BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

E madhe për të qenë e bashkuar, e vogël për të qenë e ndarë!

E madhe për të qenë e bashkuar, e vogël për të

Janë të vogla përpjekjet e pushtet humburve në Tiranë (të cilët sigurisht janë kaq të zgjuar sa të kuptojnë se kur era është në velat e tyre) në krahasim me ndarjet dhe stërmundimi i vendeve anëtare të BE-së për të pasur qëndrime unitare. Nëqoftëse në Tiranë ka një lojë e cila është kundër integrimit, kjo ka të bëjë me modelin e shqiptarit kundër shqiptarit për thesin e miellit në magjen personale dhe ferlikun e pushtetit. Nuk ju plas shumë në Tiranë për shqiptarët për në BE. E dini pse? Sepse shqiptarët në fund të fundit, kanë ikur në masë dhe sërish do të ikin sa herë të mërziten dhe t’ju vijë për mbarë. Nuk ka se kush i pengon dot më.Shqiptarët të mërzitur nga loja e politikës së Tiranës (360 gradë) për pushtet si në opozitën e sotme delirante dhe qeverisjes "nuk kanë asgjë për të humbur" në se ikin. Shqiptarëve askush nuk mund t’ju aplikojë më kush një klon tipikisht si ai i Enverit. Edhe sikur t’jua kthejnë vizat, shqiptarët do të ikin, sepse e shikojnë se pafuqia e tyre për të krijuar elita të reja politike dhe riciklimi i të vjetrave pa pushim "vetëm një demokraci ju siguron", pikërisht atë të largimit nga vendi i tyre. Nga vitet ’90-të në shtetet fqinje perëndimore në BE sikundër është Italia dhe Greqia janë ndërruar dy "elita" politike dhe ato që kanë ikur nuk i shikon më! Në Shqipëri sërish ligjin dhe marrëzitë më të mëdha vazhdon ti bëjë një njeri i "themelimit" të demokracisë dhe dashnor i pushteteve të abuzuarve si Sali Berisha dhe ato mbas tij në spektrin politik, adhurojnë mënyrën e një "katallan absurdi" në politikën shqiptare. Qëndrojnë me dekada sipër partive që i kanë domene dhe pastaj tentojnë të bëjnë dhe "integrime në Europë". Po këto janë për ti qarë me shami natën dhe ditën!

Tani është kuptuar qartë se Bashki i Europian ka probleme të mëdha! Një nga problemet e mëdha është raportet që ka Brukseli ose drejtimi zyrtar i Unionit me kancelaritë e përveçme në jo vetëm vendet e mëdha, por dhe ato më të vogla. Njerëzit e BE-së dhe qeverisë së saj, janë optimistët dhe shtyrësit për Integrim dhe të Ballkanit Perendimor, kur kancelaritë e Parisit, Berlinit dhe mbas tyre shumë vendeve, kanë jo notat thjesht të skepticizmit, por dhe pesimizmit të madh. Macron e ka bërë të qartë, biles fare të qartë se e do Ballkanin Perëndimor në BE, por pa një rregullim ose më mirë një "formatim" të vetë BE-së është pothuaj e kotë. Merkel me përpjekje të mëdha për të bërë "compatible" disa pjesë të unionit dhe akoma halli i shpërbërjes së tij nga shtysat nacionaliste, destabiliteti i madh i Italisë dhe viti tjetër i cili ka për të dyshuar shumë zgjedhjet dhe njerëzit pro EU dhe që sipas parashikimeve do të rrisë në përfaqësim ato kundër EU-së në vetë EU është sigurisht një katastrofë politike unitare?

Pastaj vetëm ai "Ballkani Perëndimor" sikundër e quajnë është një diçka jo kaq shumë "compatible" dhe politikisht e financiarisht e vërtetë që tashmë nga shumë analiza del qartë se kemi të bëjmë me një "not copliance" ose butë e thënë - jo përputhshmëri. Nga të gjitha fjalët e tjera ato të kryeministrit për vonesat e UE-së në raport me ne, që denoncon fillimin e boshllëkut dhe vonesës nga "Europian Union" janë më të vërtetat, kur këtë boshllëk e sqaron si model që mbushet nga Rusia dhe ndonjë fuqi tjetër.

Ballkani i jonë ose ky perëndimori, ka problem të madh "përputhshmërie" me perëndimin Europian! Ballkani Perëndimor nuk është kaq shumë i përputhshëm me Europën Perëndimore. respekti dhe dëshira nuk mund të konsiderohen përputhshmëri!

