BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

E vërteta italiane për Beketin

E vërteta italiane për Beketin

Afër gjashtë vite më parë, në fillim të qershorit 2015, një gjykatë e jona (nuk e dimë ende cila, ngaqë ka heshtje të plotë nga shteti ynë), lëshoi një mandat arresti ndërkombëtar për Françesko Beketin (në italisht Francesco Becchetti). Ky qytetar italian, në rolin e sipërmarrësit të huaj, ka marrë nga shteti ynë në vitin 1997 licencën për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit. Për 17 vite rresht, ky italian i zgjuar është specializuar në hedhjen në gjyqe ndërkombëtare të partnerëve që bënte për vetë për ndërtimin e hidrocentralit, gjigantin shtetëror italian të energjisë “ENEL” dhe superbankën gjermane Deutsche Bank. Në 6 vitet e fundit, eksperiencën e tij të vyer në gjyqe ndërkombëtare e vuri në provë me shtetin tonë, pasi gjykata jonë kishte nxjerrë mandatin ndërkombëtar për ta arrestuar dhe për ta sjellë të gjykohej në Shqipëri. Po pse gjykata jonë donte ta arrestonte? Kjo nuk ka të bëjë fare me faktin se ky sipërmarrës kishte hapur tek ne një kanal privat televiziv, kanalin “Agon”. Sipas prokurorisë sonë (në gjyqin që nuk njohim cila gjykatë e jona e ka bërë), të cituar nga mediat italiane dhe konkretisht nga gazeta “Fakti i ditës”, shkrim i gazetarit italian Lorenzo Bagnoli me titull “Agon Channel-mashtrime miliona euro dhe riciklim i jashtëzakonshëm parash: akuzat ndaj Beketit”, të datës 14 dhjetor 2015 në gazetën italiane “Fakti i ditës” (https://www.ilfattoquotidiano.it/2015/12/14/agon-channel-truffe-milionarie-e-enorme-riciclaggio-le-açuse-a-Becchetti/2303476/), Beketi ka kryer veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, përvetësimit, pastrimit të parave dhe të evazionit fiskal. Sipas vetë Beketit, në një intervistë dhënë me telefon gazetës së njohur italiane “La Repubblica (Republika)” më datën 10 qershor 2015, i intervistuar nga gazetari Fabio Tonacci (https://www.repubblica.it/cronaca/2015/06/10/news/Becchetti_io_vittima_innocente_del_governo_albanese_ma_non_chiudero_agon_-116527705/), “Për gjithë këtë riciklim të jashtëzakonshëm parash, ka vetëm katër rreshta në mandatin e arrestit ndërkombëtar ndaj meje”. Duke mos patur të dhënë tjetër, na bie të mendojmë se vendimi i gjykatës sonë është të paktën jo shumë profesional nga këndvështrimi i krimit financiar dhe ekonomik (të supozuar) të Beketit, përderisa arsyetohet vetëm në katër rreshta. Shkrimi tek gazeta “Fakti i ditës” na thotë diçka më shumë. Sipas gazetarit Bagnoli, “Sipas gjyqtarëve shqiptarë, perandoria e sipërmarrësit Francesco Becchetti do të ndërtohej në "një sistem të madh riciklimi" dhe në mashtrime prej miliona eurosh. Mashtrimet në të cilat pala e dëmtuar dhe mashtruesi përkojnë: ata janë gjithmonë kompani të lidhura me Becchetti-n. Me këtë sistem Becchetti mblodhi 38 milionë euro në Shqipëri dhe duhej t’u paguante taksa autoriteteve tatimore shqiptare për këto pesë pagesa që ka përfituar për hidrocentralin e Kalivaçit. Sipërmarrësi arriti të bëjë pasuri me hedhjet në gjyq për mosmarrëveshje të shpikura (midis kompanive të tij) dhe ortakëve në investim, përmes transaksioneve të kontraktuara me çmime të fryra (po midis kompanive të tij). Po si e bënte? Becchetti nuk ishte kurrë i vetmi që paguante rimbursimet ndaj punëve të shpikura: në gjykatë ai sillte gjithnjë partnerët e tij. Kjo është ajo që ne lexojmë në materialet e prokurorisë shqiptare për “italianin më të famshëm të Shqipërisë”, themeluesi i kanalit të parë të transmetuar në Itali me seli në anën tjetër të Adriatikut, “Agon Channel”. Që nga 26 tetori 2015, Becchetti është nën arrest shtëpiak në Londër, pikërisht pas fazës së parë të hetimit shqiptar. Nga Tirana gjykata ka aplikuar për ekstradimin e tij. Sipas akuzës shqiptare, i gjithë sistemi fillon pikërisht me “Kge (Kalivaç Green Energy)”, një kompani përmes së cilës Becchetti thoshte se dëshironte të ndërtonte një digë mbi lumin Vjosa në grykën e Kalivaçit, në jug të vendit. Me digën, projekti i Becchetti-t ishte të ndërtonte një instalim elektrik (hidrocentral) me fuqi 80 megavat. Ishte viti 1997 kur kontraktorit iu dha licenca. Megjithatë, punimet nuk kanë përfunduar kurrë. Kompania është 100 për qind e kontrolluar nga shoqëria “Hydro shpk.”, e cila nga ana e saj në vitet 2007-2013 ishte 55 për qind në pronësi të familjes Becchetti, kompania “Beg sha (Becchetti Energy Group” dhe 45 për qind në pronësi të bankës gjermane Deutsche Bank. Sot ajo i përket vetëm “Beg”. “Keg” pagoi për të kryer punën (ndërtimin e digës dhe hidrocentralin) kompaninë “Energij”, një kompani tjetër familjare (ku aksioneri kryesor është shoqëria “Costruzioni srl”, në pronësi të nënës së Becchettit). Sipas gjyqtarëve shqiptarë, çmimet me të cilat “Keg” ka kontraktuar punimet janë shumë të larta, madje 23 herë sa vlera reale. Një mënyrë për të pastruar paratë, sipas gjykatësve shqiptarë, duke e drejtuar pastrimin në mes të kompanive të tij. Sistemi i mosmarrëveshjeve fillon në vitin 2007 dhe vazhdon deri në vitin 2013. Në vitin 2009, Bechhetti i kërkon “Kge” kompensim prej 48 milionë eurosh për 911 ditë punë që nuk janë paguar kurrë. Dhoma e Arbitrazhit Shqiptar (Medart) është dakord me kompaninë “Energij”, por sipas gjyqtarëve shqiptarë, vendimi i kësaj dhome arbitrazhi bazohet në dokumente të falsifikuara. Puna nuk është bërë kurrë, argumenton prokuroria shqiptare. Garantë ishin Beg dhe Deutsche Bank, aksionerë të “Hidro shpk”. Përveç arbitrazhit në Shqipëri, Becchetti ka hapur gjyqe ndërkombëtare për partnerët e tij ndërkombëtarë. Tre prej të cilave me Deutsche Bank, një partner në Hydro shpk, e akuzuar për neglizhence dhe mos përmbushje të detyrimeve të veta kontraktuale. Deri më tani asgjë nuk ka dalë në hetimin shqiptar, por ato mbeten hije në historinë e Becchetti-t, pasi gjyqet datojnë në të njëjtën periudhë mbi të cilën punon prokuroria shqiptare. Dy nga tri gjyqet ndërkombëtare (arbitrazhet) të tij përfunduan me humbjen e bankës gjermane, e cila i pagoi, sipas mediave, 159 milionë euro Becchetti-t. Në buxhetet zyrtare vetëm 29 milionë janë gjetur në nëntor 2011, ndërsa për mosmarrëveshjet me ENEL (sipërmarrësi Becchetti me gjyqet kundër ENEL ka kërkuar dëmshpërblime mbi 440 milionë euro, që nga viti 2012) në raportet e Deutsche Bank nuk përmendet asnjëherë shifra e dakordësuar në fund”.

Këtë thotë gazetari italian dhe në tërësi mediat e ndryshme italiane që i referohen rastit. Nga shteti ynë, nga Avokati i Shtetit që duhet të kurojë interesat tona, nuk kemi asnjë komunikim publik. Ky sipërmarrës, i kërkuar me mandat arresti ndërkombëtar nga një gjykatë e jona, i ndodhur në arrest shtëpiak në Londër që nga 26 tetori 2015, për shkak të këtij mandati, na ka paditur si shtet. Na ka paditur në gjykatën e Bankës Botërore, të quajtur Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Investimet. Është një gjykatë e mirëfilltë, me vendime të detyrueshme për t’u zbatuar nga shtete anëtare të Bankës Botërore. Edhe ne jemi një shtet anëtar dhe kemi përfituar gjatë 26 viteve të fundit me qindra milionë dollarë projekte nga kjo bankë. Nuk mund të bëjmë sikur e injorojmë këtë gjykatë. Dhe kjo gjykatë, sipas portalit italian TVBlog.it të datës 7 mars 2016, (https://www.tvblog.it/post/1261193/agon-channel-francesco-Becchetti-invita-a-sospendere-il-procedimento-penale), e fton Shtetin shqiptar të pezullojë procedurën penale kundër Francesko Beketit, pronar i televizionit Agon Channel. Vendimi u mor unanimisht më 3 mars 2016, nga trupa e arbitrazhit e Qendrës. Ky vendim gjithashtu rekomandoi pezullimin nga Shqipëria të procedurës së ekstradimit që shteti ynë i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar në qershor 2015 kundër Francesco Becchetti dhe Mauro De Renzis, drejtor i Agon Channel (ICSID Rasti Nr. ARB/15/28, Hydro Srl, Costruzioni Srl, Francesco Becchetti, Mauro de Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti kundër Shqipërisë). Edhe njëherë theksojmë, gjyqi nuk ka të bëjë me televizionin privat “Agon”. Sipërmarrësi italian akuzohet nga prokuroria dhe gjykata jonë për mospagesa të detyrimeve fiskale ndaj shtetit shqiptar për të ardhurat që ka përfituar nga gjyqet me ish-ortaken e tij, Deutsche Bank. Nga këto të dhëna që mësojmë nga mediat italiane, shteti ynë, në radhë të parë Avokati i Shtetit, duhet të jetë njoftuar për vendimin e mësipërm të datës 3 mars 2016. Çfarë veprimesh ndërmori shteti ynë? Apo askush nuk kundërveproi? Po të hiqej dorë nga akuza, sipas ftesës së gjykatës së Bankës Botërore, vendimi për pagesën Beketit të dëmshpërblimit prej 110 milionë euro nuk do të ishte marrë. Cila është përgjegjësia konkrete e institucioneve tona që paguhen nga taksat tona për të mbrojtur interesat e buxhetit tonë të shtetit, parasë së të gjithëve?