BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Si paraqitet
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet litri i naftës, benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do të shitet
x
BREAKING NEWS

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të ardhshëm, reagon Dash Shehi: Të gjitha mbeten manovra politike

Agron Duka dhe Fatmir Mediu propozuan emrin e tij për President të
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha kryeministër i Italisë do e bëja Chiellinin ministër

Kryeministri Rama i zhgënjyer nga largimi i Dybala-s: Po të isha
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x

Opinion / Editorial

“E ka, kush e ka ?!”

“E ka, kush e ka ?!”

Përçarja e Partisë Demokratike në dy pjesë, njëra ajo e Lulzim Bashës dhe tjetra ajo për rindërtim e Sali Berishës nuk është një përrallë, ku si dy fëmijë të papërgjegjshëm dhe të përkëdhelur po dëmtojnë opozitën shqiptare. Të dyja pjesët e partisë demokratike mundohen t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës si në përrallën për fëmijë të shkrimtarit francez Marsel EME, “e ka kush e ka”, ku njëra palë me pjekuri fëmije thotë që: “Fajin nuk e kam unë, po e ka tjetra. Partinë e kam unë”. Dhe pala tjetër po me pjekuri prej fëmije thotë që: “Fajin nuk e kam unë, po e ka për ekzistencë ka arritur shkallët më të larta. Sot koha nuk pret deri sa të pajtohet tjetra: “Partinë e kam unë”, dhe në fund: “Ja lash” popullit shqiptar. Në fakt kjo nuk është një përrallë, por një realitet i hidhur i realitetit shqiptar,ku lufta për pushtet dhe opozita, pasi vendet europiane dhe botërore po ecin me shpejtësi drejt progresit. Vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, po krijojnë kushtet për t’u pranuar në bashkimin europian ,kurse ne vazhdojm1ë me çudirat për sqarimin se kush është opozita shqiptare ajo e z. Lulzim Bashës , apo ajo e z. Sali Berisha? Z. Berisha bën përgjegjës z.Basha, për humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike në zgjedhje dhe si rrjedhim sipas tij, ai nuk mund të drejtojë më Partinë Demokratike, pasi ai është i shkëputur nga baza e partisë dhe ka elektorat të pakënaqur ndaj tij. Ai organizoi foltoret e tij dhe kuvendin për rindërtimin e Partisë Demokratike më 11 dhjetor si zgjidhjen e vetme, që sipas tij do ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores. Ai ofron veten e tij si kryeministrin e ardhshëm pas marrjes së pushtetit nga partia e tij e rithemeluar. Edhe z. Basha organizoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, ku dënoi foltoret e z. Berisha dhe e cilësoi atë si “përçarës të Partisë Demokratike”. Ai mendon se e gjithë kjo përçarje filloi menjëherë pas shpalljes së z. Berisha “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku e cilësoi z. Berisha “të padëshiruar për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Loja “e ka kush e ka” vazhdon edhe sot. Sot presidenti ka dekretuar datën 6 mars si datën e zgjedhjeve lokale në 6 bashki të vendit. Zoti Sali Berisha ka bërë një kërkesë në gjykatë për njohjet e Partisë Demokratike të rindërtuar, si Partia Demokratike me pretendimin se ato janë shumica e demokratëve. Vetëm gjykata e vendit mund të përcaktojë se kush është dhe kush do mbajë logon e Partisë Demokratike . Dihet që gjykata sot është në presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë deklaruar për një Parti Demokratike me drejtues jo z. Berisha. Ajo mendon se edhe shpallja “non grata” nga SHBA e tij, qëndron në faktin, pasi mbi të qëndrojnë akuza të rënda në lidhje me korrupsionin dhe përdorimin e postit të kryeministrit në favor të familjes së tij dhe të përkrahësve të tij. Mbi të rëndon akuza e vrasjeve në bulevard të katër protestuesve në 21 janar, si dhe vrasjet e Gërdecit ku humben jetën 27 persona të pafajshëm madje edhe fëmijë. SHBA janë hapur në mbrojtje të Partisë Demokratike të drejtuar nga z. Lulzim Basha . Ajo i jep prioritet z. Basha dhe e avantazhon atë, si pjesëmarrës në zgjedhjet lokale në 6 bashkitë që do të mbahen më 6 mars. Z. Berisha e ka të vështirë, bile të pamundur të marrë pjesë në këto zgjedhje të pjesshme lokale me logon e PD, pasi gjykata do të vonojë në përcaktimin e vendimit të pjesës, që do të marrë logon e PD . Edhe koalicioni i tij me ndonjë parti opozitare nuk është i favorshëm për të. Ndoshta e vetmja mundësi do ngelet ajo e pjesëmarrjes në këto zgjedhje me kandidatë të pavarur. Zoti Berisha në këto zgjedhje do të kërkojë të fitojë vetëm ndaj Lulzim Bashës dhe jo ndaj Edi Ramës. Ai i ka ngjallur shpresat një pjese të pakënaqurve ndaj Bashës, por që e ka të pamundur t’i çojë ata drejt pushtetit. Ai duket i bllokuar nga të gjitha anët dhe vetëm largimi i tij nga politika mund ta çlirojë dhe bashkojë Partinë Demokratike nga përçarja ku e ka futur atë vetë krijuesi i saj. Shumë janë mosbesues ndaj lëvizjeve të tij, pasi ato nuk filluan menjëherë pas humbjeve të njëpasnjëshme të z. Basha, por filluan mbas qëndrimit të Bashës për pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Të gjitha partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe po caktojnë kandidatët më të mirë sipas tyre në këto zgjedhje . Edhe pjesa e z. Berisha është shprehur se do të caktojë kandidatët më të mirë në këto zgjedhje. Zoti Celibashi u shpreh qartë për rregullat dhe ligjet zgjedhore që i nënshtrohet çdo parti apo subjekt pjesëmarrës, sidomos për vendimet e njohjes nga gjykata që duhet të dorëzojë çdo parti. Shumë shqiptare duke njohur historinë e z. Berisha gjatë gjithë këtyre viteve, mendojnë se ai për arritjen e qëllimit të tij është gati të djegë Shqipërinë dhe ta fusë popullin shqiptar në një luftë vëllavrasëse. Krahas problemeve ekonomike edhe këto janë një arsye pse rinia shqiptare kërkon të largohet nga Shqipëria, pasi ajo kërkon mirëqenie, progres, paqe dhe nuk dëshiron asnjë dhunë të çfarëdo lloji. z Berisha në këtë formë po e zhgënjen rinin shqiptare,duke i larguar asaj shpresën për një jetë më të mirë .Kjo situatë sot në Partinë Demokratike është e papranueshme, sepse kjo është një harxhim energjish të kota dhe të panevojshme dhe nuk ndihmon në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Sot shoqëria shqiptare është ngërdheshur në një budallallik të madh, duke harruar dhe lënë pas dore problemet kryesore për të cilin duhet ta ngrejë zërin fort opozita. Sot opozita duhet të diskutojë për korrupsionin, për energjinë, për rendin dhe për shumë probleme të tjera që shqetësojnë sot vendin dhe çdo vend në botë. Është fatkeqësi për popullin shqiptar, që pas 31 vjetësh, ne përsëri po diskutojmë akoma për demokracinë në parti, të cilën opozita shqiptare nuk po di akoma ta vërë në funksionim në partinë e saj. Kuptohet qartë që në Partinë Demokratike mungon fryma demokratike , në të zotëron berishizmi, hakmarrja dhe lufta për pushtet. Të dyja kampet janë në llogoret e tyre dhe aspak nuk lëshojnë terren. Sot evidentohet shqetësimi i popullit shqiptar për frymën antiamerikane që po mbizotëron në pjesën e opozitës të drejtuar nga z. Sali Berisha. Kjo frymë antiamerikane dëmton sadopak marrëdhëniet tona me aleatin tonë strategjik më të madh Amerikën. Deklaratat e Sali Berishës kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të dërguarve të tij, janë një shqetësim për popullin e ndershëm shqiptar. Këta njerëz janë të shkëputur nga populli shqiptar, që e dëshiron dhe i ka të shenjtë marrëdhëniet me Amerikën. Përpjekje të tilla nuk mund të ndryshojnë situatën në Shqipëri në lidhje me Amerikën. Në Shqipëri nuk ka lëvizje antiamerikane me gjithë përpjekjet e Sali Berishës, rusëve dhe serbëve për t’i shpallur ato. Teoria e sovranitetit të kufizuar të Sali Berishës, është një hakmarrje e Sali Berishës ndaj vendimit amerikan të tij ndaj “non grata”. Pozitive në këtë lëvizje është fakti se në Partinë Demokratike po ndodh një proces, që patjetër do të sjellë konfigurim të ri të saj, duke e pastruar atë nga pjesa e vjetër dhe fryma berishiane që mbizotëron në të. Patjetër që ky proces do të marrë kohë.