BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Dy herë ka shkatërruar PD me dëshirën e arrogancën e tij dhe sot vazhdon të tretën!

Dy herë ka shkatërruar PD me dëshirën e arrogancën e

Sali Berisha e çoi Partinë Demokratike gati në zhdukje me gati luftën civile që nxiti dhe me pazotësinë për të ruajtur shtetin, të mos rrëzohet ose me shkatërrimin e financave, ushtrisë dhe ekonomisë në vitin 1997-të! Ishte ai dhe Tritani i tij dy komunistët  në atë kohë,  që u kapën me “komunistat” dhe ata, gati sa nuk ja bënë gropën! Tritanit në Lushnje dhe shpëtoi mirë, por tentuan  dhe Berishën në Presidencë, por që u kthyen mbrapsht, sepse dikush nga përtej Atlantikut i mori në telefon dhe ju tha të mos guxojnë më!  Por Berisha rrëzoi shtetin dhe PD-në në një handrak të pistë politik dhe gati në formimin e një tiranie, ku pushtetet i kishte vetëm Berisha me dhunë dhe forcë. Ai  urdhronte Presidencën, Kryeministrin dhe Parlamentin, gjykatën e lartë dhe kushtetuesen më vonë, bashkë me prokuroritë dhe prokurorinë e përgjithshme,  bashkë me gazetat dhe televizionin e vetëm, por dhe të gjitha pushtet e tjera në Shqipëri. Absolutisht të gjitha ishin të tijat dhe shumica institucioneve të policisë dhe gjykatave apo SHIK me njerzit e krahinës së tij.  Sot ai me paturpësinë që e karakterizon dhe me arrogancën folklorike demoniake akuzon Ramën i cili imiton sigurisht pikërisht Berishën,  por pa vrarë njerëz si Berisha dhe pa bërë rrëzim të shtetit si Berisha, pa shkatërruar institucionet e lëkurës së shtetit si Berisha dhe pa u prishur me ndërkombëtarët si Berisha! Asnjë respekt për Ramën por ai nuk mund të arrijë kurrë groteskun, folklorizmin, arrogancën në pushtet dhe krimin e Berishës!   E viti 1997-të  ishte e para herë që Berisha shkatërronte PD! Ajo humbi thellë dhe ishet rrëzuar përtokë.   Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005-së kur Soros i cili u inatos me Nanon që nuk  “pi..dhte shumë për të”  i dha Berishës “KOOP-in” me Bashën, Bregun dhe shumë të tjerë aty, përfshi dhe Argitën e tij! Berisha ka sjellë me Sorosin në pushtet edhe njëherë “Berishën” numër dy, i cili tashmë nuk donte vetëm sundimin,  por dhe pasurimin familjar! E pikërisht këtë realizoi (pasurimin familjar)  për tu larguar nga pushteti në 2013-tën kur Soros pa që Berisha është më i keq se Nano!  Por këtu nuk është shkatërrimi i PD! Degjenerimi i PD është kur Berisha medemek hoqi dorë nga PD dhe la në vend të tij Bashën e Soros! Me dijeni dhe urdhër nga Soros!  La benjaminin e tij dhe mikun e fëmijëve të tij, sepse kujtonte se Soros do të pajtohej sërish me të. Berisha vazhdonte të besonte se Soros hiqte dhe vinte qeveritë në Shqipëri.  E nuk kisht shumë faj! E Basha i duhej për këtë gjë, por ai me anën e Bashës shkatërroi PD e dikurshme të tij. Soros donte PD-në si të Bashës, por jo të Berishës dhe këtë gjë Berisha nuk e kishte llogaritur! Prandaj mbeti me gisht në prapanicë duke u zëmëruar shumë me Soros! Ky ishte rrëzimi i dytë i PD-së nga pikërisht Berisha! Vendosje e Bashës si Kryetar i PD ishte rrëzimi i dytë i saj! Basha imitoi Berishën, pa qenë Berisha! Ishte shkatërrimi i dytë i PD-së nga Berisha pikërisht “PD-ja e Bashës”! Me Bashën u futën lakejt e fundit të Soros me përkrahjen e Berishës dhe u larguan kacabujtë dhe kacabolleshat e Berishës po me përkrahjen e Berishës sigurisht!  Por si akt i kryer nga Basha!  Berisha kishte  mbushur tashmë kupën për amerikanët në daç të Sorosit,  në daç të Partisë Demokratike dhe në daç të Republikanëve! E dinin se Shqipëria nuk mund të shkonta asgjëkundi me një rural folklorik komunist si Berisha!  A i po bëhej pengesë për “Shqipërinë Amerikane” e cila nuk mund të ishte ve tëm e Soros, por e interesave të Amerikës. Berisha pretendoi që Trump të degradonte Ramën, por sigurisht kjo nuk ndodhi se tashmë në politikën amerikene e dinin kush ishte njeriu Viçidolit që rrëzonte shtetin dhe që bënte “kontrapedalin” anti perendimor në Shqipëri! Ata e dinin se është Berisha!  E treta herë që Berisha shkatërroi PD-në është marrëzia e tij për ta rimarrë atë si plaçkë, si pronë dhe si domen të tij. Kjo mbasi mori “non grata” nga USA! Kjo ishte fatkeqësia më e madhe e PD! Ishte rrëzimi i tretë dhe më i madh i saj! Berisha me vetdije e mori me marrëzitë e tija, sepse i duhej për ambicjen folkorike arrogante dhe kriminale të tij dhe për të mbrojtur politikisht veten dhe në ditët e mundëshme të inkriminimit të tij. Ai tashmë ka përçarë partinë dhe ka degraduar demokratët në folklorikë idiotë që i shkojnë pas, por dhe në të pa shpresë, se do të kenë një ditë një parti normale demokratike. Për më tepër Berisha flet për një front opozitar! Ai thotë: Shembja e këtij sistemi arrihet përmes krijimit të një fronti opozitar. PD në këtë kontekst, konsideron kritike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha forcat politike opozitare dhe shoqëria civile, grupet e interesit, rrethi akademik, të gatshëm që të përballet me regjimin e Ramës. PD iu bën thirrje shqiptarëve kudo që janë, të angazhohen me potencialet e tyre për të shpëtuar vendin. PD iu bën thirrje miqve të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe demokracisë në Europë e kudo në vend të lirë, që të ndërpresin mbështetjen për regjimin monist të Ramës, si kontribut për rivendosjen e sistemit kontrollues”. Berisha bën tashmë njeriun e marrëzisë së fundit të tij që ka “krijim fronti opozitar”! Ai ka përçarë dhe ka degraduar partinë opozitare dhe pretendon që krijojë front opozitar! Berisha kujton se jemi në vitin 1991 kur PPSH e dërgoi me mision për të sabotuar lëvizjen demokratike  e cila u kthye në front. Berisha në marrëzinë e  tij dhe folklorizmin arrogant politik që ka, kërkon që bëjë një idiotësi të cilën e “theu vetë dje” dhe e përdhoniu për 30-të vite rresht në mënyrë kriminale. Po dhe ajo quhet demokraci.  Tani do dhe front opozitar. Kush? Njeriu që ka degraduar tre herë Partinë Demokratike. Ai vazhdon të tretën herë rrëzimin dhe degradin e partisë së dytë të tij, sepse e para është PPSH. Ai e ëndërron dhe një herë një  miks mes saj dhe PD dhe em sa duket nuk e ka më të mundur. Njerzit nuk i bashkohen më. Ai sot ka më shumë “tradhëtar” se sa folklorikë besnikë të tij në parti.