BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

E hoqëm, e shkrimë, e poqëm, e dogjëm ose loja ngriva shkriva, Basha-Berisha

E hoqëm, e shkrimë, e poqëm, e dogjëm ose loja ngriva

Nuk është ndonjë kuriozitet që lë pa gjumë shqiptarët, siç ndodhte vite më parë kur grindej, Nano me Ilir Metën. Një militante në Berat absolutisht e sinqertë, me besimin tek vullneti i mirë i liderëve politikë, duke i parë ata si idhuj që mendonin njëzetë e katër orë dhe mbeteshin pa gjumë për interesat e vegjëlisë, bukën e punën e tyre, duke lënë jashtë vëmendjes edhe fëmijët, bënte thirrje e pikëlluar dhe përmes dhimbjes së thellë i kërkonte, dyshes së PS, Nano-Meta që gjendeshin në rivalitet të thellë dhe garën e të qënit të parët e qeverisë dhe partisë, të mos bënin sherre, të ulnin armët. Këtu besojmë se e kishte zanafillën dhe motivin edhe kënga e famshme, le të puthen, le të puthen, demokratë e socialistë, por që asnjëherë nuk u takuan njerëzisht, pa le më të putheshin e të ndukeshin. Dhe militantja me zërin nga thellësia e shpirtit, bënte thirrjen epike: Le të mos kemi as bukë as ujë, le të vuajmë të gjithë, vetëm ju mos u prishni me njëri- tjetrin. Nuk fliste me hipokrizi, po donte unitet e mirëkuptim mes politikanëve edhe pse shkonte në ekstrem, duke vënë partinë para familjes dhe fëmijëve të saj që në mëngjes, drekë e darkë, kërkonin të ushqeheshin dhe këtë e kishte detyrim familja, po së pari qeveria, shteti ata që bënin sherre për kolltukun e tyre si në tërë këto tridhjetë vite që nuk kemi pasur një ditë të qetë. Atyre që u kishin besuar drejtimin dhe zhvillimin e vendit, u kishin lënë në duar fatet e tyre njerëzore. Mbi sherret e partisë dhe kacafytjet për karrierë, është nevoja për të jetuar, se ndryshe automatikisht shkojmë te shprehja e famshme e komunizmit shqiptar që me të drejtë na e kujtoi edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, atë punën e barit që do hanim bar, po marksizëm-leninizmin nuk e tradhtojmë, parimet nuk i shkelim. Edhe pse jo në simetri perfekte, historia përsëritet në kreun e partive tona politike. Ka riciklim të shembujve dhe ngjashmëri të rasteve, thua se jemi në laborator që prodhon dhe përpunon skema tipike alla shqiptarçe. Nëse dy dekada më parë, teatri politik nuk ishte me aktorë kukulla, të bindura që flasin me zërin si me tinguj kompjuterikë dhe sherri ishte i vërtetë dhe beteja i ngjante duelit të gladiatorëve që në fund pasi përdorin të gjitha armët, nga ringu del gjallë vetëm njëri dhe kjo u vërtetua qartësisht kur Nano triumfoi dhe Meta doli shtëpi me vete, duke krijuar partinë e re, shkëputur nga e majta, çka i hoqi partisë ku lindi, u rrit dhe u ngjit në funksionet më të larta deri tek kryeministër dhe zëvendëskryetar i PS -së dhe eci në korsinë e vet ku herë u bashkua dhe shumë herë u nda si tek motivi i një poezie të Kadaresë për Kara Mahmutin, i cili gjashtë herë u fal nga Sulltani dhe shtatë herë doli rebel. Rebelimi i Metës në krye të partisë, shkëputur nga trupi i partisë mëmë, me mbështetës, simpatizantë të saj, të cilët në zhargonin e përditshëm, u cilësuan si ushtarë të lëvizjes socialiste të inatosur, po që e dërguan partinë që përfaqësonin në opozitë dhe partinë e re fraksion të PS në aleancën më të çuditshme në pushtet, ku Meta përfitoi një pjesë të konsiderueshme të tortës së qeverisë, duke u shndërruar në bashkëtimonierë dhe shumë herë vendimmarrës përcaktues në politikat e mëdha. Sa herë iu desh një pazar i ri, kur pushteti i PD po binte si gjethet në vjeshtë, i mësuari me braktisjet dhe sherret tipike e la shtëpinë e re dhe iu bashkua strehës së vjetër, natyrisht duke fituar për këtë meritë, jo vetëm