Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E përbashkëta e sotme mes nesh dhe DDR, kur u shpik muri i turpit!

Postuar: 10/11/2019 - 07:40

Kaluan 30-të vite nga ajo natë dhe pastaj ditë e bekuar e rrëzimit të Murit të Berlinit, ose turpit më të madh të kohës moderne mes popullit dhe kombit të jashtëzakonshëm gjerman! Ishte një ditë ku lotët e gëzimit nuk mbaheshin kur nga Rai, shikonim turmat e gjermanëve që vërshonin në Perëndim! Atyre pra - gjermanëve në Lindje dhe të mbajtur me dhunë nën një regjim komunist represiv dhe në ndarje kombëtare në mënyrë të poshtër! Bota pa qartësisht dhe humbjen e vërtetë, të qartë dhe të pastër, mes demokracisë dhe regjimit autokratik, shtypës së lirisë, vrastar, e ndarjes së turpshme të kombit si ai i Gjermanisë Lindore! Bota mbarë pa gëzimin e atyre që po përjetonin çastin e lirisë, duke rrëzuar murin e turpit! Po ashtu po gëzoheshim dhe ne! Në atë kohë DDR ose Republika Demokratike Gjermane, pushoi faktikisht së jetuari dhe më vonë edhe politikisht, por akoma më shumë ekonomikisht! Ne megjithëse të drobitur dhe pa shpresë, filluam të besojmë se edhe pse kaq në mizerje dhe marrëzi politike, diçka do të fillonte për mirë! Pse po e kujtoj këtë çast? Çfarë ka sot të përbashkët mes murit të Berlinit të ngritur në 1961-shin dhe ne sot!? Për këtë më duhet pak histori. Berlini i ndarë në dy pjesë mbas luftës dhe gjysma lindore i takoi sovjetikëve, kurse gjysma tjetër perëndimore, ose amerikanëve, britanikëve dhe më vonë u futën dhe francezët në pjesë! Por i gjithë Berlini ishte si kryeqyteti i dikurshëm krejtësisht në zonën e pushtimit sovjetik dhe sigurisht Berlini Perëndimor ishte një oaz i demokracisë në Gjermaninë Lindore! Ky ishte dhe problemi i madh i sovjetikëve dhe gjermanëve komunistë në atë kohë! U tentua të bllokohej Berlini perëndimor nga toka, por amerikanët e mbajtën me ushqime atë me anën e urave të aeroplanëve, duke i treguar botës se nuk tërhiqen! U bënë provokacione sidomos te vendkalimi Charli, por dhe kjo dështoi si model sovjetik dhe gjermano-lindor! Në fakt, aty gati nisi lufta me tanke, por Krushovi nuk pranoi të niste një luftë për hatër të një njeriu të indoktrinuar si Walter Ulbricht ose sekretari i parë i Partisë Socialiste të bashkuar gjermano lindore! Ndërkohë amerikanët futën markën perëndimore (e printuar në Washington) në Gjermaninë Federale dhe po ashtu dhe në Berlinin perëndimor! Brenda një dite gjermano perëndimorët dhe në Berlin, u bënë pesë herë më të pasur se vëllezërit e tyre në Lindje! Perëndimi po tregonte superioritetin e tij të madh kundrejt sovjetikëve dhe gjermanëve të Lindjes besnikë të BS-së! Tashmë po shikohej qartë se çfarë avantazhi kishte demokracia përballë një regjimi komunisto-lindor në Berlin! Çfarë avantazhi kishte liria përballë robërisë, mungesës së fjalës së lirë dhe ekonomisë së tregut! E ku? Mes popullit gjerman të ndarë padrejtësisht përgjysmë! Në këtë kohë, filloi dhe largimi në masë i gjermanëve të Berlinit Lindor drejt Perëndimit apo Berlinit Perendimor. Ata iknin, sepse sipas marrëveshjeve mund të kishte një lëvizje disi të lirë! Për një kohë të shkurtë ikën në Berlinin Perëndimor 150.000 mjekë, inxhinierë, mësues, historianë, akademikë, profesionistë të kualifikuar etj etj! Por pastaj kjo gjë u shtri dhe te populli më i thjeshtë dhe kështu realisht filloi rreziku i zbrazjes së Berlinit Lindor! Shifra u rrit në mënyrë të lartë dhe brenda vitit nga një popullsi prej 2.5 milionësh po iknin rreth 100.000 njerëz në vit! Po tentohej dhe nga vetë Gjermania Lindore që kishte Berlinin Perendimor një oaz kapitalizmi! Kjo alarmoi komunistët gjermanë të Lindjes dhe vetë Ubricht, i cili iu lut rusëve dhe Hrushovit, që nuk pranuan në fillim të reagonin! Por hemorragjia e Lindjes drejt Perëndimit po rritej, duke treguar se komunistët kishin humbur betejën e sistemeve, ose luftën me demokracinë perëndimore si në planin human, atë ekonomik dhe sidomos me lirinë dhe demokracinë! Përpara se të niste ndërtimi i murit, Walter Ulbricht mashtroi Perëndimin dhe Lindjen, duke gënjyer në një intervistë me gazetaren perëndimore Annamarie Doherr sepse i tha: Askush