BREAKING NEWS

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e Lleshaj më të rrezikuarit, sondazhet fundosin shumicën e anëtarëve të kabinetit

Ja ministrat që pritet të shkarkohen në vjeshtë, Majko e
x

Opinion / Editorial

E nxori dhe çekun e bardhë lulushëria

E nxori dhe çekun e bardhë lulushëria

Meqë nuk e gjeti dot çelësin që e shpie lulushërinë drejt pushtetit me babale, tani i është drejtuar çekut të bardhë, si mundësia e vetme për të ardhur në pushtet. A thua të besojë më ky popull çeqe të bardhë për të dalë nga kjo gjendje? Dikur i ndjeri Franz Kafka pati thënë: “Më vrit, ndryshe je vrasës”. Kush nuk e kupton këtë thënie le të kërkojë ndihmë. Unë mund t’u them vetëm kaq: Nëse jam duke vdekur vrimë që të mos vuaj më. A e keni parë Lulushin në shëtitjet që ka bërë këto ditë nëpër rrethinat e Tiranës? Vete takon nja pesë të ashtuquajtur fermerë,që nuk hyjnë tek ata që nuk përfitojnë ndihma nga shteti dhe i pyet nëse i ka ndihmuar shteti. Atje i lëshon të gjitha bateritë e gënjeshtrave, se kur të vijë në pushtet të gjithë do të hanë me lugë të florinjtë, nënkuptoni, me lugë bosh. Përse nuk është i besueshëm ky Lulushi, që vazhdon të thërresë “Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa?” E para e punës, kush e pengon këtë tertelicë mulliri ta bënte Shqipërinë të tillë? Ai ishte në pushtet, por preu vetëm shirita pa bërë asnjë vepër. Po më shumë e ndriti kur drejtoi Tiranën katër vite dhe nuk na la një vepër për ta besuar. A thua të ketë mësuar ky këto vitet e qenies në opozitë? Unë e kam ndjekur me vëmendje Lulushin dhe lulushët e tjerë mbase shikoja ndonjë alternativë bindëse, po deri tani kam dëgjuar vetëm një shprehje: “Kur të vijmë në pushtet…”. Mirë more Lulush, të presim të vish në pushtet, po si do të vish? Çfarë do të bësh ndryshe nga këta, se deri tani nuk na ke thënë asnjë gjë? Kemi parë vetëm çeqe bosh. Na ke thënë, se po shpalos programin ekonomik, po deri tani ke vetëm fjalë. Mirë që premton se do të ulësh çmimet e do të ndihmosh bizneset e fermerët, po nuk na ke bindur për të dhënë të paktën një formulë, se ku do t’i gjesh këto të ardhura. Miku im, rapsodi popullor i Labërisë, Feti Brahimi, ka nja dy vargje të bukura: “E vërteta nuk ka lindur,/Se akoma s’na ka bindur”. Na bind,ore burrë i dheut që të mbështesim. Lulushi të katër vitet që ishte në Bashkinë e Tiranës nuk kishte asnjë problem, as fatkeqësi natyrore që ta pengonte dhe nuk na la një gjë që ta mbanim mend. Kjo qeveri që ai shan që në mëngjes e gjithë natën, po punon në kushtet e dy fatkeqësive të rënda dhe me katër opozita, që vetëm shajnë, pengojnë e shpifin. I pari jam unë që nuk bindem me këto që na ke thënë deri tani, o Lulush. Nëse ke vërtet një program më të mirë nga ai i qeverisë, na e shpalos që ta shikojmë, të gjykojmë, të bindemi, të votojmë. Njerëzit tani nuk duan ta dinë për parti e partiçka, as për tellallë, po kërkojnë atë që është më i besueshëm. Mirëpo me atë politikë që keni ndjekur deri tani nuk mund të bindni asnjë njeri. Me ato llogaritë tuaja 7X7=42, nuk të ndjek njeri prapa. Mësoje tabelën e shumëzimit dhe politikat ekonomike dhe kur të na thuash të vërtetën, jemi me ty. Fatmir Mediu e ka ndjerë që tani që nuk i fiton dot zgjedhjet opozita dhe ka deklaruar se me Ramën kryeministër nuk futen në zgjedhje. U kthyen te avazi i vjetër. A thua të binden ata mijëra “kokëpalarë” që i cilësoi Presidenti për t’u mbështetur? Populli nuk të harron dhe kur t’i vijë mundësia, të ndëshkon rëndshëm. Qeverinë e partitë mund t’i shani me gjithfarë epitete, po me popullin e Shqipërinë nuk keni punë, se ata janë tuajt. Dhe kur shani ata shani veten tuaj. Po të mos bindeni, lexoni gazetat dhe mediat, që nuk pushojnë së thëni: “Shqipëria me krime”; Shqipëria me korrupsione”. E kujt është kjo Shqipëria,e jona apo e botës? Po këta farë opozite a kanë ndonjë copë Shqipëri? Populli bindet me çeqe të mbushur me vlera, jo bosh. Kur na nxorët çekun e bardhë në mitingun e Beratit dhe e tundët derisa e gënjyet popullin dhe ua dha pushtetin, erdhi një miku im nga Amerika e më tha: “Pse e gënjeni popullin, kush është ai budalla që të japë çek të bardhë”. Po ne i prishëm të gjitha ç’kishim, i thashë, se do të na i ndërtonit ju. Ju na gënjyet apo këta? Po ai më tha: “Ne nuk kemi premtuar çek për ju, po këtë që keni bërë do ta vuani gjatë”. Ne na intereson që Lulushëria të dalin të gjithë në fushatë mbase na jepni ndonjë alternativë më të mirë se kjo e qeverisë, po hiqni dorë nga gënjeshtrat. Populli nuk bindet me të sharë qeverinë pa asnjë argument, sepse nuk keni bërë asnjë denoncim për krime e korrupsion. Deri tani nuk na keni thënë gjë se si mund të qeverisni më mirë ju. As urrejtja nuk është alternativë. Deri tani na keni nxjerrë disa çeqe të bardhë, përpiquni t’i mbushni, që të bindemi dhe ne.