BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

E kuqja dhe e zeza e historisë

E kuqja dhe e zeza e historisë

Nuk bëhet fjalë për romanin e Stendalit “E kuqja dhe e zeza” me këtë titull, madje as për uniformën e skuadrës kombëtare, nga ku prej gjoksit e lart, janë krejt në të kuqe dhe si për ironi nga mollaqet e poshtë, me të zeza. Jo aspak! Shkrimi ka tjetër karakter dhe lidhet drejt për së drejti me ironinë që kasta drejtuese shtetërore, sikurse edhe ajo paraardhëse e saj, ose më saktë e gjithë klasa politike dhe të gjitha institucionet, duke filluar nga qendra e piramidës e deri poshtë saj (të paraprirë me bajrak në dorë nga “Tuf-instituhen”) po mbajnë ndaj epopesë së lavdishme të Luftës Nacional-Çlirimtare. Historia, si çdo shkencë e karakterit shoqëror, nuk merret thjesht me pasqyrimin e ngjarjeve, por me analizën e lindjes dhe zhvillimit të tyre, me kushtet shoqërore të një periudhe të caktuar, duke arritur kështu në përfundime të sakta. Nga analiza e tyre, që ne u bëjmë, mbase në pamjen e parë të krijohet ideja se këta studiues, historianë, punonjës të shkencës, politologë, analistë etj. duken në një farë mënyre të pavarur. Por ja që nuk është ashtu! Ata vërtetë mund t’i pasqyrojnë ngjarjet dhe fenomenet, por kjo është njëra anë e problemit. E themi këtë, sepse ajo e cila ngelet përcaktuese është interpretimi i të vërtetës dialektike. Në shoqërinë me ndarje klasore, fenomenet historike në më të shumtat e rasteve shpjegohen me interesat e klasës që është në fuqi. Duhet të kuptohemi, se dallimi klasor psh. nuk do të thotë dallimi midis partive të spektrit borgjez, pavarësisht se njëra mund të jetë më radikale, një tjetër më konservatore, dikush më liberale apo tjetra më sociale etj. Kjo për arsye, sepse partitë e sotme të borgjezisë së re shqiptare, nuk kanë asnjë ndryshim thelbësor nga njëra-tjetra, përderisa të gjitha janë për kapitalizmin, apo e thënë më zbutur... për ekonominë tregut të lirë. (Kupto skllavëri e lirë me mëditje). Ajo e cila është katërcipërisht e kundërt me to, është vetëm Partia Komuniste, e cila për nga natyra e saj, lind nga gjiri i shtresave të vuajtura të shoqërisë, thënë ndryshe nga klasa punëtore dhe aleatët e saj. Parë nga ky këndvështrim atëherë mund të themi se edhe interpretimi historik i ngjarjeve e fenomeneve ka karakter klasor. Kjo do të thotë, se borgjezia e sotme që është në pushtet, asnjëherë dhe për asnjë moment, nuk mund t’i interpretojë këto fenomene në interes të proletariatit. Ne jemi dëshmitarë, se fill mbas viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, u krijua “shtrati i ngrohtë” i lindjes jo vetëm i këtyre partive, por ato i shoqëroi dhe ideologjia e borgjezisë dhe kapitalit, kështu që për rrjedhojë tashmë “historia duhej rishikuar”, sepse ngjarjet dhe fenomenet, na i paskësh shkruar vetë PKSH-ja dhe institucionet e shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve. Po tashmë që erdhi borgjezia në pushtet? Mos vallë ajo do të pajtohej me historinë gjysmë shekullore të popullit shqiptar? Kurrsesi jo! “Vendet e lindjes komuniste”, mbas fitores së pushtetit popullor, do të kishin një karakteristikë dalluese ndryshe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore, për vet faktin se klasa e re e borgjezisë lindi nga degjenerimi i këtyre partive. Brenda socializmit. Deri në të djeshmen e shkuar, ata ishin pjesë e historisë, sepse i dhanë tonin jo vetëm luftërave çlirimtare në vendet e tyre, por ishin dhe pjesëmarrës në ndërtimin e socializmit. Ata, mbas tradhtisë dhe degjenerimit të tyre, do të merrnin përsipër tashmë një detyrë tejet të vështirë. U duhej të mohonin vetveten dhe historikisht. Por në djall të gjitha! Përderisa ata e patën mohuar ideologjinë e shtetit proletar dhe i patën tradhtuar interesat e punëtorisë, pse të mos e tradhtonin dhe ta tjetërsonin dhe historinë? Kur tradhton një herë e ke lehtë të tradhtosh vazhdimisht. Dhe ata ashtu vepruan. Në të gjitha këto vende, pa përjashtuar as Shqipërinë, historia u deformua në mënyrën më të keqe. Ushtria e kuqe Staliniste, e cila shkatërroi nazizmin gjerman, duke e çuar deri në strofkën nga ku kishte nisur sulmin, u njehsua dhe barazua me ushtrinë dhe hordhitë hitleriane. Imperializmi botëror në aleancë me reaksionin e brendshëm, aspak nuk bënë dallim midis dy etapave të shndërrimit të saj. Etapa e parë ishte ajo e një ushtrie me të vërtetë çlirimtare, popullore dhe revolucionare, teksa etapa e dytë, si rezultat i tradhtisë u karakterizua nga humbja përgjithmonë e karakterit të saj dhe për rrjedhojë, nga ushtri çlirimtare u kthye në një ushtri, që përbënte rrezik për popujt. Me këtë rast e gjithë përmbysja u shoqërua dhe me denigrimin e të gjitha arritjeve jo vetëm të luftës, por dhe të ndërtimit të socializmit. I habitshëm, por jo i pa pritur, është fakti se dhe në Shqipëri ndodhi i njëjti fenomen. Shumë prej nesh janë ende dëshmitarë të tjetërsimit në mënyrën më të paturpshme që disa historianë, akademikë, studiues, hartues të volumeve të Luftës Nacional -Çlirimtare ju kthyen në të kundërt pa pikë turpi asaj që ata kishin shkruar vetë. Ambasadorë në OKB apo në vende të tjera shkruan me të zezë përmbi të kuqen e gjakut. U ngritën ish-ballistë me vulën e pulave në dorë dhe ish-kolaboracionistë, zogistë të mbretit në arrati, aventurierë e deri në diversantë të zbulimeve të huaja të “trimëroheshin” mbas beteje. Mbase ata, për momentin historik dhe shansin që u erdhi i papritur, mundet të mos besonin dhe aq shumë, por ama kur e panë se rruga e tradhtisë ishte po aq serioze sa dhe tradhtia e tyre, atëherë morën revanshin duke iu imponuar klasës dirigjente (mikse të asaj pjese të PPSH-së, së degjeneruar), e cila ishte ende në fazën embrionale, latante, e pakonsoliduar dhe disi e çoroditur. Hapi i parë do të ishte heqja e nocionit “populist” apo sikurse shqiptohej dikur “popullore”. Duke u hequr sistemi qeverisës i Republikës Popullore, ajo do të quhej Republika e Shqipërisë, Kuvendit “ popullor” do t’i hiqej fjala popullore, po kështu Ushtria Popullore do të quhej thjesht Ushtria, Policia Popullore do të quhej Polici, për t’u marrë më vonë me datat historike duke nxjerrë si “dëshmitarë” në ekranet e Tv, ata që kishin ngrenë sëbashku dhe ishin venë në shërbim të fashizmit, të cilët po këta na “vërtetonin” se epopeja e lavdishme e Luftës Nacional-Çlirimtare, nuk na qenkësh e tillë, sepse PKSH kishte bërë luftë civile dhe jo kundër armikut, se nuk na qenkëshin 28 mijë dëshmorë, por as 2 mijë të tillë, se Enveri na i paskësh tradhëtuar shokët e tij dhe se ai na qenkësh një shërbëtor i bindur i Titos (Mjeranët që nuk e dinë se ne me titistët për gjysëm shekulli u hëngrëm dhëmbë për dhëmbë e nëse do të ishte ashtu, bandat e diversantëve nuk na hidheshin nga Jugosllavia), se ne i tradhtuam ballistët e legalistët! Çudia më e madhe (sa që habiten dhe vet nazistët), se gjatë luftës paskemi bërë dhe krime etj etj. E gjithë kjo maskaradë, për këtë gati 30 vite i ka çuar ata deri në atë pikë, sa që është vështirë të kuptosh