BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

Edhe katapultimi i profesionistëve është imitim i riciklimit politik!

Edhe katapultimi i profesionistëve është imitim i riciklimit

Sigurisht që ka rëndësi në ditët e sotme prezantimi i emrave te partitë, po themi të reja, apo “antagoniste” me ato në pushtet dhe opozitë. Kur nga PD-ja dhe “pushkatarë” të saj, u sulmua Jozefina Topalli për krijimin e partisë, sigurisht isha në mbrojtje të saj, sepse po përdorej logjika bolshevike e parimit “kur nuk je me ne, je me armikun tonë”. Pra, po të mos jesh me partinë e Leninit, je me Carin? E sot në Shqipëri është bërë një marrëzi e tillë politike që duket sikur është një “landfill” apo vend shkarkimi plehrash, që askush nuk ndan dot kush është “më Lenin apo Car, se sa tjetri”. Megjithatë një diçka dihej, se zonja Topalli me që ka marrë përsipër përballjen me “të keqen në pushtet dhe opozitë, do sulmohej nga kritika dhe më shumë nga të vetët se sa nga ato të Carit” them unë, ashtu si në dyshim. Po pra Lenini në opozitë dhe Cari në pushtet, për këtë kohë e kam fjalën dhe patjetër një luftë globale si pandemia nëpër këmbë si dikur kur “Lenini dhe Cari” kishin përballje mes tyre. Kur pashë listat e zonjës Topalli u binda se e para: zor se i ka shkuar kush emër i madh i papërlyer në politikë, pastaj zor se ajo u ka bërë thirrje individëve që e sfidojnë atë qartë për nga aftësitë politike dhe të fjalës së elaburuar mirë në politikë dhe si pasojë vura re njerëz shumë të mirë që kanë ngjashmërinë e dikurshme të PD-së mbi “katapultimin” në politikë. Dakord, por ky është imitim shumë i dobët për politikë të re, të dhjetëvjeçarit të tretë në shekullin e 21-të. Zonja Topalli flet për riciklimin e atyre lart në pushtet dhe politikë, flet për këtë elitokraci tashmë të shëmtuar dhe harron që ka qenë ajo pjesë e pikërisht këtij shëmtimi. Po pra flet dhe me emra si Rama, Meta dhe Lulzimi, duke harruar Sali Berishën. Topalli të vetmen gjë me mburrje thoshte për listën e saj (sepse ajo është themeluesja dhe kryesorja e listës) se janë profesionistë dhe jo të korruptuar. Absolutisht po. E drejtë. Ashtu është dhe unë e besoj sëpaku për dy njerëz të listës që i njoh. Mirëpo as Ilir Meta, as Edi Rama, as Sali Berisha biles as Lulzim Basha nuk kanë qenë të korruptuar dhe Berisha e Rama ishin dhe profesionistë. Ajo tregoi se u fut në politikë pothuaj si njerëzit që kishte tani në listë. Mirëpo ky është dhe problemi. Zonja Topalli u fut në politikë se e thirrën, e propozuan dhe plotësonte kushtet në demokracinë e fillimit, sepse ishte familje e mirë, një grua e mirë, nënë e mirë bashkëshorte e mirë, një vajzë që kishte mbaruar dikur në diktaturë me dhjeta dhe shkollën e ia kishin nxjerrë me vonesë. Rridhte nga familje e persekutuar dhe qytetare e nderuar shkodrane si vetë dha nga i shoqi. E këto ishin pjesë të katapultimit, por nuk ishte se zonja ishte vetë “person që shquhej politikisht”. Njësoj si “koopi” ku u katapultua Basha dhe të tjerë, që sigurisht kishin mbaruar shkolla, por nuk kishin kontribute politikisht. Me dhjeta kanë mbaruar dhe zoti Berisha dhe ka qenë profesionist i jashtëzakonshëm, por gjatë karrierës së tij politike i kanë ndodhur tragjedi nga më të mëdhatë në këtë vend. Sigurisht me dhjeta dhe Edi Rama ose me nota të mira, pedagog dhe Majko me Metën të cilët në fakt, kanë një rrugë tjetër, sepse u morën me politikë duke mos kryer qoftë dhe një ditë profesionin e tyre të shkollimit me nota të mira sigurisht. Kur zonja Topalli pranoi në emision se Parlamenti i ‘96-s kishte me të vërtetë njerëz të shkolluar dhe akademizëm apo intelektualizëm më erdhi realisht keq. Këtij Kuvendi dhe PD-së në atë kohë i ndodhën me këtë Kuvend më të këqijat e mundshme politike. Këtij “intelektualizmi” i ndodhi grabitja e votave me dhunë kot fare nën urdhërat e Berishës. I ndodhi mos dëgjimi i ndërkombëtarëve për 17 zonat. I ndodhi betimi si President i Berishës në një kohë kriminale dhe përçarje të jashtëzakonshme. I ndodhi koha e piramidave dhe krimi ekonomik vëllavrasës, por u ndodhi revolucioni komiteteve bolshevike të jugut dhe armatosja delirante nga Berisha e njerëzve e hapja e depove me dhunë nga delirantët majtistë të tjerë përballë. Pikërisht këtij Parlamenti intelektual i ndodhën të tilla “monstruozitete”. Iu rrëzua shteti dhe institucionet - këtyre super intelektualëve si profesionistë. Pse? Sepse nuk ishin politikanë. Sepse dinin mirë matematikë, gjeografi, fizikë, por nuk dinin as histori, as filozofi dhe aq më pak politikë. E kjo u vërtetua plotësisht. E kam fjalën se “katapultimet” dhe të partisë së zonjës Topalli, janë imitim i partisë nga ajo ka dalë dhe kjo parti që Jozefinën e ka pasur lidership të lartë politik, ka imituar partinë e parë të kryetarit të saj legjendar Sali Berishës. Katapultimi i profesionistëve është imitim i riciklimit politik. Sepse është formë dhe përmbajtje e mënyrës së atyre që sundojnë në parti. Më vjen keq, por kësaj nuk i ka shpëtuar as Jozefina dhe nuk ka asnjë shans të jetë ndryshe. Pa asnjë dyshim respekt për vlerat e mungesës së njollave korruptive te lista e saj, por sot elita e re nuk del nga katapultimi që bëjnë si PD, PS dhe LSI, sepse në botën moderne nuk egziston një katapultim i tillë banal. Një pjesë e rinisë jo të indoktrinuar nga partitokracia shqiptare e di këtë gjë mjaft mirë. Jo sot nuk ka profesionistë në profesione që bëhen politikanë duke lënë profesionin. Jo ka profesionistë plotësisht dhe qartësisht politikanë. Kanë një shkollim mbase ndryshe, por profesionin e vërtetë, vlerat, kontributet, shkrimet, botimet, fjalimet, qëndrimet, përballimet, i kanë si politikanë dhe këtë duhet të mos e mohojë zonja Topalli, sepse sigurisht bën gabim. E kuptoj se nuk ka kushte, por e vërteta kështu është. Partia nuk është “mësimore” që futesh në kurs për të dalë shofer. Nuk mund të jesh 20 vjeç dhe talent politik se ke dhjeta në mësime. Ke predispozitë mbase, por nuk ke kontribute dhe nuk ke pjesëmarrje dhe përballje personale në publik. Sepse ato të bëjnë të njohur politikisht dhe publikisht dhe jo pse i bie bukur fyellit apo pikturon bukur ose jetë talent në vjersha. Partia është vendi ku bëhet përballja dhe duket talenti, megjithëse partitokracia jonë nuk lejon një demokraci të tillë përfshi për fat të keq dhe partinë e zonjës Topalli që nuk ka mundësi të jetë jashtë kësaj të keqe të madhe politike te ne. Elitokraci të re politike është kur të dalë brezi i ri i politikanëve dhe jo atyre që marrin dhjeta në muzikë apo matematikë. Përndryshe do riciklojmë format dhe përmbajtjet e PPSH, PDSH, PSSH dhe LSI e të tjerave varg mbas tyre. Brezi i ri politik është kur mban qëndrime, guxim qytetar, të papërlyer dhe jo konformistë me korrupsionin apo pushtete lëtyrë, kur është pjesmarrës që i vogël, që merr pjesë gjallërisht dhe formohet si me shkollim dhe profesionin e qartë të politikanit. Vetë zonja Topalli është pjesë e riciklimit në politikë dhe pse unë nuk i vendos shumë faj në sajë të aftësitë së partisë së saj për të krijuar armiq, (duke i përjashtuar dhe luftuar ashpër) shpeshherë edhe kot fare. Vetë krijimi i partisë së saj me atë në krye dhe me të ftuarit pa njolla dhe pse me qëllimin e mirë dhe të bukur të largimit të të korruptuarve që vazhdojnë riciklimin politik është moment që duhet parë si “riciklim” për mirë. Por ky lloj riciklimi nuk ka sukses. Nuk ka, sepse njerëzit tashmë janë të qartë mbi kërkesën madhore për një elitë të re politike. E më vjen shumë keq ta them, megjithëse e respektoj zonjën Topalli për guximin që ka, ajo nuk mundet ndryshe dhe nuk mund të jetë pjesë e pikërisht “elitës së re politike”. Zonja Topalli i takon atij brezi politikanësh në Shqipëri, që nuk ka bërë shumë faje, por janë pjesmarrës, bashkëkohës, vendimmarrës së një klase politike kaq fajtore, sa nuk meriton jo vetëm të jetë në politikë, por duhet të kërkojë kur kthjellohet, të falur vetëm se “ka parë, ka qenë aty, ka marrë vendime” kur u shemb shteti, plasën piramidat, kur ndodhi Gërdeci, kur ndodhi 21 janari, kur... Zonja Topalli është padyshim shumë më pak fajtore, por ishte pjesë e lartë kur ndodhte korrupsioni në partisë së saj, pjesë kur ndodhte mashtrimi dhe pjesë e degradimit politik kur ishte në pushtet forca e saj politike. Gjithsesi suksese sidomos të rinjve në listën e zonjës Topalli të cilët padyshim janë më të mirë se sa ne, ne pra, mosha që i ra fati të provonte si “krimin e diktaturës së Enverit dhe marrëzinë e post diktaturës këto tre dekada”. E mbase ky mund të jetë i vetmi justifikim dhe për zonjën Topalli.