Nuk përputhen në legjislacione të pakryera akoma dhe pse ka plot të realizuar në letra! Nuk kanë përputhshmëri në raport me kontrollin financiar dhe progresin ekonomik! Nuk kanë plotësuar reforma dhe sidomos të gjithë janë shumë dobët në reformat në drejtësi?! BE-së ju duhen 10 miliardë euro, por kjo nuk është një shifër reale, për të mbështetur një Ballkan të distancuar në infrastrukturë dhe transport?! Ballkani është qendër korrupsioni dhe ne shqiptarët biem akoma më tepër në sy në saj të karakterit gjaknxehur dhe edukuar keq si gjithmonë kundra njëri tjetrit! Ballkani ka tendencën e kalimit në autokraci, duke abuzuar me lirinë e keq përdoruar dhe ligjet e vendeve respektive! Ballkani ndikohet shumë nga jashtë dhe nga interesa meskine individësh në majë të piramidave politike dhe qeverisëse! Ballkani është model qeverisës korruptiv në pothuaj të gjitha qeveritë e tij dhe kjo nuk do ndonjë studim të madh, por ka diçka dhe kjo diçka është se "grotesku" më i madh kryhet në politikën shqiptare. Junker, Tusk dhe Mogherini e Hahn, mbase janë optimistë, por Merkel e Macron dhe të tjerët më poshtë tyre, kanë probleme të mëdha dhe duket sikur janë të gjysëm rakorduar, kur në fakt ka biseda dhe koncepte kaq ndryshe sa që ne duhet të kuptojmë qartë se qershori rrezikohet shumë.

Vetë fjala e zotit Rama i cili tha se "u ktheva më optimist se shkova" e kishte fjalën për Sofien që të bën të dukesh sa afron data e qershorit edhe më pak optimist janë aty lart?! Pse? Sepse doza e optimizmit në "shtim" dedukton një pesimizëm të qartë një muaj e ca ditë përpara vendimit! Një mos hapje "bisede" me BE-në në qershor dhe pse Lulzim Basha lutet përditë se kështu mendon se largon Ramën nga pushteti, do të ishte një ditë aspak e mirë jona me perendimin e vetë ai me veten! BE-a sigurisht ju duhet të shikojnë pak veten dhe nuk kanë kohë të merren me shqiptarët dhe maqedonasit! Përkundrazi kancelaritë mëdha - duhet të zgjidhin disa probleme të mëdha të vetes dhe funksionimit të vetë Unionit! Perspektiva është zymtë dhe vetëm një njeri në delir entuziasti mund ta besojë deri në fund këtë mesele. Duan të gjithë, por mjafton të mos duan shumë pak vetë nga 27-të dhe ne nuk do të vonohemi, por do të kthejmë velat si PD-ja me erën në kurriz dhe modelin jo perëndimor në mendje, për të shkuar në fund të detit, aty ku nuk merret vesh ku shkoi dhe aftësia integruese! Kjo siguri është e frikshme dhe nuk dihen se kush janë recetat e mbajtjes së shqiptarëve me optimizëm të vazhdueshëm në të vërtetë. Te ne është kollaj në politikë, sepse njëra palë do të thotë "është qeveria e krimi dhe tjetra është opozita e degraduar", por problemi është se kanë mbaruar dhe recetat e një Unioni të qartë në vendimmarrjet e tij?

"Not compliance" në mënyrë të edukuar për të mos thënë "not compatible" sepse përveç natyrës ballkanike të shtrydhur mes perëndimit dhe historisë me lindjen otomane është dhe kriza e madhe vetë Unionit dhe shteteve përbërëse në të. Makron mendon se ka mundësi të riorganizohet një diçka e tillë, por dikush mendon se idesë po i vjen realisht fundi dhe vetëm burokracia e Brukselit, po reziston si optimiste. Ky moment ndan akoma më shumë Unionin nga Ballkani Perëndimor dhe që është një hendek më i madh se 10 miliardë euro që nga BE-ja do të tentojnë të sistemojnë të gjitha vrimat e Ballkanit të ashtuquajtur perëndimor. Në Bruksel e dinë se në Ballkan këndohet dhe vallëzohet ndryshe, falesh ndryshe dhe për më tepër votohet dhe qeveriset ndryshe. Përafrimi pastaj është një diçka që më shumë se me lekë, bëhet me kohën në dispozicion. E në "tërheqjen universale" një trup nuk afrohet në orbitën e trupit tjetër më të madhe duke mos luajtur fare asnjë centimetër orbita e të madhit! Ballkani ka kohë sa të duash, sepse është mësuar të sillet në kohë humbje, por koha po i mungon seriozisht Unionit për vete. Gjithsesi analizat mund të jenë dhe kështu dhe ashtu, por në fund të fundit ishte (është) një ëndërr e madhe e një Europe të madhe me Shqipërinë dhe shqiptarët brenda! Urojmë të realizohet! Në të vërtetë sikundër thotë dhe Daniel Faucher "Europa është tepër e madhe për të qenë e bashkuar. Por është tepër e vogël për të qenë e ndarë. Fati i saj i dyfishtë është pikërisht kështu! Kanë kohë që përpiqen ta zgjidhin këtë moment të dyfishtë dhe ne po jetojmë një kohë që ky fat po trandet ashpërsisht edhe në dyert jo kaq të forta e sigurta, të shtetit e vendit tonë!

Nga Besi BEKTESHI