BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e
x

Opinion / Editorial

E sëmura e Euroazisë, që ushqen mitin e perandorisë sunduese

E sëmura e Euroazisë, që ushqen mitin e perandorisë sunduese

Ngjarjet trishtuese në Rusinë e sotme të kohëve moderne, të sjellin në vëmëndje romanin e shkrimtarit Nikolaj Gogol "Shpirtrat e Vdekur",që satirizoj shoqërinë dhe shtetin rus të shek.19, me llamburitjen dhe burokracinë e tij. Fakt është se marrëdhëniet dhe jeta e rusve të sotëm, nuk kanë ndryshuar nga ajo që përshkruhet në romanin"Shpirtra të vdekur".Për pasojë këto ngjarje kanë në gen një rrjedhim historik nga mesjeta, ku sundimtarët e saj kishin kultivuar psikologjinë e pushtimit. Ishte Ivani i Tmerrshëm ai që ndoqi rrugën e tartaro-mongolëve, duke ndikuar në thurjen e ëndrrës së konsiderueshme me psikologjinë roso-madhe. Kështu tek sundimtarët e parë të Rusisë, lindën instiktet e njeriut pushtues,të pamëshirshëm, që kishin brënda tyre,injorancën, tërbimin dhe egërsinë. Në se në ato vite filluan lëvizjet për rilindjen evropiane, sundimtarët rusë nuk i përfillnin ndryshimet për progres shkencor e social-kulturor. Ata nuk e ndienin të nevojshme kulturën e saj, sepse e konsideronin të huaj kujtesën historike, moralin ndjenjën e turpit dhe dinjitetin njerzor. E njëjta psikologji po sundon sot tek ologarkia putiniane, të cilët urrejnë perëndimin,demokracinë dhe progresin social- ekonomik. Ata nuk përfillin dhe respektojne asnjë institucion ndërkombetar, forum apo propozime për zgjidhje paqësore të konfliktit, sa që krahu i djathtë i Putinit ish.presidenti Medvedev e quajti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte, në ngarkim të Putinit një letër higjenike. Një rrol po aq negativ në dramën ruse,po luajnë edhe mediat pranë qeverisë, që jo vetëm nuk pasqyrojnë realitetin, por janë bërë mbështetëse të oligarkisë që flet me gjuhën e Pjetrit të Madh. Ata vazhdojnë të zbatojnë testamentin e tij, që ju la brezave për pushtimin e Evropës. Ky testament u bë vija ideologjike e leninizmit në revolucionin e Tetorit në vitin 1917, për përmbysjen e borgjezisë dhe triumfin e komunizmit në të gjithë botën. Po këtë vijë do ta ndiqte Stalini pas Luftës së Dytë Botërore, me paktin e Traktatit të Varshavës ku ishte integruar edhe Shqipëria, me të cilin në veren e vitit 1954 do të fillonte pushtimin e Evropës. Por cudirat e perandorive dhe federatës ruse të mëvonëshme, nuk kanë munguar kurrë, sepse vazhdues i këtyre ëndrrave është bërë sot Putini, i cili po ushqen orekset e shovinizmit ruso-madh. Oligarkisë së Moskës nuk i dhimbsen njerzit të kthyer në mish për top, duke mos i vënë në hesap humbjet brënda vitit të 11 gjeneralëve dhe 59 kolonelëve në invazionin ndaj Ukrainës. Në se mediat e huaja dhe ato ukrainase me zëdhënësit e tyre, japin cdo ditë humbjet njerezore e materiale, ato ruse vetëm se disiformojnë duke mos dhënë informacion për humbjet, si dhe për dezertimet masive nga frontet e luftës. Pjesë e propagandës ruse jane bërë edhe vejushat që kanë humbur burrat në front, të cilat i propozojnë Putinit që të mos largohen meshkujt nga Rusia. Ato jo vetëm krenohen me humbjet e burrave, por shkojnë edhe me tej duke thënë se ne nuk i fshehëm ata pas fustaneve, por i sakrifikuam për fitoren e madhe. Se kush është kjo fitore e madhe që do të arrihej brënda disa ditëve, vetëm ato mund t'i japin përgjigje bashkë me Putinin. Por propaganda për superfiuqinë dhe forcën e madhe ushtarake, nuk mund të mos ndikonte në miopinë politike të disa figurave në perendim. Një ndër ta është ministri i financacve të Gjermanisë, që pas invazionit do të deklaronte;"Ukrainës i kanë mbetur edhe disa orë mbijetesë, pas sulmit te ushtrisë ruse".Po në të njëjtin mendim ishte edhe ish, ushtaraku i inteligjencës së trupave detare të SHBA Ëlliam Skott Ritter, i cili do të shprehej" ky është avancimi më i madh i trupave në histori, ushtarakët ukrainas do të pësojnë disfatë të pashpresë".Por