Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A e dini se kush janë kriminelët e vërtetë?!

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që të takoja shumë shokë e miq. Përgjatë shëtitores Vlorë- Skelë, aty diku në krahun e majtë të rrugës u kujtova se kisha një mik të mirë i cili kish një lokal të thjeshtë dhe që punonte për të nxjerrë bukën e gojës. Mendova të kthehesha, ta përshëndetja, pse jo të pija e shijoja te miku im një kafe në verandën e lokalit të tij. Dhe ashtu bëra. Por sapo u ngjita dhe e pashë për së largu, vërejta se i mungonte një nga elementët shumë karakteristikë të tij, i mungonte buzëqeshja dhe ëmbëlsia e mikpritjes që atë përherë e shoqëronte. Gjithsesi, nuk u ktheva mbas, por eca drejt dhe me hap të sigurt përpara. U përshëndeta me të dhe përsëri edhe mbas shkëmbimit të përshëndetjeve të ndërsjellta, intuita tashmë e një njeriu që ka një farë eksperience në marrëdhëniet shoqërore, nuk po më gabonte. Çfarë ti kishte ndodhur Bertit?! E vërejta me vëmendje të madhe. I mungonte me të vërtetë shkëlqimi i syve e jo vetëm kaq, por dukej sikur ai kishte tashmë më shumë frikë nga vetvetja dhe rrinte i ndrojtur para fatit që i kishte rënë. Pa e zgjatur u futa drejt e në temë: Berti çfarë ke, nuk të shikoj mirë?! Ai ndenji për pak dhe me lot në sy më tha: Po ç’të kem or Ylli ç’të kem! Më kanë bërë kriminel dhe më futën në rrugën e krimit vet gjykatat tona. Teksa unë dëgjoja rrëfenjën e tij të kalvarit të vuajtjeve dhe sorollatjeve nga gjykata apo më saktë nga organet e drejtësisë edhe pse ai më thoshte se terrenin dhe truallin nga ku kishte ngritur lokalin i kishte me dokumenta të rregullta, që pa u ndërruar sistemi, pra teksa dëgjoja këtë rrëfenjë, paralelisht më rrihte si çekan në kokë shprehja e tij e përzier me lot “Po ç’të kem or Ylli ç’të kem! Më kanë bërë kriminel dhe më futën në rrugën e krimit vet gjykatat tona” Ai vazhdonte rrëfenjën e tij të vuajtjeve, duke treguar se në këtë ndodhi kishte dalë dhe dikush tjetër, i cili pa asnjë dokument vetëm e vetëm se kishte punuar vite më parë në bashki, në sektorin e Kadastrës apo të legalizimeve, kishte nxjerrë pretendimin se ajo tokë ishte e tij, pa asnjë lloj dokumenti, bile jo vetëm në kohën e socializmit, por edhe më parë. Në këto kushte, Berti i revoltuar i kishte ofenduar ata të gjykatës teksa po ata për gjestet e tij e kishin dënuar me një vit burg. Dhe qytetari Bert, vazhdonte e vazhdonte të tregonte kalvarin e tij të vuajtjeve, teksa mua me godisnin si çekiç fjalët : “Po ç’të kem or Ylli ç’të kem! Më kanë bërë kriminel dhe më futën në rrugën e krimit vet gjykatat tona”! Ai vazhdonte e vazhdonte të tregonte për sistemin e drejtësisë tonë të korruptuar që vetëm drejtësi nuk jepte, por çuditërisht nuk di pse lidha këtë ngjarje, me një tjetër po në Vlorë ku qytetarin Viktor Shrifaj, ishte pikërisht sistemi i drejtësisë që e futi në rrugën e krimit me vendimet e pa drejta ndaj tij. Dhe aq të padrejta, sa që ai fyeu apo goditi dikë me togat e zeza hedhur supeve. Kjo nuk do të thotë se të gjithë pa përjashtim, në sistemin tonë të drejtësisë janë të korruptuar. Jo aspak, ka edhe ndonjë rast të vetëm që drejtësia bën me të vërtetë drejtësi. Faktet tronditëse të deritanishme, në shkallë kombëtare edhe pse shteti i sheqeros me emrin “korrupsion aktiv” apo qoftë dhe “pasiv” (sikur të ishin homoseksualë), pa asnjë më të voglin hezitim i kanë futur duart dhe janë ata të parët të zhytur në rrugën e krimit. Janë ata të parët, që nga makutëria e ndyrë e shpirtit të tyre dhe vrapi i çmendur i garës me njëri-tjetrin, se kush e kush të pasurohet më shumë e më shpejt, i ka çuar gjykatat, prokurorët dhe sekserët avokatë, pra me një fjalë tërësisht sistemin e drejtësisë drejt krimit. Jo vetëm që ata janë të parët të zhytur thellë në rrugën e krimit, por me paudhësitë dhe padrejtësitë e tyre futin dhe qytetarët e tjerë hallexhinj e të ndershëm të këtij vendi në rrugët e mbrapshta të tyre, duke u bërë me këtë rast me apo padashje dhe gjeneratorë të krimit. Fakte të tjera? Ka me qindra në shkallë republike, ndofta me mijëra, prandaj qytetari i ngratë arrin deri në atë pikë që të deklarojë se “ky vend nuk ka për tu bërë kurrë”, pa folur këtu për ata, që në momente krize e disiluzionesh i japin fund jetës, duke mbyllur me të vërtetë hallet e tyre, por që “qyrkun” e kalvarit të vuajtjeve jua transmetojnë pasardhësve të tjerë të familjes. Mbase si Berti dhe Viktori në shkallë vendi, mund të ketë me qindra të cilët enden nëpër shkallët e shkallëve të gjykatave, nga e Para te e Dyta, nga e Dyta te Apeli, nga Apeli te e Larta, e nga e Larta përsëri te e Para... shkurt “lesh arapi” made in Albania. E deklaroj hapur, se përderisa sistemi ynë i drejtësisë është i inkriminuar, kurrë nuk ka për të patur drejtësi dhe nëse vazhdohet kështu, e them përsëri hapur, se vet prokuroritë, gjykatat dhe sistemi i avokative, janë shumë më të interesuara që të ketë sa më shumë krime, sepse sasia e dhe shkalla e rëndë e fajeve ata nuk i shqetëson aspak, përkundrazi tej gëzohen, ngaqë me këtë sistem do fryjnë xhepat e tyre. A nuk gëzojnë po kaq dhe varr-rrëmihësit tanë, që të ketë sa më shumë vdekje se sa më shumë varre të ketë aq më shumë para do marrin?! Vdekja për varr -rrëmihësin është biznes si krimi për juristin. Tashmë dhe unë e kam një pyetje! Por edhe unë kot e kam sepse nuk di kë të pyes që të më tregojë të vërtetën, gjithsesi po pyes: Këto institucionet e ngritura kohët e fundit a kanë bërë ndonjë sekuestrim pasurish të luajtshme apo të paluajtshme që vjehrri i pasur ia ka ia ka falur dhëndrit të tij, gjykatësit tonë të varfër? Apo toka të falura andej këtej që nuk lidhen aspak as me origjinën, por dhe as me vendndodhjen e juristëve? Po vet shteti a i ka bllokuar llogaritë rrjedhëse në mijëra e mijëra dollarë e euro nëpër bankat e huaja jashtë vendit?! Shteti... oooo shteti janë paratë tona që na i kanë vjedhur tashmë jo hapur si në 97-tën, por në mënyrë të stërholluar....apo mos dhe ti shtet diku i ke futur duart?! Me të vërtetë, pse më rreh në kokë si çekiç fjala e mikut tim Berti që e dënuan dhe e burgosën një vit, kur më tha: “Po ç’të kem or Ylli ç’të kem! Më kanë bërë kriminel dhe më futën në rrugën e krimit vet gjykatat tona!

(Ndjesë qytetarëve Berti dhe Viktor, që i mora si shembuj, por raste të tilla nuk ngelen më personale, por janë dhe tonat dmth të të gjithë shoqërisë)

Nga Ylli Meçe

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron