BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Dyluftimi “old Bolshevics vs neë Bolshevics”, s’ka lidhje me demokracinë!

Dyluftimi “old Bolshevics vs neë Bolshevics”, s’ka lidhje

Pavarësisht nga mosbesimi që në titull, ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike, është shprehje “lulëkuqe” e demokracisë! Po pra, sepse jeton pak, e rrëzon menjëherë era dhe shiu dhe po e kape në dorë prishet! Terrenin e përgatiti lideri maximus, duke rënduar disi trysninë mbi Lulzim Bashën dhe “këshilltarët e tij mizerabël”, të cilët sigurisht na paskan qenë më të “fortë se doktori”! E pabesueshme, por ja që me një fjalë “fillon dhe demokracia” aty ku nuk ka pasur asnjëherë pikërisht demokraci! Si mor janë dëgjuar këshilltarë mizerabël (me kuptimin, të varfër në ide ëëë) dhe nuk është dëgjuar lideri maximus - doktori?! Po ku ka më demokraci se sa kjo? Vetëm për këtë veprim, Lulzim Basha, meriton një flamur, titull apo dhe certifikatë mirënjohje nga demokracia!

Gjithsesi përtej tragjikomizmit që përcjell dhe në shumë raste rregullon çështjet politike në Shqipëri – ajo që po ngjet në PD, është pjesë e demokracisë, ose asaj “premordiale” në të vërtetë!

Kurse unë e kam fjalën te deklarata e Patozit, mbi bolshevizmin e Lulzim Bashës! Por pa i ardhur keq zotit Patozi dhe pse më pëlqen - megjithëse me vonesë ky parafrazim në PD mund të them se: Në Partinë Demokratike të sotme në Shqipëri, ka shumë më pak mendim dhe frymë filozofike, por dhe njerëz të ideve të shkruajtura dhe të elaburuara, se në Partinë e Punëtorëve Socialdemokratë Rusë! Biles – më vjen keq, por jo vetëm kaq, por nuk ka fare, mor po askush aty nuk ka program, strategji, filozofi partiake, e cila ti çojë në pushtet! Kështu që në këtë drejtim, i marrin të keqen Kongresit të PPSDR-së të mbajtur në Londër dhe Bruksel 1903 ku u panë qartë rrymat e Bolshevikëve (shumicës) dhe Menshevikëve (pakicës)! Bolshevikët Lenin, Bogdanov dhe Krasin kishin ide dhe teza si bolshevikë dhe pastaj Lenini filloi luftën brenda llojit! Tashmë modeli nuk ishte vetëm Bolshevikë kundra Menshevikëve, por tashmë shtrohej problemi Bolshevikë kundra Bolshevikëve me teza dhe ide të ndryshme! Mbas kongresit të ashtuquajtur “unitar- bashkues” në vitin 1906 – nuk bashkoi asgjë dhe sigurisht Bolshevikët filluan raportin e fraksionimit të tyre tashmë “bolshevik VS bolshevik”!

Ky është momenti dhe në ditët e sotme në Partinë Demokratike! Po të lexojmë disi më mirë dhe më shumë në parti – do të kuptojnë se asgjë të re nuk sjellin dhe nuk bëjnë përveç faktit të përsëritjes së kohës politike mes bolshevikëve! Po pse? Po sepse e para, nuk dinë dhe nuk munden më shumë, sepse kaq është dhe modeli! E dyta – asgjë prej më shumë se 26 vitesh nuk ka lidhje në programe, statute dhe rregulla politike me demokracinë në këtë parti. Këtu duhet të kuptojnë qartë dhe mirë, se janë akoma fatkeqësisht në modelin – kur themi partia nënkuptojmë Leninin dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia! Tani Lenini i tyre (doktori ose lideri maximus) thotë – jam dorëhequr dhe kështu ka lindur beteja “old bolsheviks vs neë bolsheviks”! Dakord! Kurse Patozi do të çojë pazarin duke shpallur veten – menshevik! Hahaha jo mik i respektuar, menshevikët kanë ikur prej kohësh, që prej fillimit nga PD-ja! Këto pothuaj tre dekada, janë histori bolshevikësh me njëri tjetrin - në partinë e zotit Patozi! Mund dhe të ndihmohen nga historia e bolshevikëve në PD – pse jo?! Trojka bolshevike Lenin, Krasin dhe Bogdanov kishte mosmarrëveshje dhe Bogdanovi i mbështetur nga Krasin dhe nga gazeta Iskria mbronin pozicione të ultramajtizmit me aktivitetet ilegale dhe forcës, por që bënin vetëm zhurmë aspak gjë reale, por Lenini kishte Kamenievin, Zonivevin, Rykovin dhe Tomskijn të cilët mbas humbjes donin që partia të mbetej e lidhur me masën punëtore dhe për këtë duheshin hapur gjërat, të lidhura me sindikatat dhe parlamentin që Bogdanovi kishte bojkotuar shpesh etj., etj! Apo jo?! Hahaha, duhet lexuar nganjëherë historia që të kuptosh se – nuk je origjinal ti, që je një shekull më vonë! Por çfarë ka ajo kohë më mirë se kjo kohë në Partinë Demokratike!? Përplasja dhe diskutimi nuk u ngushtua në divergjencat taktike, por u hap dhe në planin strategjik, atë politik dhe programatik e për më tepër në teorik filozofik! Te dikur them –PPSDR-ja. Kjo gjë as që bëhet fjalë të ndodhë normalisht në një parti e cila asnjëherë nuk është mësuar të flasë dhe të nxisë intelektualizëm politik dhe sidomos filozofi politike, që të duket dhe të tregojë një farë niveli dhe padyshim demokraci fillestare! Po hiç fare – dua të them! Diskutonin dikur fraksion brenda fraksionit dhe jo më...?! Pastaj bolshevikët përjashtojnë – sigurisht?! Kështu e hëngri dhe fraksionisti bolshevik Bogdanov?! Tentativa e fundit për bashkim mes “bol dhe men” u bë në plenumin e janarit 1910-të në komitetin qendror të PPSDR – por ishte një farsë. Në Pragë 1912-të, bolshevikët likuiduan “likuidatorët” e menshevikëve dhe zgjodhën një Komitet Qendror të dominuar nga Bolshevikët, ku bënin pjesë dhe Lenini, Zinovievi, Ordzonkidze dhe më vonë u fut dhe Stalini. Që nga ky moment Bolshevikët dhe Menshevikët vepronin si dy parti në vete. Historia dihet pastaj fillon lufta, ndahen partitë dhe fillon dhe lufta brenda llojit del Troski dhe fillon revolucioni i famshëm e Bolshevikët marrin me forcë pushtetin, duke larguar apo dënuar dhe menshevikët, por edhe bolshevikët (jo të linjës) e fundit, që partia nuk donte më në gjirin e saj – ose më mirë lideri maximus Lenin dhe pastaj Stalin!

