BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

E vetmja gjë e qartë në paketën e zgjerimit është “ndikimi negativ në besueshmërinë e BE-së”!

E vetmja gjë e qartë në paketën e zgjerimit është

Këto ditë, Komisioni Europian miratoi Paketën e tij të Zgjerimit për vitin 2021, duke siguruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe përparimit të bërë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt Bashkimit Europian, me një fokus të veçantë në zbatimin e reformave themelore, gjithashtu si udhëzim i qartë mbi përparësitë e reformës në të ardhmen. Kjo e gjitha e shkruar në sit-in e tyre për të shtatë vendet. Janë në “paketë” Ballkani Perendimor me Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht Turqinë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, tha: “Me raportin e sotëm, ne ofrojmë një vlerësim të detajuar të progresit të bërë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe ku puna mbetet për t’u bërë me ne dhe që duhet të mbajmë një proces të besueshëm zgjerimi. Kjo është një rrugë me dy drejtime: Metodologjia e re është një qasje e bazuar në merita. Ai vë një fokus më të fortë në reformat themelore, të tilla si sundimi i ligjit, liritë themelore, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Partnerët tanë duhet t'i adresojnë ata, në interes të qytetarëve të tyre dhe të përparojnë në rrugën drejt BE -së. Dhe ata duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre. Nga ana e BE-së, ne duhet të përmbushim angazhimet tona. BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Sa e sa herë është thënë një “batutë” e tillë nga Komisioni drejtuar vendeve të veçanta! Pastaj vazhdon retorika: Është koha që ne të mblidhemi dhe të bashkohemi në ndërtimin e një Europe më të fortë ”. Pra, ky ishte dhe është gjithmonë diskursi te zyrtarët e BE-së që vazhdon prej viteve në një punë sigurisht të lodhshme, por dhe në përballje me një Europë e cila tashmë mbas goditjes nga largimi i Britanisë së Madhe dhe nga “pavarësia atipike në union” e Hungarisë së Orban apo dhe nga ligji që nuk pyet më për ligjet e BE-së të Polonisë, apo dhe me shtysat centrifugale herë të dukshme dhe herë të padukshme brenda Bashkimit Europian të lodhur në “bashkimin e idealeve të dikurshëm” të baballarëve që ideuan këtë bashkim. Pjesa burrokratike e Brukselit (Komisioni apo Qeveria) mban letra e diskurse, mban me aspirina duke kontrolluar në mos kontroll tipik ballkanik dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Flasin po të njëjtat fjalë dhe po të njëjtat diskurse që tashmë janë bërë “copy paste” në çdo gjashtë muaj. Kanë këtë detyrë për të bërë, kanë bërë këtë dhe duhet të bëni këtë janë retorika, por pastaj vjen pjesa që vendimet e burokracisë së Brukselit nuk i pyesin vende të veçanta. E ky është problemi i tyre sa tragjik dhe grotesk në një bashkim politik dhe ekonomik që është në vështirësi të mëdha politike dhe sidomos filozofike sot. Pastaj thonë paketat që shoqërohen me 30 miliardë që shpesh herë nuk vijnë ose vijnë me vonesë. Po, si puna e atyre që u premtuam dikur në procesin e Berlinit. I karakterizojnë të gjitha shtetet me terma politike dhe kontrolli dhe mbeten me letra dhe me fjalë, takime dhe biseda, por në një vonesë të jashtëzakonshme jo vetëm të cilësive të Ballkanit dhe Turqisë (që sigurisht kanë shumë probleme demokracie dhe detajesh në standarde), por sidomos të mos pasjes më dëshirë në Europë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë si vende që mund t’i bashkëngjiten Europës së Bashkuar! E ky është problemi. Po pra ego-etnicizmi dhe mono-religjionarizmi i fshehur në vende të ndryshme ose segmente të ndryshme në BE. Sigurisht Ballkani Perendimor është një multi etnik dhe multi religjionar, vend fantastik në përbërjen e tij (padyshim me të shkuara problematike dhe lufte), por pikërisht për këtë vështirësi duhet të jetë destinacion jo vetëm i tyre BE-ja, por dhe aspiratë e BE-së që t’i ketë të sajat kto vende. Po pra po, sot nuk vlen më aspirata e Ballkanit Perendimor për në BE, sepse zhgënjimet janë të mëdha, por këtë gjë për leverdinë e saj duhet ta ketë BE që akoma nuk është bindur se me këto shtete do të jetë më e fortë dhe më e madhe, por dhe më e sigurtë. Marrëzitë e lëvizjeve filozofike “nën lëkurë të unionit” të egocentrizmit me etnicizëm dhe religjion në Europë dikur, po bëjnë dhe marrëzinë tjetër akoma më të madhe me Ballkanin.

Medemek “përcëllimi nga Rumania e Bullgaria” po bëjnë marrëzinë tjetër të fryrjes së kosit me Ballkanin Perëndimor! Më keq do ishte sot politikisht dhe strategjikisht mos ishin Rumania dhe Bullgaria në Union dhe më keq do të jetë vonesa me Ballkanin! Ndërkohë kur me lëvizjet demografike pa kontroll të qartë, nga larg si prurje demografike vetë Unioni është mbushur plot dhe nuk ka as strategji të mirë qëlluar për administrim. Por gjëja më e qartë e paketës së para disa ditëve ishte ajo që thuhej për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke prezantuar Paketën e këtij viti, e përbërë nga Komunikimi mbi politikën e zgjerimit të BE-së dhe raportet vjetore, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të përmbushin kushtet për hapjen e negociatave të pranimit dhe të dy vendet përparuan në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformës në BE. Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Thelbësore është që shtetet anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti. Në fakt ky është dhe momenti i qartësisë së zotit Varhelyi dhe padyshim ndikimi i takimit me sekretarin e shtetit amerikan Blinken me zotin Borrel. Nuk ka në asnjë prej letrave të shumta të burokracisë europiane më qartësi sa kjo: Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së. E po të vazhdojë kjo lojë nuk do të ketë thjesht ndikim negativ në besueshmërinë ndaj BE, por do të ketë qartësi në refuzim të BE-së si diçka e besueshme në Ballkanin Perendimor! E padyshim kur një fuqi humbet besimin, atë vend të humbur e fiton një fuqi tjetër. Po po nuk mbetet asgjë bosh.