BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Opinion / Editorial

Dy koleksionistë që na “nderojnë", njëri spiunësh, tjetri antishqiptarësh!

Dy koleksionistë që na “nderojnë", njëri

Sigurisht që mbasi të shkonte në shtëpi dhe fillonte jetën normale duhej dhe të dilte "spiuni IM" në rastin e qytetarit ish President Ilir Meta! Tragjikomedia e tij, folklorizmi pothuaj aq sa i Berishës, por jo verior si dhe raporti tani pothuaj përmbys mes dëlirit si individ dhe marrëzisë si folkpolitikan po e shpërfytyrojnë krejtësisht. Sulmon dhe mundohet të vetshpallet shpëtimtari Shqipërisë dhe Lirisë për t’ia kaluar Berishës dhe bërë presion Ramës biles duke sharë dhe Lulin! IM tanimë është një grotesk homo politicus që nuk kontrollon dot as gjestet neofashiste. Në të vërtetë i besoi më shumë se duhet Berishës si njeriu i dijenisë mbi spiunët dhe Ramës njeriut që "nuk di dhe nuk do t’ia dijë për spiunët"! Letrat dhe ligji që pengon pa pastërtitë e komisioneve të fig së pastër do të largohen dhe IM do zbulohet për ta bërë Ilir Metën jo vetëm të alarmohet por dhe të degradohet mendërisht. Ai duhet bërë viktima e madhe, sepse është njeriu më i pa merituar politikisht që ka përfituar më shumë se SB dhe ER! Duhej bërë por dhe mbase ata që e projektuan nuk e menduan kaq naiv dhe pa përgjegjshëm. Ai kujton se mund të mposhtë elitokracinë e një vendi që kurrë nuk u borgjezua. Po po kurrë. Mbeti mikroborgjez dhe folklorik. Kjo Shqipëri politike sot kështu është shprehje e filozofisë së "koleksionistit të spiunëve" dhe koleksionistit të "armiqve të popullit"! Berisha ka pasur dhe ka me vete të penduar të shumtë dhe spiunë të shumtë. Ai është koleksionisti politik më i madh e spiunëve të sigurimit, bashkëpunëtorëve më i madh dhe se vetë prodhuesi si sistem Partia e tij dhe vetë Berisha janë binomi i suksesit të riciklimit të Sigurimit në demokratë. Berisha është njeriu i përdorimit të njerëzve me dosje. Një në përdorim të madh është dhe qytetari IM. Durimi Berishës ndaj tij dhe respekti i Metës ndaj doktorit kanë në mes dosjen e qytetarit IM. Rama nuk kishte nevojë. Ai ka luajtur basket me Dinamon por karakteri ishte jo dinamovit. Ai është koleksionisti më i madh me anti shqiptar. Jo nuk e kam fjalën me Bregoviçin por me këshilltarin e tij që në 1999 Richard Hogde! Njeriun që shpjegon në Italisht sa urrejtje ka për racën që ka Rama! Megjithëse duhet ta dijë për veriepiriot grek që ka mbetur pa e larguar shqiptarët në vitin 1913. Një marrëzi dashurie për antishqiptarët me sa duket e bën më modern. Ose ai ndjehet më modern. Si shpërblim Rama i jep një deliranti anti shqiptar si ky Butrintin që ai nuk e do në lidhje me Ilirët. Për këtë i duhen dhe konkubinati politik në kulturë si dyshja Kumbaro Margariti! Me dy koleksionistët në fjalë Berisha - Rama, ky vend është në "sigurinë" e të qenit një vend tranzit spiunësh dhe antishqiptarësh. I treti ose Ilir Meta duhet të luajë telenovelën e "popullit të referendumit" se si duhet të mbijetojë në demokraci qytetari spiun IM. Kaq kemi si politikë moderne. Ky është dhe suksesi i këtyre ditëve.