BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“E keqja më e vogël”, shqetësimi i vetëm i shqiptarëve para kutisë së votimit

“E keqja më e vogël”, shqetësimi i vetëm i

Duan apo s’duan politikanët tanë, ne shqiptarët e kemi harruar qeverisjen me duar të pastra. Por paktën diktatura na e kishte bërë të qartë me Kushtetutë se “ishte shtet i diktaturës së proletariatit”. Ndërsa sot, pas afro 30 viteve, protesta e studentëve ka në qendër të saj devizën “E duam Shqipërinë si Evropa”, të njëjtën devizë që kishin studentët e dhjetorit të vitit 1990. Mjafton kaq, që kësaj klase politike t’i vihej viza e të flakej në llumin e historisë. Po ajo hesht, sepse nuk njeh turpin. Paçka se është kjo klasë politike që ka ngritur sot në këtë Shqipërinë tonë vetëm një gjysmë shtet familjar, familje e cila vetëm e plaçkit gjithë pasurinë kombëtare pa ia bërë syri tërr. Prej afro 30 vitesh ka mbetur e pandëshkuar, pavarësisht dëmeve të mëdha që i ka sjellë këtij populli. Kjo klasë e paturpshme politike, që po e përzë gjithë popullin nga trojet e veta stërgjyshore, sot ka mbledhur plot 129 parti politike që i lëpihen njëra tjetrës, duke na treguar se sa të largët e ka moralin. Është kjo lloj klase politike që ne e shohim mirë si i ndërron një herë në 8 vjet lloj-lloj maskarenjsh që sot mund të krenohen vetëm se e kanë varfëruar aty ku nuk mban me ujë.

Po na afrohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Të ne, gjithçka është kalbur e qelbur aq sa është vështirë të kryhet ndonjë riparim. Do të votojmë pas disa muajsh për lloj-lloj “karafilash” që na i sjellin kryetarët e partive që grumbullohen si mizat e kalit duke lëpirë b… e kryetarit më të madh. Janë të paturpshëm, ndaj nuk u bëhet vonë se i shohim të gjithë ndërsa lëpijnë b… e kryetarit të madh. Është açik, kjo arsyeja që pavarësisht se 4 vjet më parë u zbatua një reformë administrative duke shkurtuar 384 njësi administrative në 61 bashki, serish shpenzimet dhe plaçkitjet vazhduan me të njëjtin ritëm. Ndërsa sot askush nuk bëzan se ku shkuan milionat pa asnjë efektivitet. Si ka mundësi që administratat bashkiake u dy e trefishuan përmes punësimit të lloj-lloj malukati të familjes së kryetarit të bashkisë. Aq sa sot jemi bërë qesharakë edhe në sytë e botës. Kjo klasë politike ka bërë një betim: popullit të mos i lërë një ditë të bardhë. Është kjo arsyeja që po e zvarrit në ekstrem, reformën zgjedhore. Pasi kodit aktual ia ka parë hajrin duke vendosur në krye të punëve lloj-lloj malukati që i lëpin b… pa asnjë merak.

Do t’i drejtohemi kutisë së votimit në fundin e qershorit të vitit të ardhshëm. Po për kë do ta hedhim votën? Për hajdutët e bythëlëpirësit e kryetarit të partisë, apo për ndonjë anëtar të familjes, që nuk po e lëshon karrigen prej afro 30 vitesh? Bash kjo është arsyeja që zgjedhjet në këtë Shqipëri të gjorë janë kthyer në një ritual qesharak. Të shumtëve as u shkon mendja t’i drejtohen kësisoj kutisë së votimit. Ndërsa shumë të tjerë që tani po shqetësohen se si mund të arrijnë të gjejnë “të keqen më të vogël” për t’ia dhënë atë të shkretën votë. Paçka se janë të pashpresë se do të mund të shembet ky gjysmë shtet i ndërtuar mbi bazën e një shteti neptiko – familjar të çuditshëm.

Sot e shohim të gjithë se si kjo klasë politike po nëpërkëmb gjithë reformën administrative. Ajo bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor ia arritën artificialisht rritjen e shpenzimeve në mënyrën më idioteske, por pa u hyrë gjemb në këmbë. Sepse kishin mbrojtjen e gjithhershme të plazhistëve të Durrësit, të cilët po i mund me shumë vështirësi edhe Vettingu që është nën mbikqyrjen e rreptë të miqve ndërkombëtarë. Gjithsesi, punësimi i nipit, kushëririt, baxhanakut, dashnores e dashnorit, të dreqit e të birit, sot është arritur një korrupsion i llahtarshëm në çdo skaj të pushtetit. Askush nuk di të të thotë se ku u shpenzuan milionat, e kush mban ndopak përgjegjësi për llumin e korrupsionit që ka mbuluar këtë vend.

Në këtë situatë, protesta e studentëve shihet si një shpresë se do të mund të shënojë fillimin e një ere të re në rrugën drejt demokracisë. Të një ere që do të mund të shembë që nga themelet këtë monstër të keqe klase politike që po i sjell këtij vendi një mal të këqijash. Është bash kjo arsyeja që studentët sërish, si afro 30 vjet më parë, brohoritën “e duam Shqipërinë si Evropa”. Pasi prej afro 30 vitesh kjo Shqipëri po zvarritet si krimbi në një moccalishtw të qelbur të ndërtuar nga kjo hale... klasë politike. 

“E keqja më e vogël” pritet të jetë deviza e zgjedhjeve që po afrohen. Edhe pse kjo klasë politike nuk do t’ia dijë, po vetëm llogarit që të fitojë beniamini i vet. Në fund të fundit shqiptarët nuk presin se do t’u ndryshojë ndonjë gjë në sofrën e tyre. Ndaj votën duan t’ia japin të keqes më të vogël. Kjo është një e vërtetë në këtë Shqipërinë tonë që sundohet nga maskarenjtë. Përderisa kemi një sundim të tillë, nuk presim të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Në mos njëri, tjetri maskara do të na vijë. “Ndaj,- thonë shqiptarët, të zgjedhim maskaranë më pak të dëmshëm”. Tingëllon groteske, po i tillë është realiteti në këtë Shqipërinë tonë.

Vetëm studentët këto ditë na treguan se diçka mund t’ia arrijmë të ndryshojmë. Vetëm të bashkojmë zërin e protestës duke larguar nga vetja llumin që po e mban lidhur Shqipërinë prej afro 30 vitesh. Dhe ta bëjmë realitet ëndrrën shqiptarë 30 vjeçare “E duam Shqipërinë si Evropa”, një ëndërr që po na fle prej afro 30 vitesh. Sepse këtë nuk e duan një grup politikanësh të pashpirt, që i kanë mbushur xhepat me para dhe me diploma “Vitrine”.

Nga Riza HOXHA