nuk ka në mend të ndërtojë një mur për të ndarë në dy pjesë një qytet! Por në natën mes 12 dhe 13 qershorit 1961, berlinezët e Lindjes dhe Perëndimit, panë një mur dhe kulla, por dhe tela me gjemba mes qytetit, duke ndarë Berlinin në dy pjesë! Kjo ndarje vazhdoi 28-të vite duke u bërë dhe turpi i botës! Në atë mur presidenti Kenedi tha "unë jam një berlinez" dhe po në atë mur Presidenti Regan tha: “Zoti Gorbaçov, rrëzojeni atë mur” - e pikërisht kështu ndodhi në natën e 8-9 nëntorit 1989-të! Ai mur u ndërtua nga komunistët, duke gënjyer me të famshmen shprehje "Antifaschistischer Schutzëall" ose "Muri mbrojtës antifashist" kur në fakt Gjermania Perendimore kishte një antifashist si Konrad Adenauer në krye të shtetit! Në të vërtetë, muri u ndërtua se lindja komuniste kishte humbur përballjen me Perëndimin demokratik dhe në fakt robëria kishte humbur luftën me lirinë! Ky ishte dhe pikërisht qëllimi i shkrimit tim sot! Po çfarë lidhje ka kjo gjë me ne? Ka dhe shumë biles! Largimi i shqiptarëve dhe tani mbas 30-të vitesh të rrëzimit të Murit të Berlinit dhe sidomos për në Gjermani, ka të bëjë me humbjen e betejës (shpresoj jo luftës) së politikës dhe shoqërisë shqiptare me demokracinë dhe lirinë! Kjo shoqëri dhe politika e prodhuar prej saj, ka degraduar dhe jo ndërtuar shtetin e së drejtës dhe lirinë të zbatuar në demokraci! Ne sot nuk kemi gardh fizik dhe nuk është se jemi të rrethuar, por kemi rrethuar politikisht veten me korrupsionin dhe delirin në grabitje të klasës politike kundër pikërisht idealeve të lirisë dhe demokracisë! Ne sot, kemi zëvendësuar klasën kriminale politike të Enverit, që na mbante nën dhunë më keq se në Gjermaninë Lindore, me klasën korruptive dhe kriminale të drejtësisë së munguar dhe padyshim lirisë së cunguar! Njerëzit duan të ikin se realisht nuk janë të lirë të jetojnë në qytetërim dhe demokraci! Shifrat alarmante të ikjes nga Shqipëria këtë kanë të përbashkët me ikjen e gjermanëve lindorë në Perëndim në kohën e fillimit të murit të Berlinit! Shqiptarëve ju është prishur jeta në këtë robëri krimi rruge dhe pushteti, këtë padrejtësi në ligje të pazbatuara në prona dhe ekonomi të pasigurt! Prandaj duan të ikin në Perëndim dhe sigurisht më shumë se diku tjetër në Gjermani (perendimore) - sigurisht! Kjo nuk është as alegori dhe as shaka! Mjafton të shikojmë shifrat e largimit sidomos të fuqisë punëtore dhe intelektualizmit dhe e përbashkëta mes asaj që ka ndodhur në Gjermaninë e 1960-tës dhe nesh sot është e qartë! Njerëzit (shqiptarët) duan të ikin, sepse shoqëria jonë (pra shqiptarët) ka humbur luftën për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor! Ne jemi vazhdimisht në tranzicion të lodhshëm dhe kriminal, sepse kështu i leverdis klasës politike të korruptuar shqiptare! Kohët e fundit kanë ikur mbi 200.000 shqiptarë dhe po përgatiten edhe shumë të tjerë, sepse nuk duan më të jetojnë në pasiguri dhe padrejtësi shoqërore! Kaq, asgjë më shumë se sa kaq! E kjo për fat të keq, ka të përbashkët dhe të ngjashme të shëmtuar mes nesh dhe gjermanëve në Berlinin e vitit 1961, kur u ndërtua muri i turpit në Europë!

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 07:14

Unë jam tip që ëndrrave nuk u besoj shumë, sepse ato janë prodhim i fantazisë së trurit tonë, kur jemi të papunë, dmth në gjumë, ndaj dhe ato harrohen po aq shpejt sepse nuk kanë aspak vërtetësi.

Postuar: 14/12/2019 - 07:13

Kemi qysh nga vitet 1990-të që kërkojmë të integrojmë Shqipërinë në Europë.

Postuar: 14/12/2019 - 07:12

Kemi dy fitore të mëdha që realisht të bëjnë të ndjehesh disi i habitur, por dhe i qartë me atë ç

Postuar: 14/12/2019 - 07:11

Në datat 25 nëntor - 7 dhjetor 2019 u zhvillua në "Qendrën Ndërkombëtare Të Mjedisit dhe Zhv

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Ka debat dhe diskutime sot mbi atë që quhet nga KM si ligji mbi "anti shpifjen".

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Mbrojtja me çdo çmim e të vetëve, militantëve, të zgjedhurve, funksionarëve, ish-administratorëve

Postuar: 13/12/2019 - 07:09

Siç dihet poetit racist, austriakut Handke iu dha çmimi Nobel në letërsi për meritën e “për