BREAKING NEWS

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt
x
BREAKING NEWS

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën
x
BREAKING NEWS

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët
x
BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x

Opinion / Editorial

E keqja e së keqes...

E keqja e së keqes...

Humbësi, gjithmonë do të gjejë një arsye për të motivuar humbjen. Kjo si një arsye më shumë, për të mos humbur elektoratin që e ka mbështetur. Ndaj dhe të keqen e humbjes, nuk e shikon brenda vetes, por tek mazhoranca që ia ka vjedhur zgjedhjet, edhe pse para zgjedhjeve ''Ati'', premtonte se nuk do të ndodhte si me ''Birin e tij'' i bleri i kryeministrit. Aq i sigurtë ishte në mbrojtjen e votës, sa në postzgjedhjet nuk do të ndodhte, ajo që kishte ndodhur me lidershipin pengbrava. Çuditërisht sot e shohim të përsëritet i njëjti diskurs si ai zgjedhjeve të shkuara, ç'ka është një dëshmi e gjallë e asaj se ''Biri'' ka qenë nën patronazhimin e'' Atit'' që e katapultoi në pushtet dhe në krye të partisë. Besnik deri në një, nuk kapërcehej pragu i derës pa izrën e ''Babait shpirtëror''. Vetëm kur ''Biri'' i detyruar nga jashtë, e përjashtoi ''non gratën'' nga grupi parlamentar, atëhere filloi armiqësia mes ''Atit e ''Birit''. Të zënë nën çatinë e së njëjtës ndërtese, lufta më e madhe vazhdon për tjegullat e shtëpisë së tyre të cilat, të dy as që bëhet fjalë për t'i zënë, përkundrazi me sherrnajën e sapo e nisur, rrezikon edhe shembja e mureve, nëse nuk del një i tretë për zot. Binomi i shfaqur nëpër ekrane sot, më të njëjtën gjuhë urrejtje, përveçse të keqes, asgjë të mirë nuk mund t'i sjellë të djathtës, e cila edhe e bashkuar është në pamundësi për të fituar më 2025, kur kundërshtari politik i është futur punës për të realizuar premtimet e dhënë elektoratit, këta s'janë në gjendje të përbashkojë lidershipin. E keqja e së keqes, s'janë gjelat që kacafyten me njëri tjetrin për të dominuar zonat e influencës, por pulat që i vijnë nga pas dhe me kakarisjet e tyre mendojnë se bëjnë vezë, por nxjerrin vetëm kllënjka. S'ka si ndodh ndryshe teksa shihje që mbrëmjen e 3o qershorit në pesë ekranet kryesore, duke filluar nga emisioni i Mihillit, Rakipit, Dudës, Pekës, biles edhe RTV Ora, analistët hidhnin e prisnin mbi rikthimin e Bashës dhe qëndrimet e kryetarit të rithemelimit. Që në demokraci, gjithkush ka të drejtën të kërkojë të votohet dhe elektorati ka të drejtën të zgjedhë, kjo nuk bën përjashtimin edhe për dy liderët në fjalë. E keqja e analistëve qëndron në faktin e të mos parit në sy të humbjes së dy liderëve. Merren me, e lagu se lagu, vjedhje zgjedhjesh, kur tashmë ato janë të certifikuar dhe çdo përpjekje për mos njohje, janë thjesht lojëra, të dy liderëve për të mbijetuar në politikë. Ajo që duhet të shqetësojë analistët është fakti se rithemelimi me koalicionin ''Bashkë fitojmë'' fitoi 250 mijë vota për këshillat bashkiakë, dhe PD-ja 120 mijë, çka tregon se dy lidershipat janë njësoj të dështuar edhe pse mundohen të kapen pas 500 mishit të votuesve për kryetarët. Kaq të verbuar pas pushtetit janë këta liderë sa edhe këtë matematikë të thjeshtë e cila qartësisht shpreh braktisjen e demokratëve të ''Babit'' të tyre, përpiqen t'ja shesin manipulimeve të mazhorancës. Nëse ''Babai'' morri