BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

E ardhmja është sot politikanë!

E ardhmja është sot politikanë!

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej se Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët, ka thënë para një shekulli Faik Konica. Dhe kjo thënie e një shqiptari të thekur, ka mbetur edhe pas një shekulli e ca e saktë. Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve në bisedime. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo iu jep hapësirë që të bëhet një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nëse dialogu zgjat shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi t’i tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq dhe mund të keqpërdoret, duke e sjellë situatën deri te “dialogu i ngrirë”. Nëse shkohet më pole të kundërta, dialogu atrofon. Kështu duket po ndodh me dialogun ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste tash tre dekada. Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrëveshjes për koalicion. Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin probleme të tjera, të natyrës programore, politike, të interesave dhe të natyrës ideologjike. Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevojitet kompromisi i palëve. E aq më pak në mënyrë pretencioze të shprehën dallimet ideologjike ndërmjet dy korpuseve në dialog. Kjo që e theksova duket se nuk po vlen shumë që t’i tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja, që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut, me motivacion për të mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fondamentale në sistemin shumë partiakë pluralist. Sikur të dyja partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat në shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për t’i formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodh në Kosovë, ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtoheshin shumë tema, por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë” ta kuptojmë njeri-tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqin jemi këtu nën këtë qiell. Secili do të ishte mirë, t’i shikonte mirë veprimet veta dhe veprimet e njerëzve përreth nesh, për të caktuar më mirë misionin që kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasit tonë të madh, se “Shqipëria është e shqiptarëve”, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri kryezonjë siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli. Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëzve që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuara shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qënë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.

E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme. Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një “kambanë” për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një çerekshekulli radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër. Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta.

Në këtë periudhë kohore prej më se një shekull shtet shqiptar, fatkeqësisht kombi ynë ka provuar disa sisteme shoqërore dhe politike. Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat.