BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

E gjithë bota e njohu kush ishte Berisha, shqiptarët ende

E gjithë bota e njohu kush ishte Berisha, shqiptarët ende

Ata që u kishte mbetur nga një lugë mend në kokët, e njohën deri në rrënjë kriminelin Berisha dhe ja vunë kufirin atje ku i takonte. Me që e izoluan familjarisht, I kanë hapur vetëm derën e halesë, se na ndyn vendin. Edhe ajo pjesë e shëndoshë brenda PD dhe vendit ja ka varur teneqenë, mirëpo janë ende ca lëpirës të tij, që, ose nuk e kanë njohur ende, ose janë si ai. Më mirë e kanë njohur bejtexhinjtë, të cilët i kanë thurur këto vargje: “O Sali të humbtë vula, /S’bën as për çoban me pula. ” Shumë mëkate rëndojnë mbi shpinën e tij dhe drejtësia nuk po i afrohet dot, kur krimin më të rëndë ka bërë me shkatërrimin e të gjitha institucionet e ndërmarrjet ku ishin punësuar njerëzit. Dhe tani del e leh si i mjeri murro duke bërë krahasime me shtetet e rajonit, duke akuzuar të tjerët pse ikin shqiptarët. Duhet të jesh plotësisht i çmendur që të bësh krahasime të tilla, kur ne, që kur nisëm ndryshimin e sistemit e deri tani, vetëm kemi prishur, kur bota nuk theu një tjegull të vetme. Dhe jo vetëm kaq, po na del nëpër ekrane e kërcënon vendin e tij, se do ta bëjë shkrumb e hi po nuk fitoi zgjedhjet!Po si  mund t’i gënjejë dy herë njerëzit ky bastard, kur në vend të merret me fushatën, kokolizet me shokët e tij. Këtë bëri dhe Basha në zgjedhjet e para, kur Rama kishte bërë gjysmën e fushatës, Ai u mbyll në çadër dhe mbante fjalime pa bereqet. Në të vërtetë shtëpia duhet të ketë një plak, po jo një të çmendur, që thërret vetëm “O nëna ime”! Se populli i ka provuar të gjitha pa ka thënë: “Ti mund të rrish në buxhak, po nëse nuk e drejton dot muhabetin, ne shikojmë nga fundi i shtëpisë”. Prandaj ta kthyen kurrizin e të lanë si larua të ulurish rrugëve të vendit. Po a e di ky spurdhjak që kur rri rrugëve quhesh rrugaç? Ai na doli si pykë nga ngujimi, ku ka kryer rolin e vëzhguesit pasi e dinte fundin e tij. Donte të fshihej pas partisë, po me ta flakur Basha, i vuri zjarrin partisë duke e çarçafosur në tre pjesë, kur qe angazhuar për ta bashkuar partinë. Dhe e katandisi partinë në atë mënyrë, që nuk hyn do në zgjedhje, por është future kollovar te i çmenduri tjetër, që ka ende damkën spiun i sigurimit. Por bejtexhinjtë janë të ndjeshëm dhe ja kanë qëndisur nja dy vargje: “E bëre partinë pis, /Sa kërkon të pish sisë, /Te partia e lirisë”. Por i çmenduri vetëm një punë të mirë mund të bëjë, të çmendi ata që u ka marrë era mendjen. Ai ja faturon të gjitha këto çmenduri brenda partisë Ramës, po në të vërtetë po ndeshet me shokët e tij. I ka shpallur armiq, kur flet për mbrojtjen e pluralizmit dhe demokracisë. Ja si i përgjigjen besnikët ose servilët e dikurshëm të tij: Ferdinand Xhaferaj: “Ne mund të mos gjendeshim fare në këtë situatë nëse Berisha do bëjë zgjedhje të brendshme transparente, qëllimi nuk ka qenë për të ndërtuar një opozitë të bashkuar, por për të konsoliduar pushtetin e vet brenda PD, pastaj të shohim”. Fakti që shumica e deputetëve dhe një pjesë e anëtarësisë e braktisën, do të thotë, se krimineli ka punuar e po punon për veten e tij. Nga ana tjetër Flutura Açka, që qe përbetuar për të, tani i ka dalë hapur kundër: “Si mund të rrish në një parti kur flet vetëm një njeri?”. Të njëjtën linjë po ndjek edhe pasvani i tij, Lilua, asnjë zë tjetër nuk dëgjohet, po të gjithë kanë vënë veshin e dëgjojnë se deri ku do të shkojë vetmia e tyre. Opozita ka një vit që po “ha” veten e saj me gërr-vërë, pa asnjë alternativë. E vetmja alternativë e saj janë shpifjet, sharjet, po vendin e parë e zënë gënjeshtrat. Dhe me të drejtë populli i thotë: “Gjenerali i opozitës së çoroditur. ” Për të shpëtuar veten sakrifikoi partinë e shpresës. Nuk e kuptojnë ata që vërdallisen pas tij, se ai i kërkon për t’i ndërsyer kundër shokëve të vetë. Ndaj grupit të Alibeajt kanë nisur kërcënimet duke i quajtur tradhtarë. Harrojnë që në demokraci nuk ka tradhtarë, po njerëz e mendim të lirë. Mirëpo krimineli nuk do që të këndojë qyqe tjetër në këtë vend. E akuzon Alibeajn se bashkëpunon me një parti të majtë, kur vetë është future kollovar kokë e këmbë tek një miniparti të majtë, me Lilon në krye. Është mbërthyer burri i botës pas primareve për të gënjyer votuesit, se kjo na qenka një metodë e re, po me mendësi të vjetra. I quan këta të votuar nga populli, kur asgjë nuk mund të bëhet brenda asaj turme, se ende nuk ka një emër, pa izën e tij. A e dini se çfarë janë primaret e kriminelit?Ata që i kanë grisur xhaketën gjithë jetën kriminelit për t’u hedhur një copë bukë. E përkthyer ndryshe, janë ca salinj të vegjël, që duanë të mënden çdo ditë te i çmenduri. Ulërijnë ok me spiunin, se përse nuk e njeh gjykata dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Madje quan të ligjshëm vendimin e gjykatës, që bëri sikur i dha viston kriminelit. Pa vrisni pak mendjen dhe na thoni, se me cilën sigël partie e vendosi atë turbullirë, që të legjitimohej?!! Një Parti Demorkatike ishte e regjistruar, që kishte dhe një kryetar, i cili kishte dhënë dorëheqjen formalisht, se ligjërisht ekziston ende në listat e gjykatës. Si mund të jetë i ligjshëm një vendim partiak, kur ka mbivendosje pronarësh partie. Fatkeqësisht edhe specialistët e ligjeve dhe drejtësisë janë kthyer e gjykojnë si partiak. Si mund të rrish në një parti “Non grata” që krimineli e ka përdhosur? A e dini ju që zgjedhjet nuk fitohen me të thirrur, se “Ne do të fitojmë në 14-maj”? Juve që mbitë në shalët e një të çmenduri, pyeteni se çfarë do të fitoni pas fitores imagjinare. Deri tani ka dhënë vetëm një shifër të gënjeshtër, se do të trefishojë rrogat e pensionet, po nuk ka dhënë asnjë projekt se ku i ka burimet financiare. A i keni parë rrugët e qyteteteve të vendit?Të gjitha janë mbushur me lapidarë, që tregojnë krimet e tij. Shkoni shikoni lapidarin e gjatë në Përmet dhe Dimal sa të vdekur ka lënë ky kriminel. E gjithë bota i ka parë krimet e tij, pa e shpalli si njeri të padëshiruar. Po ju, që jeni bërë ortak me kriminelin, çarë bëni?