realiteti foli të kundërtën e këtyre miopëve politikë, sepse ushtria dhe populli i Ukrainës jo vetëm që rezistoj por po i bën rusët të flasin me vete. Por cuditërishtë ka edhe ndonjë politikan si kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, që megjithse deri dje Hungaria ishte "koloni"e Unionit Sovjetik, nuk mund ta ngrys ditën pa i thënë Putinit "ocien harasho".Sepse është po ky kryeministër që nuk ka qënë dakord, me sanksionet e BE ndaj Rusisë. Por propaganda e fuqisë ushtarake ruse, mbeti në udhëkryqin e historisë së dështimeve, jo vetëm brënda ish. republikave të saj, por edhe në Afganistan ku ushtria ruse u largua me turp.Por këta miopët e politikës që vazhdojnë të ushqeinë mitin e fuqisë ushtarake, sic duket nuk kanë dëgjuar për dy agresionet e ushtrisë barbare ruse, kur vrau 300 mijë njerëz nga rradhët e popullsisë civile në Ceceni, nga ku 42 mijë ishin fëmijë. Ata nuk dëgjojnë as zërin e disidentëve, gazetarëve që kanë shkelur në token ruse,aktorëve, si dhe përfaqësues të opozitës, të cilët thonë se përvec qyteteve të Moskës dhe San Petërburgut, ku mund të jetosh normalisht, në pjesën më të madhe të Rusisë, nga perëndimi deri në lindjen e largët sundon mjerimi dhe varfëria. Një nga politologët e njohur ukrainas Vitali Dimov, duke ju përgjigjur pyetjes;" Se cila është arsyeja që mbështetësit e Putinit e urrejnë Ukrainën"? Në përgjigjen e tij bien poshtë deklarat dhe justifikmet e oligarkisë putiniane, se rusët në Ukrainë po vuajnë terrorrin dhe diskriminimin nga regjimi ukrainas. Në themel të invazionit qëndron zilia e rusëve, nga që ata e kanë ditur se përtej kufijve të tyre njerzit jetojnë më mirë. Ky diferencim në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre, ka nxitur zilinë dhe urrejtjen për Ukrainën dhe perëndimin. Në analizën që ai i bën politikës së marrdhenieve Ukrainë-Rusi, shprehet se;" nuk është Putini që ka krijuar Rusinë e ditëve tona ,por janë vetë rusët që kanë krijuar "Putinë",ashtu si pas sundimit të careshës Ekaterina e II, në shek.18, që u krijuan Stalinë e idhuj të tjere". Në oligarkinë e sotme ruse, pjesë e saj është bërë propaganda me studiues, akademikë,e diplomatë, të cilët ngrehin në qiell sipas tyre, rrolin e madh e të jashtëzakonshëm si shpëtimtare Rusinë. Këta profetë të propagandës butaforike, e konsiderojnë Rusinë si e zgjedhura e Hyjnisë, në historinë e njerzimit gjatë disa shekujve, që përbën themelin e vlerave botkuptimore, ruse, politike, fetare, humanitare, administrative të jetës së përditëshme. Kjo propagandë që nuk është gjë tjetër përvecse se një fasadë mashtruese, nuk zbret poshtë e të flasë për gjëndjen tmerrësisht diskriminuese të jetës së popullit të thjeshtë rus. Por oligarket putiniane nuk e pranojnë këtë gjendje skandaloze, nga që janë fodullë dhe skllevër të bindur tek koncepti perandorak. Për këtë karakter të dobët të tyre, filozofi Nikollaj Berdjajev do të shkruante;" Rusët janë fodullë në paraqitjen e jashtëme, por përbrënda janë skllevër të bindur".Për konceptin perandorak rus, pavarësisht nga pikpamjet e tyre për doktrinën e socializmit dhe komunizmit, kanë folur edhe Marksi me bashkëpuntorin i tij Engëlsin. Ata kanë qënë të prerë ndaj Rusisë, si ndaj një shteti të barbarisë lindore, në të cilën sundon fryma reaksionare aziatike, që kërcënon zhvillimin politik dhe kulturor të perëndimit. Në gjykimin e tyre Rusia konsiderohej si kështjella e forcave reaksionare në Evropë, si një nga pengesat kryesore në rrugën drejt transformimit social të botës. Sipas tyre Rusia po ndiqte rrugën e mongolizmit, me piksynim për të sunduar botën me frymën e Cingis Khanit. Përpjekjet e diplomacisë botërore në forumin e Dhjetorit të vitit kaluar në Suedi, për dekolonizimin e Rusisë, nuk dhanë asnjë rezultat, nga që ajo nuk clirohet dot nga psikologjia perandorake e sundimit despotik. Ajo sot mbështetet në dy "paterica", sic është" bomba" atomike Lukashenko dhe tek politika kineze ,as mish as peshk.