BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

E vetmja “interesante” e Këshillit Kombëtar të PD-së për Shkodrën!

E vetmja “interesante” e Këshillit Kombëtar të

Në fakt Këshilli Kombëtar i PD-së, ose organi personal i Berishës, ai organ si zgjatim zorre politike i liderit plak maximus Berisha, është dhe gjëja kryesore që arriti Kuvendi i Foltores! Me këtë organ “zorre qorre i Berishës” ai nesër do të mbrojë veten, partinë pronë të tijën e familjen së tij “non grata”! Në fund të fundit, për këtë gjë gati theu këmbët dhe duar kur nuk dallonte dot shkallët nga bluja e tyre! Por për Shkodrën nuk kishte rëndësi figurat e dyta pa rol të qënësishëm në këtë Këshill dhe që vetëm tre katër janë me banim në Shkodër dhe që Shkodra nuk i ka fare tashmë në aktrim politik të saj! Jo nuk ishte  as përqindja e madhe e familjes dhe fisit Berisha në Këshill Kombëtar! Po po, nuk i intereson kujt në Shkodër se 20-të persona janë të lidhur me familjen Berisha dhe kanë origjinë nga një vend si toponim! Shkodra dikur me Berishën kishte Gjykatë me kryegjykatës tropojan të Berishës, Kryeprokurorin tropojan të Berishës, Drejtorin e Policisë Tropojan të Berishës,  Hipotekën tropojan të Berishës, shefin e krimeve tropojan të Berishës dhe të dërguarin politik tropojan të Berishës njëkohësisht! Nuk kishte problem, sepse edhe sikur të ishte beratas bie fjala i Berishës do të ishte!  Nuk e ka problem këtë gjë fare, sepse është mësuar me logjikën krahinore të tij por....?!  As problem se në Këshill janë dy fëmijët e njerzve të vrarë si Hajdari dhe Olldashi!! Po hiç fare problem, sepse dihen medodat!   Por Bardh Spahija që fitoi Bashkinë e Shkodrës përballë Angonit të PS-së së Ramës, nuk arriti të zgjidhej në Këshill Kombëtar? Ëooooë!? I vetmi individ aty në atë sallë humbësish dhe njerzish të humbur në 2013-tën ka fituar! Po pra që ka fituar dhe nuk ishte i zgjedhur i Kuvendit  të Berishës! E në të kundërt ishte Voltana Ademi e zgjedhur e Kuvendit të Berishës!?  Po ku ka më sinjiktative për Shkodrës se sa kjo!? Berisha me mos lejimin e Bardh Spahisë në Këshill Kombëtar do ti thotë Shkodrës, se ajo është drejtuar dhe administruar mirë nga Voltana! Do ti thotë Shkodrës se Voltana është njeriu i saj i vërtetë dhe i duhur për Shkodrën!  Se Jozefina përlotet kot dhe bën kot si demokrate shkodrane,  sepse Voltana është ajo që ka bërë si duhet punën në Shkodër, si pas ideve të Berishës!  Se Berisha e do Shkodrën si modeli i Voltanës, si është Voltana duhet të jetë Shkodra e vizionit të Berishës! E automatikisht jo si vizioni i Bardhit që për të zezën e vet, zbrazi “pedonalen” e Berishës në Shkodër nga pushtuesit e rrugës për të bërë para me bllokimim rruge sipas vizionit Berisha! Biles Berisha me këtë mos zgjdhje të Bardhit ose djalit të mikut të tij doktor  Spahisë,  do të thotë se “kujdes Bardh  se unë të rrëzoj dhe se me votat e LSI-së ke fituar”!  Modeli Voltana për Shkodrën paska qenë modeli Berisha pra dhe kjo u vërtetua në kuvend! Po po, Shkodra e përdorur dhe e pa pastruar! Shkodra e rrënuar dhe e zhubravitur e pa lyer dhe pa shkëlqim!  Shkodra me rregull urban të çmëndur dhe me tregtarët që shesin në rrugë duke mos paguar as taksa dhe asgjë fare as bashkisë dhe as shtetit mundësisht!  Shkodra që nuk mbledh taksa vendore kurrë sa Lezha! Shkodra ku Bashkia nuk kontrollon territorin e saj as 50%! Berisha me modelin Voltana, do Shkodrën që ankohet gjithmonë dhe nuk është kurrë e shërbyer nga Bashkia, duke u justifikuar me komunistat në Tiranë!  Barisha paska vizionin që Voltana e paska praktikuar të acarimit dhe mos shërbimit, të mbajtjes pis dhe të mos investimit qytetar urban asnjëherë! Me qëllim zëmërimin kundra pushtetit qëndror pra!  Ky është vizioni Berisha dhe Bardhi me sa duket po tregon se nuk ndjek dot modelin Voltana në Bashki!  Me sa duke “kukudhët në Bashki dhe berishkët kudo në lëtyrat dembelhane në Bashki” po i bëjnë gropën politike Bardhit sa goditja e parë është – jashtë nga Këshilli Kombëtar i Berishës! E Bardhi duhet ta mbajë vadh në vesh! “Halli i madh” ( as që ju plas fare)  për berishkët se ka fituar bashkinë e Shkodrës! Po nuk ndoqi modelin Voltana, ai do të sabotohet dhe të do luftohet nga brenda dhe nga jashtë! Kështu që mbase këto ditë do të shohim ose konformimin e tij si Voltana dhe Shkodrën po si modeli Voltana, ose Bardhin që pret sulme nga berishkët në Shkodër dhe Tiranë! Por në fund të fundit, ai një vit ka dhe nuk ka çfarë prish më shumë se çfarë ka prishur para ardhësja e tij!  E ky ishte momenti i vetëm interesant për Shkodrën në Këshillin Kombëtar të Berishës në kuvendin e foltores!