Qafa e Dushkut.,të cilin e kesh urdhërue të merrte atë drejtim me kompaninë e tij,i cili,përveç nuk vate në atë sektor, por u nis për në Armen dhe asht bashkue me të vëllezërit e Avdyl Kuçit,kanë shkuar në Armen dhe kanë marrë 400- e ca dhen të Muhamet Mersinit nga Armeni,të cilat po i shesin në Vlonë pjesë-pjesë.

      5.Në datën 20 të këtij muaji z Sulo Shehu e Tasim Halili në tregun e këtueshëm kanë shitur ma tepër se 10- kren lopë,qe e mushka,natyrisht dhe këto të popullit.

    6.Gjithë njerëzit me ma shumë influencë të katundeve qëndrojnë në Vlonë dhe disa prej tyne merren me tregti e disa prej tyne merren me vjedhje dhe mbrëmjeve venë në Komitet dhe me një të fërkueme të duarve pranë Mulla Hazizit marrin nga një pusulle dhe i vërsulen Xhafer Zotes e marrin shpenzimet e ditës..Komiteti nuk pyet ku qëndrojnë e pse asnjëherë nuk i këshillon që të qëndrojnë pranë vullnetarëve dhe të luftojnë sikundër luftonin pa ardhun në Vlonë.

    7.Me forcimin e gjithë Grupit gjithë njerëzit e gjallë e të zot nuk kanë marrë pjesë,por kanë mbetun jashtë inkuadrimit dhe punojnë në hesapin e tyne,në batalion kanë mbetun vetëm ata ushtarë të vegjël,pleq dhe ata që nuk kanë mese të sigurojnë veten e tyne në pazare.Të gjitha këto e shumë të tjera janë në dijeni të plotë të ushtarëve dhe nga ky shkak janë aq të demoralizuem e dëshpëruem sa s’janë ma të zot as për punë dhe sikur të ketë rrugë tjetër mund të ndryshojnë mendimin e tyne për në anën tjetër.

                                          Komandanti i Batalionit II-të

                                                 Kapiten Hysen Sinani.

 R.SH.22.3.44 (AQSH,dosja 198,fondi 152)