BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

 E rëndësishme është të ndërtohet një teatër modern dhe dinjitoz!

 E rëndësishme është të ndërtohet një

Ka vite e vite pambarim që po flitet, lakohet, polemizohet, diskutohet, debatohet, banalizohet deri edhe politizohet tejskajshmërisht çështja e ndërtimit dhe funksionimit normal të një Teatri kombëtar bashkëkohor me të gjithë elementët e domosdoshëm e normalë artistikë, akustikë e jetësorë që e plotësojnë për të gjitha stinët e vitit. Është folur e polemizuar aq shumë saqë tani vetëm se i kemi ardhur rrotull problemit dhe si i thonë kemi bërë një vrimë në ujë ndërsa ndërtimi i një teatri të ri akoma nuk po duket një dritë jeshile në fund të tunelit. Që të jemi realistë e të mos na braktisë arsyeja dhe objektiviteti, vendin kryesor në këto diskutime për cështjen e Teatrit Kombëtar e ka zënë politika e të dy krahëve kryesorë me analistët, komentatorët, ideatorët dhe opinionistët respektivë, mbështetës, fanatikë dhe të paguar e vlerësuar nga të dy grupimet politike, pra sikundër edhe shihet çështja është ilustrumentalizuar politikisht tejskajshmërisht dhe në mënyrë periodike e permanente. Është për tu theksuar fakti se gjatë ballafaqimeve dhe debateve televizive në asnjë rast nuk ka rezultuar që pjesëmarrësit në këto diskutime të kenë qenë aktorë të mirëfilltë profesionistë që të diskutojnë si artistë dhe të shfaqin mendime me fakte dhe argumente bindëse se përse duhej ndërtuar Teatri Kombëtar, pse duhej shembur edhe pse jo, pra, të bëhej një ballafaqim midis aktorëve profesionistë të teatrit dhe pa ndikime politike. Para disa vitesh kur e pyetën regjisorin, ikonën e regjisurës shqiptare, Pëllumb Kullën se çfarë mendimi kishte ai në lidhje me Teatrin Kombëtar, ai u përgjigj pa retorikë, shkurt, saktë dhe qartë se rëndësi ka që të ndërtohet një teatër bashkëkohor, modern dhe dinjitoz që t’u shërbejë me aktivitete teatrale dhe artistike gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe të përçonte tek ata gjithë veprimtarinë kulturore dhe ndjeshmërinë shpirtërore. Më saktë e më qartë se kaq nuk ka se si të thuhet ndryshe. Po kështu i këtij mendimi ka qenë pak a shumë edhe emblema e humorit shqiptar, artisti i popullit Luftar Paja. Dhe jam plotësisht i bindur se po të ishin gjallë e të pyeteshin korifenjtë e artit shqiptar si: Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pandi Raidhi, Violeta Manushi, Hajrie Rondo, Rikard Kraja, Prokop Minga e sa e sa të tjerë të këtij mendimi do të ishin edhe këta. Atëherë çfarë pritet përse nuk fillohet nga puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar? Theksoj se për mënyrën e shembjes së Teatrit Kombëtar mund dhe duhej gjendur një gjuhë kompromisi dhe dakordësie midis artistëve dhe qeverisë dhe të mos veprohej ashtu në mënyrë vulgare dhe arrogante e që krijoi një irritim të panevojshëm në radhët e aktorëve dhe artistëve shqiptarë. Kujtoj se edhe institucionet kulturore e teatrale europiane i frynë ca si shumë zjarrit për shembjen e Teatrit tonë Kombëtar a thua sikur të ishte teatri i Europës dhe jo thjesht një teatër shqiptar si ndërhyrje në punët e brendshme shqiptare. Po ti referohemi të shkuarës historike duke filluar të paktën që nga mbledhja e ambasadorëve më 1913 Europa e ka parë kurdoherë Shqipërinë me syrin e njerkës duke e copëtuar atë sipas interesave dhe dëshirave të fqinjëve tanë ekspansionistë, duke i detyruar shqiptarët të jetojnë në pesë shtete madje edhe përcaktimit të kufijve liqenorë, si të liqenit të Shkodrës dhe të liqenit të Ohrit është bërë një padrejtësi e madhe ku Shqipëria nuk ka përfituar as një të katërtën e sipërfaqes së këtyre liqeneve. Po kështu po vepron Europa dhe me hapjen e negociatave që na vërdallosin pakuptimësisht e pafundësisht. Edhe në rastin kur Shqipëria plotëson pesë kushte shtesë nuk na shtojnë pesë, por pesëmbëdhjetë kushte shtesë duke u tallur dhe bërë gallatë me ne. Pa dashur aspak të devijoj nga konteksti i shkrimit Europa ka plot probleme dhe andralla brenda vetes për të zgjidhur dhe të mos i fryjë më zjarrit për çështjen e teatrit tonë pasi kjo është çështja jonë e brendshme dhe është e drejta jonë ekskluzive që ta zgjidhim ne dhe vetëm ne. Dhe nëse Teatri Kombëtar do të nisë të bëhet i ri dhe sa më parë kjo nuk do të thotë aspak se do të fshihet dhe zhduket memoria historike teatrale dhe artistike e Teatrit Kombëtar. Përkundrazi nëpërmjet muzeve që mund dhe duhet të ngrihen në ambiente moderne të godinës së re të Teatrit Kombëtar shoqëruar me foto dhe aspekte nga loja e aktorëve në role të ndryshme nuk fshihet, por rifreskohet dhe merr jetë e frymëzim memoria historike e Teatrit tonë Kombëtar. Shoqërimi me fotografi të spikatura nga jeta dhe veprimtaria e roleve të aktorëve tanë të shquar nuk e venit, por përkundrazi i jep jetë, forcë, frymëzim, krijimtari e dinamizëm veprimtarisë sonë të pasur teatrale e artistike. Personalisht i bashkohem mendimit pozitiv të aktorëve dhe artistëve që të mos zvarritet më ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar pa paragjykime nga kritikë të sëmurë, që aludojnë se jo do ndërtohen kulla, gradaçela apo mulla, madje gjykoj që qeveria ta zgjerojë gërshërën e shpenzimeve dhe të mos kursehet për teatrin sepse ja vlen që të kemi një godinë bashkëkohore, moderne dhe dinjitoze sepse e meritojnë artdashësit shqiptarë.