Tani më duket e tepërt të them se në PD ka - menshevikë! Absolutisht që jo! Ka korrent të bolshevikëve dhe sigurisht beteja apo përballja është mes bolshevikëve të vjetër dhe atyre të rinj! Dakord - por kjo nuk ka lidhje me demokracinë! Ka lidhje vetëm me pushtetin në parti. Te bolshevikët po – te partitë perëndimore nuk kemi bolshevikë dhe menshevikë, por parti të lirë e zbatime statuti e rregulloresh.

Sepse në Partinë Demokratike nuk është zbatuar asnjëherë statuti ligjërisht dhe me ndërgjegje. Nuk është hapur asnjëherë partia për fjalën e lirë dhe për diskutimin e lirë, për analiza dhe konkluzione si në fitore dhe në humbje. Partia Demokratike përjashton anëtarët e saj për mungesë karte të re dhe pastaj i fton të vijnë me kartë të vjetër?! Partia Demokratike nuk zbaton statutin si për vendimmarrje dhe për liri demokracie të brendshme! Kryetari nuk është model – fans diskutimi në forume partiake të zgjedhura të mendimeve e vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme! Asnjë prej bolshevikëve të vjetër nuk e ka bërë, pse ta bëjë dhe bolshevizmi i ri?” Pastaj, ku ishin këta “menshevikët e sotëm që në fakt janë bolshevikët e vjetër” kur jo përpara shumë kohësh, paralajmëronim për të tilla elementë në PD?! Pse nuk flisnin ose pse bëjnë sot si ultra – demokraci, kur në fakt ishin dje ultra bolshevizëm akut dhe absolutisht politikisht keq?!

Ishte 2013-ta, u bë 2015-ta kaloi dhe 2017-ta dhe PD-ja bolshevike me të rinj dhe të vjetër, nuk ka bërë dhe as ka ndërmend të hap partinë dhe të bëjë jo vetëm analizë të lirë, por as të kërkojë “më fal” elektoratit të saj për marrëzitë që kanë emrin “bolshevizëm demokratik” – por vetëm në mbiemrin e partisë sigurisht!

Kjo përballje mes bolshevikëve të vjetër dhe atyre të rinj, nuk është asnjë e re, as model sigurie për demokracinë e munguar të brendshme të PD-së! Biles është një shfaqe që të bën të mendosh se sa shumë problem është kjo gjë në PD.

Nuk na paska program të ri Lulzim Basha?! Bukur fort, por “menshevikët kanë”?! E kam fjalën te propozim i ri politik dhe filozofik i partisë së Lulit dhe Astritit pra?! E para, nuk bëhet pa analizë humbje dhe riorganizim të plotë demokratik me parti të hapur, por me rregulla loje. E dyta, duhet kërkuar falje dhe kjo jo vetëm nga “bolshevikët” e rinj, por sidomos nga të vjetrit!

E treta, vetëm mbas kësaj fillon dhe propozimi i ri i ngritjes së partisë për të bërë opozitë, dhe pastaj shkuar drejt pushtetit?! Partia Demokratike, nuk ka bërë një herë garë të vërtetë për kryetarin dhe menshevikët nuk kanë hapur gojën fare! Mund të pyesin pse kush ka bërë?! Po ja – Nano vs Majko dhe padyshim Rama vs Nano, janë dy gara të vërteta dhe sigurisht për meritë të një mensheviku të përjetshëm që është – Nano! Por dhe të forcës së partisë socialiste që në fund të fundit, mirë keq, bukur jo bukur - lejon një gjë të tillë?! Bolshevikët brenda njëri tjetrit në PD – nuk e lejojnë dhe nuk e realizojnë këtë gjë.

Tani vërtetë kryetar është Lulzim Basha –ai duhet të propozojë, dhe të tregojë kush është rruga e PD-së si formë dhe përmbajtje në demokraci dhe pushtet! Kanë rast dhe të propozojnë bolshevikët e vjetër në fakt! Por nuk e di sa do të dëgjohen! Po të ishin menshevikë – ndoshta po! Por nuk janë!

Nga Besi BEKTESHI