BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Edhe 100 vjet me SHBA-të

Edhe 100 vjet me SHBA-të

Në 99 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me vendin më demokratik dhe më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërgjegjja jonë historike duhet të jetë e qartë dhe mirënjohja pa kufi. Po përse? Sepse, së bashku me Izraelin dhe Poloninë, ne jemi vendi më pro-amerikan në botë. Përqindja e popullsisë që admiron SHBA-të është tek ne në nivelin 94%, në çdo 100 të intervistuar. Ky admirim ka një bazë reale. Në 6 mars 1920, 101 vite më parë, Presidenti i 28-të i SHBA-ve, Woodrow Wilson vendosi të mos lejojë copëtimin e Shqipërisë, të ndarë nga Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 dhe marrëveshja e fshehtë Tittoni-Venizelos (përkatësisht ministër i Jashtëm i Italisë dhe Greqisë së asaj kohe), duke mbrojtur me forcë parimin e vetëvendosjes së popujve, i cili ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, për t’i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Ne sot ia dedikojmë ekzistencën tonë si shtet pikërisht këtij personaliteti dhe politikës së hapur dhe pro popujve të vegjël, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të e kanë mbrojtur gjithnjë kombin tonë dhe në vitin 1999 ishin arkitektët e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës 9 vite më vonë, më 17 shkurt 2008. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kumbarët e reformës në drejtësi, të nisur me ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut 2016. Dy ditë përpara kësaj date, më 19 korrik, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një protestë të organizatave jo-qeveritare në Tiranë, në mbrojtje të reformës në drejtësi, deklaroi: “Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Pushtetarët kanë frikë. Unë po u dorëzoj partive politike udhëzimet mbi këto pasoja që vijnë direkt nga Uashingtoni, por i siguroj se janë të rënda dhe afatgjata" (https://www.dailymotion.com/video/x4ttzk8). Ishte ky kërcënim dhe presion fare i hapur që detyroi ata ndër 140 anëtarët e Parlamentit tonë që i ndruheshin reformës, ta votonin që të gjithë të frikësuar reformën në drejtësi, natën e 21 korrikut 2016, duke u gdhirë 22 korriku. Përparimi gati pesëvjeçar edhe pse plot me vendqëndrime dhe zigzage, i kësaj reforme jetësore për të ndërtuar shtetin e së drejtës tek ne, u dedikohet kryesisht SHBA-ve. Këmbënguljes, mbështetjes dhe investimit të tyre të drejtpërdrejtë me fonde, trajnues dhe këshillime pafund. Për këto tre arsye madhore, shqiptarët i shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin e tyre më të madh dhe të natyrshëm. Në dhjetor 2017, duke parë se shumë shtete aleate strategjike, me sistemin e tyre të brishtë apo të dobët gjyqësor, e kishin shumë të vështirë të vendosnin në bankën e të akuzuarve zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë që kishin shkelur rëndë të drejtat e njeriut, ose ishin përfshirë në mënyrë domethënëse në korrupsion, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfshiu masa ligjore në legjislacionin e tij vjetor të sanksioneve (Appropriations). Këto masa kërkuan nga Sekretari Amerikan i Shtetit të ndalojë zyrtarë të caktuar të huaj, të korruptuar (kleptokratë) ose shkelës të të drejtave të njeriut, si dhe anëtarët e tyre të familjes së ngushtë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke e bërë publik ndalimin. Katër ndalime të tilla publike, më 14 shkurt 2018, më 26 mars 2018, më 30 korrik 2019 dhe më 19 maj 2021, kanë ndihmuar Shqipërinë për të pakësuar korrupsionin e saj galopant në çdo pore të jetës shoqërore dhe ekonomisë. Në nëntor 2012, nëntë vite më parë, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit u shpreh në Tiranë se “Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj, me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”. (http://www.platformagjinore.al/2012/11/08/hillary-clinton-ne-shqiperi-fjalim-per-nder-te-100-vjetorit-te-pavaresise/). Nuk ka garanci dhe qetësi më të madhe për një popull të vuajtur, shpesh të keqtrajtuar, nëpërkëmbur dhe gënjyer gjatë, si ky i yni, se sa miqësia, mbështetja dhe ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Realisht duhet të ecim të pashqetësuar shumë në rrugën tonë të ndërtimit të shtetit të së drejtës. Edhe nëse drejtësia shoqërore dhe morale vonon tek ne, nga një gjyqësor ende në reformim dhe jo tërësisht profesional e të padruajtur nga politika, mendon aleati ynë i madh dhe i përhershëm, SHBA-të, që të na ndihmojë dhe sigurojë udhën tonë.