gjysmë qeverie dhe drejtori të parasë, po edhe kryesimin e Kuvendit, i cili njohu periudhën më groteske të tij që iu la ta shkelte sa herë të donte Sali Berisha. Të gjitha bëmat dihen. Gjithçka është memorizuar në ndërgjegjen dhe kujtesën e shqiptarëve. Po pavarësisht sherreve, bashkim, afrim, largim, ndarjeve, lidh krushqi e prish dasma, festo bashkime dhe gëzohu në ndarje, brenda këtyre marrëdhënieve edhe pse shumë falsitet dhe hipokrizi, dhjetë hile dhe një shoqëri, kishte diçka esenciale, të vërtetë edhe pse mbi pazare apo darka, si ajo e ngjalave. Ndarjet ishin realitet po ashtu. Shpërthimet nuk ishin lojë dhe aktorët ishin brenda rolit të tyre për të sfiduar atë që në pamje të parë ishte babai shpirtëror dhe në tërë afrimet dhe bashkimet kishte diçka të vërtetë edhe pse në sipërfaqe. Po sot kur në minutën e fundit, para se legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë të ngrinte siparin në seancën e parë, nisi të luhet komedia më e re, ajo e lojës fëmijërore me skenar amator, po me super aktorë. Personazhet kryesorë, janë në simbolikë, në njërin cep të skenës doktor Berisha dhe mbi litarët e ringut Lulzim Basha, i cili sapo kishte marrë vendimin personal për përjashtimin e deputetit Sali Berisha nga grupi i deputetëve të PD-ës. Pasi kaloi një kohë e gjatë pritje dhe shprese për një vendim normal, të konsultuar dhe me forumet dhe u përplasën mbi muret e selisë së PD-së, buzë Lanës, deklarata e kundërdeklarata, thirrje dhe këshilla për të pastruar grupin parlamentar dhe si u has në murin që nuk luante, u duk se Lulzim Basha më në fund mori vendimin dhe nënshkroi kushtrimin. Në opinionin e gjerë shoqëror, lajmet me personazh Berishën këto kohët e fundit kanë qenë kryelajme debatet më të zjarrta si opinionet më dominuese në jetën e vendit. Aq peshë kanë këto lajme, sa opinioni fare pak u mor me qeverinë me kryeministrin, frikën e mosdekretimit deri te rritja e çmimit të bukës që herë të tjera ka shkaktuar tërmetet më të fuqishëm se ai i nëntorit 2019. Megjithatë askush nuk u mor me çmimin e ri të bukës, si ata që nuk e përdorin edhe ata që tavolinën e ngarkojnë me dy e tre bukë dhe pa të nuk ka kuptim jeta, se jemi populli që konsumojmë më shumë bukë. Po buka mbeti në hije. Si gjithë të tjerat, U harrua pandemia. Vaksinimi po ashtu. Punësimi gjithashtu. Në plan të parë kryesor, mbeti kryelajmi me doktor. Sipërmarrësit e prodhimit të bukës, gjetën fushën pa mbrojtës dhe bënë golin si pa u ndjerë sepse kryelajmi ishte, ikën apo mbetet deputet Berisha. Pas deklaratës së Lulzim Bashës se deputeti Sali Berisha nuk do jetë më deputeti i këtij grupi dhe për këtë lajm nuk kishte komunikuar me deputetët dhe forumet udhëheqëse të partisë që tek e fundit kanë tagrin të marrin vendime kolegjiale edhe unë u bashkohem dyshimeve dhe mosbesimit se ky vendim mund të ketë një skemë ngritur keqazi, e zeza mbi të bardhë. Duket si një manovër. Janë me dhjetëra mijëra që i besojnë kësaj skeme. Me synimin që ta kemi mirë me SHBA. Për t`i thënë: Ja u bindëm dhe nuk lejuam persona non grata në Parlament, Po kryesorja ta kenë mirë me doktorin. Dhe kështu, punët janë, shumë mirë. Duket se secili, Basha dhe PD në njërën anë, janë në rolin e vet. Sali Berisha në anën tjetër të barikadës, i inatosur, shanë e bërtetë. Në fund bënë si do vet. Iu tek apo nuk iu tek, siç deklaroj edhe me gojë vet, vjen e ikën në parlament. Kritikon Bashën se u bë leckë e Ramës. Çuditërisht vendimmarrjen ia faturon Ramës dhe jo ligjit dhe DASH. Dhe Basha merr përgëzime të zonjës Kim! Një udhëheqës serioz, aktet nuk i merr individuale sepse ai nuk është pronari i grupit parlamentar as pronari i partisë.

