BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

E vërtetë, Kryeministri jonë, do t’i kishte bërë punë sot Italisë!?

E vërtetë, Kryeministri jonë, do t’i kishte bërë

Në të famshmen propagandë tipikisht të dalë boje, të vjetër dhe moralisht shumë e dyshueshme e një medie që përfiton nga pushteti dhe sigurisht ja kthen atij me sondazhe dhe ultësira gezetareske - ka dalë dhe sondazhi mbi politikanin e preferuar të italianëve! E bërë me porosi të një pronari italian dhe nga italianët, ky sondazh nxori se sot Italianët në vend të parë në lidershipin botëror nxorën Edi Ramën! Sinqerisht dhe konkretisht më vjen mirë! Absolutisht po, e jam i bindur se Kryeministri jonë meriton më shumë se sa drejtimi i "shqiptarëve ballkanikë dhe folklorikë"! Mbase e kam gabim por kështu i duhet të jetë...?! Duke parë se Italia është pak si në dyshime për njerëzit e saj të zgjedhur kam përshtypjen se e kanë "seriozisht" se duan Ramën! Më e bukura e kësaj historie me sondazhe politike dhe servilizëm akut, por që në fund të fundit është i detyrueshëm ishte dhe shprehja e atij që i bën këto sondazhe në Itali për hasap të testatës në Shqipëri! Roberto Baldassari, autor i sondazhit në Itali referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të shifrave bëri edhe një batutë. "Nëse nuk e doni ju, na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t'i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini. Rama përfaqëson bashkimin e këtyre dy elementëve. Nga kultura është personi intelektual, por ka edhe një lidership të fortë, që vendos" tha ai.

E kjo është super e "vërtetë" për ato që njohin pak Prodin dhe po ashtu pak Ramën për t’i krahasuar mënyrën e komunikimit të butë si koncept i përbashkët Prodi - Rama! Hahaha po kjo është fenomenale! Ose ato që njohin Salvinin e fortë dhe fortësinë e Ramës që akoma nuk ka zgjidhur as 21 janarin, as Gërdecin, as çështjen ÇEZ, por ka shtuar dhe të vetat, megjithatë nejse!

Unë personalisht them se është ide e mirë që Kryeministrin tonë ta marrin Italianët me që e ka propozuar dhe Baldassari! Italianët do të "pasuroheshin" shumë me Ramën si Kryeministër në shumë drejtime dhe mendoj se do tju bënte shumë mirë! Sepse do të kishin disa primate që nuk kanë pasur "nderin" ti kenë! E para, nuk kanë pasur artist me profesion, aq më pak piktor! Biles nuk e di në se ndonjë Kryeministër i Italisë ka pasur talent pikturën! Që ka luajtur basketboll në ligë të parë! Që të ketë qenë 198 cm i gjatë! Italianët nuk kanë si të kenë pasur një Kryeministër kreativ që del dhe nudo në plazhe dhe foto dhe qëndron si bohem në Paris! Italianëve ju mungon një Kryeministër si fëmijë e një nomenklature folk komuniste që njeh zakone pushteti të tillë, një mungesë e madhe në Itali! Rama do tju plotësonte Italianëve mungesën e madhe të liderit "baba", të liderit oriental, por kulturalisht perëndimor që kujdeset për popullin dhe pa e pyetur atë dhe duke ja nxirë jetën gjysmës, mjafton që gjysma tjetër ta brohorasë! Italianëve ju mungon kryeministri "trendy" jo vetëm me shallvare dhe atletike, por dhe me batuta të bukura aty për aty! Ju mungon një Kryeministër që dikur ka marrë sëpatën të presë shtyllat e telefonisë apo elektrikut, sepse nuk më kujtohet! Ose një që ka uluritur oooo dooooktooooor! Italia ka prej kohësh një mungesë të madhe lideri "nursëz" kur do dhe gallataxhi po ashtu kur i do qejfi! Italisë i mungon seriozisht një kryeministër që nuk e ka aspak problem të komandojë i vetëm dhe tallet me opozitën (e cila fatkeqësisht është për tu tallur në saj të dy pushtetit tani krejtësisht dëmtues në parti Basha - Berisha) si një model prej të forti dhe njeriu që nuk para "pj.dh" për ata pushtë ose anash! Italia me sa duket ka nevojë për një njeri ekzibicionist që merr të gjithë skenën vetëm! Sepse prej kohësh ka kryeministra (përjashto Kraksin dhe disi Renzin) që janë të shkurtë dhe të urtë e të butë, përpara atyre jashtë! Italia ka nevojë për një Kryeministër që tju thotë nganjëherë njerëzve dhe popullit - po na çmenët mor jahuuuu!? Italia ka nevojë që ketë një plutokraci aksionere me pushtetin, për afera dhe apalte tip PPP krejtësisht "sfacciato"! Italisë i mungon drejtimi i shtetit me gra të cilat nuk ju bën syri "tërr" tja zbatojnë pikë për pikë fjalën Kryeministrit të gjatë! Biles më tepër atëhere, kur e ka gabim! Italia ka nevojë për ministra meshkuj që "dhj..in" përpara tij dhe që ky ju thotë - po lene tani atë muhabet! Italia ka nevojë të ketë një Kryeministër" që i thotë vetes - katunar dhe kësisoj katunarët bëhen edhe më katunar se janë dhe qytetarët edhe më të varfër si qytetar që janë! Realisht Italia ka nevojë për një Kryeministër të tillë që ka shokë specialë të cilët vijnë nga bota e "kukudhëve të trafik biznesit dhe burrnisë"! Po dhe nga Italia ku kanë punuar "tullaxhinj" ( nga ato tullat që dihen) dhe bëhen Kryebashkiakë. Po pra dhe që bëjnë pastaj dhe emërim ç'emërimin e administratës dhe fitimit politik dhe financiar! Italia ka nevojë të ndërtojë dhe skemat e saj të fushatës elektorale ku "levendët" e partisë dalin si vullnet i popullit ose injorant ose i paguar ditën e zgjedhjeve! Por unë mendoj se Italia më mirë do të kishte si Kryeministër Edi Ramën se sa bie fjala Lulzim Bashën! Sepse ky i dyti nuk di të flasë mirë italisht! A më falni nuk di as barcoleta!

Prandaj le ta marrë Baldassari dhe po të duan të na sjellë Prodin! Por kam një frikë! Kam frikë se mbas gjashtë muajsh Italianëve mund tju duket Di Maio njeriu më i mirë i planetit! Qofsha i gabuar por....!? Gjithsesi krenari e madhe për ne do të ishte sikur të kishim një tonin si Kryeministër të Italisë! Po sepse dhe dikur kemi pasur Perandorë shumë më të mirë se Neroni i tyre!