BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Opinion / Editorial

E para, ku ishin kur ne.... e dyta, kujt po i ankohen, “doktorit historik”!?

E para, ku ishin kur ne.... e dyta, kujt po i ankohen, “doktorit

Mbas kongresit historik të quajtur “Lulzim Basha” që u zhvillua në “Pallatin e Kongreseve të partisë”, sigurisht e kanë pësuar dhe ajo pjesë e fundit e demokratëve që kanë demokracinë si ide. Po, u larguan ajo “shtresë politike” që akoma beson se bën pjesë në një parti demokratike (që i thotë vetes) ajo e Lulzim Bashës me pronar Sali Berishën. Një nga “dhjetoristët e fundit” që kishte mbetur në Këshill Kombëtar kësaj radhe nuk doli “ i zgjedhur” dhe jam i qartë pse. Po pra, sepse ka mbetur “anakronik” për mendimet e “anëtarëve të leverdisë” në PD. Beson te demokracia, nuk vjedh dhe nuk pranon të ndryshojë ideale si bazë filozofike dhe kulturore e papranueshme sot në PD dhe e papranueshme pothuaj gjithmonë aty dhe kudo. Ai tashmë është “i lirë” dhe këtë e thotë dhe vetë. Mirëpo lexova atë shkrim që duhet të vinte domosdo mbas këtij kongresi tip Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe që ishte i Nishanit. Sepse dikush tenton dhe për provokacion t’i ndajë. Ose ta bëjë Bashën disi më ndryshe babait të tij politik. Kurse unë kam bindjen se Basha është me shumë më pak veti dhe cilësi në politikë se sa Berisha. Është lapidari mediokritetit politik në Shqipëri. Akoma dikush beson ndarjen e tij nga Berisha.  Po lodhen kot, ata janë një dhe unë që në janar të vitit 2014-të thosha: https://sot.com.al/politike-intervista/besi-bekteshi-dyshja-berisha-basha-si-don-kishoti-me-sanço-panço. Janë një “pendë qe”. Basha është zgjedhje e Berishës dhe pikë. Mirëpo në PD, tashmë kanë problem me reagimin. Në Shqipëri si PS, PD dhe LSI kanë afërsitë e tyre politike jo reaguese, sepse deliri dhe mitomania politike sundojnë në marrëzinë politike dhe padrejtësinë ku jetojnë ose – politizojnë si jetë biologjike. Mos reagimi i një shumice që shikojnë se çfarë dreq rruge ka marrë PD me Berishën dhe Bashën nuk është “ruajtje e PD-së”, por frikë nga reagimet e mitomanisë militanteske post komuniste të komanduar nga lidershipi i vjetër dhe i ri sot në PD. Por Bujar Nishani reagoi. Ka thënë shumë të vërteta. Ja disa: Kuvendi i fundit Kombëtar ai i 17 korrikut 2021, megjithëse i pari në llojin e vet do të duhet të harrohet sa më shpejt. Si shumë fenomene që po i ndodhin PD për herë të parë në historinë e vet, ashtu dhe Kuvendi i saj Kombëtar për herë të parë u kthye në një Teatër Absurd. Kuvendi Kombëtar i PDSH u mblodh jo për të adresuar hallin politik të PD e demokratëve, të opozitës shqiptare e vuajtjeve të shqiptarëve, por u thirr për të mbuluar hallin politik të L. Bashës. Situata e rëndë për PD dhe opozitën si institucion kërkonte krejt tjetër gjë. Dramatikisht tjetër. PD vinte në këtë Kuvend me humbjen e 4 (katërt) radhazi përballë kundërshtarëve të vet. PD për herë të parë në historinë e saj mbetet 3 (tre) mandate rresht në opozitë, (12 vjet) dhe me risk shumë të lartë për ti humbur përsëri zgjedhjet e radhës. PD vinte në këtë Kuvend më e përçarë se kurrë dhe me një strukturë në kaos, të lënë në mëshirën e fatit për vite me radhë. PD vinte në këtë Kuvend pa asnjë kolonë identiteti si parti konservatore, pa ideologji, pa ekip përfaqësues, me humbje të madhe besimi pas dështimit të rëndë elektoral. PD vinte në këtë Kuvend me rezultate fataliste, duke marrë në zgjedhjet e 25 prillit 60 mijë vota më pak se sa në vitin 2013 kur doli humbëse pas 8 vitesh në qeverisje dhe me 120 mijë vota më pak se sa në 2009 kur ishte fitorja e fundit për PD. Kuvendi duhej të ishte vendi dhe koha e analizës përfundimtare, e reformimit tërësor të