me qira logon, bijtë kurrësesi nuk mund të pranonin të shkonin qiraxhinj tek shtëpia e PL-së. Votuan kandidatin, '' Babait'' i prenë mustakun të dalë mbi perçe. Atij nuk i bie hunda përdhe, ndaj dhe sillet nëpër ekrane për të gjetur gjilpërë në kashtë, përmes ca fantazirash të sëmura, si ; '' 547 mijë votuesit shëtitës '' ''fantazma,'' të shatërvanëve e parkimeve, vezën e Kulombit që nuk i shpëtoi ta zbulojë, si për t'i thënë elektoratit nuk ka rënë nga shkallët, por prisni ''sa të mbledhë letrat atëhere mbas ''Defendrit të NATO-s'', ''Defendri i Rithemelimit'' do të zbrazë shesheve tërë arsenalin e armatimit të stivosur për zgjedhjet e 14 majit. Ç'të bëjë Babai ! Di avazin e viteve, me elektorat që tërhiqte për hunde. Ka vdekur ajo kohë. Ndaj i la shëndenë edhe pse tani përpiqet t'i gjejë nëpër rrugët, e mbushë dengjet me letra, për t'i patur në arkivën e humbjeve, se për tjetër.... E keqja e së keqes, qëndron tek fakti që lidershipi i rithemelimit, jo vetëm s'lexon humbjen, por vazhdon të qëndrojë së njëjtës gjuhe të vjedhjes së zgjedhjeve ; me bandat e krimit të ardhura nga “Dubai” që qarkullonin nëpër ''Beratra'' një javë para zgjedhjeve, makineria shtetërore e zgjedhjeve, skenari që ha veten në 32 vite, duke harruar se 14 Maji, është një erë e re në politikën shqiptare. Njerëzit nuk mund t'u besojnë më një lidershipi, me fjalor litotash e eufemizmash, kur ata i shikojnë me figurë e me zë, të vërtetat. Përpiqet të mbajnë peng demokracinë ''Ati'' e'' Biri '', edhe tani që ka dalë sheshit, thembra e Akilit të njëri -tjetrit. Por ç't'i bësh Hektorve që po mykin shpatën në këllëf !? Lideri promovohet përmes betejash(siç ndodhi me kryeministrin i sulmuar edhe nga lidershipi i së majtës, por doli fitimtar vite të shkuara, sprovuar në betejë me kundërshtarin politik përmes vizionit ) dhe jo ekranesh me tifozëri analistësh të cilët për hir të vërtetës, vuajnë nga mungesa e njohjes së realitetit të elektoratit, ndaj vazhdojnë të merren me pakica e shumica, brenda të djathtës, kur 14 maji përmbysi iluzionet. Ato duhan peshore farmacie, aq pranë janë njëra tjetrës; grupimi i rithemelimit, me PD -në. Për faj të lidershipit të kapur, është humbur aq shumë elektorat, sa nuk ka si të mos e lexosh në postzgjedhje, për të nxjerrë konkluzione e për t'u mobilizuar dhe jo të humbasësh kohë, duke u marrë me'' fantazma'', në mungesë të një vizioni, kauze dhe strategjie, merresh me ''Alienë ''. E keqja e së keqes janë ekranet e mediat vizive të cilat, në vend të merren me një lidership të ri, që t'i krijojë mundësi elektoratit të ngrejë kokën lart për të parë ylberin për 2025, shtyjnë kohën, me ''Atin e Birin'', të cilëve 14 maji u dha viston përfundimisht të dështimit, edhe pse mundohen të mbahen me ''Frymët e vdekura'' të një grushti të vogël ish pushtetarë, që s'u kursyen të firmosnin para zgjedhjeve, në lista në favor të partive të tjera.. Kjo është e keqja që shtyn të keqen të zërë rrënjë, tek elektorati i djathtë i zhgënjyer nga lidershipit ''Bashkë fitojmë'', ka humbur besim e shpresë. Koha është sot për të ngjitur në skenë vizionarë të së djathtës për të marrë në dorë fatet e saj, ngjallur shpresë e frymë e cili të mund t'i sjellë pushtetin. Kësaj fryme duhet t'i japë jetë ekrani e media, e jo të ushqejë të keqen e së keqes.