Nuk është statuore, vetë rregullorja e funksionimit të PD është shkruar ndryshe. Në këtë mënyrë të vepruari me kokë të vet, është më shumë një manovër, si tek loja e kalamajve të kopshteve, ngriva- shkriva e dogja e poqa! Nuk duket asgjë në këtë vendimmarrje, parimore e statutore. Basha e kishte detyrim statutor të konsultohej me forumet drejtuese të partisë. T`i informonte. T`i dëgjonte. Të diskutonte mbi bazën e parimeve dhe kërkesave të statutit rregullator të menaxhimit të partisë. Kështu vendimmarrja do ishte e pacënueshme. Gjithëpërfshirëse. Absolute. Shumë më e besueshme dhe aspak e atakueshme. Basha e vlerësoi këtë autovendimmarrje si lojë. Edhe pse në dukje një akt kurajoz, duket si një marrëveshje xhentëlmenësh në kulisa larg syve, jo thjesht të Bashës, po edhe vetë PD me arsyetimin:

Të kapërcejmë në fillim hallin me SHBA, të largojmë nga vetja prozhektorët që na bien mbi supe dhe të shmangim radarët e kontrollit dhe shih të shihemi! Që ditën e parë të kuvendit, Berisha me eskortë militantësh dhe një grup deputetësh kapërceu portën e Kuvendit. Deputetët e PD, grisën fletët e votimit dhe i flakën në plate, si mjelma të plagosura, duke ndotur demokracinë dhe shkatërruar votën. Po ai, Berisha, grisi dhe copëtoi vendimin personal të Bashës. Jo vetëm e grisi, po nuk e flaku ashtu si deputetët demokrat fletët e votimit në sallën e Parlamentit. Vendimi i fshehtë ra në ujë, u squll, i doli boja. I iku serioziteti dhe iu shua fuqia, duke e kthyer në një vendim fals sa për të larë gojën dhe për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA për mos të kundërshtuar në dukje kërkesën taksative për largimin nga Parlamenti të personave non grata.

Edhe pse nuk duam të futemi në labirintet e konspiracionit apo të dëgjojmë opinionet e qytetarëve, se mënyra si veprohet kur luajnë, si macja me miun, Basha me Saliun, me ngriva shkriva, duket se këtu ka një falsitet dhe gënjeshtër deri në kufijtë e mashtrimit. Lulzimi porosit Berishën: Më shaj mua, më nxirr ujë të zi, më hiq gurët e themelit që të dukem vendimmarrës i fortë, para shqiptarëve dhe SHBA. I përjashtuari Berisha bën zhurmuesin, inatçorin, të vendosurin, të pamposhturin, stoikun që është gati të bëjë betejë me cilindo, po jo të largohet nga deputetet i grupit parlamentar të PD, fakt që e përjetësoi edhe me kërkesën me shkrim se mbetet deputet me imunitet në radhët e grupit të partisë së vet. Vijnë demokratët, vjen edhe Berisha. Ikin për hiçmosgjë duke lënë hijen në sallën e demokracisë, ikën edhe Saliu. Dhe loja vijon si macja me miun. Dhe në tërë këtë zallamahi, Sali Berisha betohet se do rikthejë vlerat në parti dhe se do ketë më shumë demokraci. Të dyja palët e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Të dy kërkojnë nderin e humbur të ish-kryeministrit e presidentit. Basha virgjërinë para atyre që e kanë vënë në dijeni muaj më parë dhe se do veprojë në bazë të ligjit. Po Berisha është aty në grupin parlamentar të PD- i pashqetësuar. Asnjë deklaratë përjashtuese në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi mbetet ekskluzivitet i liderit të partisë. Për Berishën, është ende në fuqi versioni: Ndaj tij nuk është bërë drejtësi dhe kjo që i ndodhi, duke e shpallur “non grata”, është vepër Sorosi Edi. Askush nga politikanët normal nuk do vepronte si Basha. Ai nuk është ligji, gjyqtari dhe prokurori për vendime të personalizuara. Edhe arbitrat e futbollit që janë fuqiplotë, marrin opinionin e arbitrave anësor kur duhet të quhet gol dhe kur anulohet për prekje me dorë. Po Basha jo. Dhe Berisha bën sherr me kryetarin dhe i tregon me shenja litarin. Bën thirrje për demokraci dhe vendosje në vend të autoritetit dhe sovranitetit. Dhe kjo lojë besojmë kështu do vijojë deri sa Parlamenti të përfundojë. Dhe shqiptarët do dëgjojnë përditë në vitet që vijnë, këngën që aq mirë e njohin dhe e dinë: E hoqëm, e shkrimë, e larguam, e përjashtuam, nuk është më deputeti ynë. E poqëm, e dogjëm dhe loja kështu do vijojë, me më shumë tërsëllimë, ngrimë e shkrimë që lojtar do kenë, Bashën me Salinë!