statutit të partisë, e marrjes së përgjegjësive politike, të ideimit dhe qartësimit të parimeve ideologjike dhe kolonave themelore të partisë, të miratimit të tezave të betejës politike, e vijave të kuqe ndaj regjimit përballë, e hapësirës për qytetarinë e stilin modern të bërjes politikë, të ndryshimit radikal të modelit për krijimin dhe funksionimin e instrumentave dhe institucioneve brenda partiake. Duhet të ishte Kuvendi i “Pikave mbi i”. Duhet të ishte momenti i fillimit të rikthimit të shpresës. Të gjitha këto, u refuzuan e u zëvendësuan me një Teatër Absurd. Të vetmet ndryshime statutore ishin kundër vetë partisë, kundër vetë anëtarëve të partisë. Ky Kuvend kishte shumë punë për të bërë, por nuk bëri asnjë. E vetmja retorikë dhe akt statutor i këtij Kuvendi ishte garantimi i “represionit” të L. Bashës mbi Partinë Demokratike. L. Basha vendosi pas 8 vitesh t’i tregojë “dhëmbët” e pushtetit të tij anëtarësisë, simpatizantëve, veprimtarëve, votuesve të Partisë Demokratike. L. Basha nuk e kupton dot se kjo sjellje qesharake e degradon edhe më shumë perceptimin per të në mes anëtarësisë së PD, në mes votuesve të PD e madje tek i gjithë opinioni publik. L. Basha pasi e ka zvogëluar, dobësuar dhe kthyer Partinë Demokratike pothuajse në një Organizatë me kohë të pjesshme, (për nga forca politike dhe perceptimi publik) tashmë po injekton në të edhe mungesën e seriozitetit. L Basha nuk do garë se nuk do hapjen e partisë. Nuk do hapje se ka frikë nga kontrasti i madh me personalitetet që mund të integrohen në PD, që do ta ekspozonin atë totalisht në syrin dhe gjykimin e opinionit publik. L. Basha ka tmerr nga kontrasti, pasi “borxhlinjtë” e tij nuk do thonë dot më: “po iku ai, kush do të vijë”. Ai nuk ikën se ka gjetur punë në PD. Nga puna kur je i paaftë e bën dëm, veç të pushojnë. Vetë nuk ikën asnjë i paaftë. L. Basha nuk do meritokraci e të aftë. Qartë Nishani por... Absolutisht dhe të tjera kritika (më poshtë) dhe konkluzione shumë të drejta për një demokrat që po reagon. Por unë tani kam një pyetje jo vetëm për zotin Nishani, por dhe shumë demokratë që sot mendojnë si ai dhe ose nuk flasin ose nuk reagojnë ose ikin e shkojnë me kokën varur. Por tashmë për ato që marrin guximin dhe flasin pyetja është: Ku ishin kur ne i kemi thënë pikërisht këto probleme të mëdha në PD. Kur them ne, dua të them jo vetëm gazetarët dhe opinionistët, por dhe njerëz të liberal demokracisë, të së djathtës humane dhe europiane. Të një konsensusi që vërteton se PS-ja tashmë, po bën dëme shumë më tepër se të mira në pushtet. Sepse po transformohet nga partia e të majtës në atë të një ekstremi politik dhe financiar si plutokraci e kamur dhe jashtë demokracisë. Ku ishin, kur po bënim të qartë se çfarë po përgatit Basha dhe mbas tij Berisha. E ky është problemi dhe i Nishanit dhe njerëzve që në fakt duan PD-në në fund të fundit demokratike. Ku ishin kur po thuheshin këta elementë të sundimit të dyshes në fjalë dhe komandës idiote mediokre të Bashës prej tashmë modelit “nga humbja në humbje”. Ku ishin, pse nuk reaguan dhe pse kaq vonë? Pse e lanë të “mahiset dhe të qelbet” kaq shumë gjendja në PD?! Pse e lanë të kthehet partia në një “levere - feltere” që bëhen dhe gjellët dhe lahen dhe teshat e ndyta. Pse?! E problemi është se nuk kanë kujt t’i ankohen në parti. Ata e dinë se PD është akoma e Berishës. E Berisha, Bashën do të mbrojë dhe Basha, Berishën do të mbrojë, sepse gjërat më të rënda për SPAK i kanë bërë bashkë. E kam fjalën se ky është pakti dhe jo ndonjë respekt kaq i madh i ndërsjelltë. Si Nishani dhe të tjerë aty, nuk guxojnë të shkojnë deri te Berisha për të kuptuar se ku është faji realisht. Kujt pra kujt po i ankohen- doktorit historik?!