se kush është më i egër kundër gjysmës e shekullit që përjetoi Shqipëria pa shtypje e shfrytëzim klasor! Të jetë ish-klasa e cila u kish pirë gjakun dikur popullit, apo gjakpirësit dhe vampirët e rinj të klasës se re borgjeze, që i kishim dikur në drejtimin e partisë dhe shtetit proletar?! Dialektika e zhvillimit të ngjarjeve, vërtetoi dhe vazhdon të vërtetojë, se në disa raste herë del në krye ish-llumi i vjetër i feudo-borgjezëve klasikë dhe herë balta e re, e cila ka marrë bekimin e Europës dhe Amerikës, për të përbaltur me llumin e vet, çdo arritje të Shqipërisë socialiste. Nisur nga kjo, aspak nuk duhet të çuditemi, nëse i hiqet emri i kryekomandantit të Luftës Na-Çl, Enver Hoxhës dhe të bëhet “hero liberator” Mithat Frashëri, apo përballë bustit të Avni Rustemit të vendoset Ahmet Zogu, nëse përballë Ndrec Ndue Gjokës e Bardhok Bibës të vendoset busti i Mark Gjon Markaj apo i Muharrem Bajraktarit dhe përballë bustit të Qemal Stafës të vendoset ai i Berishës apo Edit. Ja pra si vërtetohet mbi baza klasore historia. Ajo deformohet, shtrembërohet, tjetërsohet, ku bashkëpunëtorët e fashizmit dhe kolaboracionistët,dalin heronjtë e vërtetë, ku partizanët, komandantët e komisarët e luftës, rezultojnë se jo vetëm që nuk paskan luftuar, por madje nuk kanë qenë dhe as fitimtarë. Epoooooo...hordhitë e fashistëve modernë shqiptarë, paskan patur të drejtë të klithin si në “natën e kristaltë” të hitlerianëve në nëntorin e 1938-tës, por jo me thirrjet kundër çifutëve, kësaj radhe kundër komunistëve dhe pensionistëve, madje nuk thyen as xhama, por se ç’përgatitën ca litarë dhe hanxharë. Veçse harruan të merrnin dhe ca brisqe te berberi! Historia do të flasë dhe për këto, sepse është ka për bazë të vërtetën. Ajo nuk ka nevojë të mbrohet nga askush sepse e vërteta përherë është e dukshme. Mbi të kuqen e gjakut nuk mund të shkruhet me të zezë. Nëse elementë të veçantë të progresit, nëse njerëzit e ndershëm e kurajozë, dalin në krah e mbështetje apo në mbrojtje të së vërtetës historike, ata nuk kanë bërë gjë tjetër veçse detyrën qytetare. Po tashmë shtrohet pyetja: Kjo Ushtria Nacional Çlirimtare, a e kishte një komandant? Nëse e kishte përse nuk përmendet? Përmendin dhe rehabilitojnë Taten, aventurier të Frashërllinjve. Pyes Ramën, Berishën, Metën bile dhe Alimadhin (Lulin nuk e pyes se ai nuk e njeh as historinë e as matematikën) a mund të më thoni, se cilin qytet të Shqipërisë kanë çliruar ballistët? A mund të më thoni e ka ndonjë dëshmore heroinë të luftës Balli dhe Legaliteti?! Ata dhe sot na hiqen sikur paskan bërë namin në luftë, por kur qenkëshin të tillë pse krerët e tyre ja mbathën bashkë me gjermanin duke i braktisur dhe ballistët e legalistët e thjeshtë si Arifin me shokë? E çfarë ndryshimi na paskëshin dhe këta nga Zogu, teksa ai iku ditën e fillimit të luftës, këta të tjerët për të zezën e tyre, ditët e fundit të luftës?! Kështu që Epopeja e lavdishme e Luftës Nacional-Çlirimtare nuk ka e s’mund të ketë dy të vërteta. Ajo qëndron nga ana e fitimtarëve. Të marrësh artificialisht reparte tradhtarësh, bashibozukësh, kolaboracionistë, bashkëpunëtorë të fashizmit e t’i rreshtosh te forcat çlirimtare, do të thotë se vet fashizmi paska qenë ai që e ka luftuar fashizmin dhe fituan mbi nazifashizmin.

Ja pra si i interpreton dhe vërteton shkenca e historisë ngjarjet dhe fenomenet. Edhe në luftë patëm dy ngjyra: të kuqen e gjakut mbi flamur të larë me gjakun e dëshmorëve, por dhe të zezën e këmishëzinjve e të tradhtarëve!

Nga Ylli Meçe