BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

E – Scooter me patentë!

E – Scooter me patentë!

Duke dëgjuar dje një emision radiofonik më bëri përshtypje tema, që ata trajtuan:

e –SCOOTER. Për këtë hulumtova në shtypin francez dhe më bëri shumë habi një lajm interesant: Kryetarja e bashkësisë së Parisit organizoi një sondazh të çuditshëm, ku ndaloi marrjen me qira të Scooter-ave. Vërtet, që të habit. Po të kemi parasysh, që sot teknologjia e lartë ka ecur dhe përparuar në mënyrë të pabesueshme. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar edhe transporti dhe mjetet e tij. Po, po, francezët votuan për ndalimin e marrjeve me qira të e-Scooter-ave, po të kemi parasysh trafikun e çmendur në Paris, në Francë e në Evropë. Por francezët e shfaqin veten e tyre kudo dhe kurdoherë. Më e habitshmja ishte pjesëmarrja, e cila ishte tepër e ulët, 7.46 % nga 1,3 milionë banorë të regjistruar në listat e votuesve, pra 96 980 persona. Për të qeshur si rezultat, sepse sipas mendimit tim ky sondazh duhet të quhet i pavlefshëm. Madje kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo e përshëndeti dhe e lavdëroi këtë sondazh duke e quajtur „fitore për demokracinë lokale“. Biles Hidalgo është shprehur kategorikisht për ndalimin e plotë të e-Scooter-ave. Përtej këtij fakti, kryebashkiakja Hidalgo e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm për pjesën tjetër të popullsisë, që nuk mori pjesë në referendum. Si mund të ndikojë pakica ndaj shumicës? – Dikush mund të thotë, kjo është demokracia, për të cilën po luftojmë. Por, gjithsesi përdorimi i e – Scooter-ve privatë nuk do të kufizohet.

Le të kalojmë në rastin tonë, Tiranën. Edhe tek ne përdorimi i e-Scooter-ave është rritur në mënyrë marramendëse. Nëpër rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit shikon të rinj dhe të reja, që ngasin këto lloj mjete transporti, të cilat janë shumë të preferueshme nga ana e tyre. Ato janë të mira, sepse me to mund të mbarosh punën shumë shpejt. Mund të arrish në destinacionin e dëshiruar shumë më shpejt se me makinë ose me autobus. Ato janë shumë të lehtë për t`u përdorur. Por ajo, që na shqetëson më shumë, është fakti, që përdoruesit e e-Scooter nuk mbajnë kokoren e detyruar për t`u mbajtur dhe për t`u mbrojtur nga dëmtimet e mundshme. Është A-ja e rregullave. Një fakt tjetër është, që fëmijët e vegjël po përdorin në masë e-Scooter, sigurisht me lejen e prindërve të tyre. Si është kjo e mundur? - Kjo është vërtet shqetësuese, sepse kjo moshë nuk i di rregullat e qarkullimit rrugor. Tjetër gjë është fakti, që shumica nuk respekton fare këto rregulla dhe ato të ecjes së qytetarëve. Kjo ndodh më së shumti me njerëzit e moshës së tretë, që me shumë vështirësi dhe shumë ngadalë ecin. Gjithashtu kemi dëgjuar për shumë raste, kur përdoruesit e këtyre mjeteve të transportit janë bërë shkak për aksidente të ndryshme në rrugë ose kanë plagosur këmbësorë të ndryshëm, që ecnin në rrugën e tyre. Prandaj sipas mendimit tim, ka ardhur koha, që duhet të organizohet një referendum dhe jo sondazh Exit-Poll, siç ndodh rëndon tek ne, lidhur me këtë çështje, mendoj, shumë të ndjeshme. Dhe pyetja, që duhet të shtrohet, është: A duhet pakësuar përdorimi i e-Scooter në përgjithësi nëpër rrugët e qyteteve dhe në veçanti nga e moshave minorene? Ose një mundësi do të ishte organizimi i kurseve normale njëjavore ose dyjavore, ku në përfundim secili të marrë një patentë përdorimi, njësoj si patentat e makinave. Kjo do të ishte një zgjidhje vërtet e duhur dhe e saktë për të rregulluar dhe për të vënë në rrugën e duhur përdorimin e e-Scotter-ave. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse në këtë mënyrë tregojmë përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë tonë, që për të mirën dhe për një mirëqënie e përbashkët dhe për një bashkëjetesë demokratike dhe paqësore duhet të vendosim të gjithë së bashku. Le të veprojmë jo vetëm për këtë çështje, por për të gjitha pa përjashtim tamam si qytetarë evropianë!