BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Edhe këtë koronavirus do ta kalojmë, por më pak politikë …

Edhe këtë koronavirus do ta kalojmë, por më pak

Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve në bisedime. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhet një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nëse dialogu zgjat shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi t’i tejkalojnë kjo pastaj mund të gjenerojë keq dhe mund të keqpërdoret, duke e sjellë situatën deri të “dialogu i ngrirë”. Nëse shkohet më pole të kundërta, dialogu atrofon. Kështu duket po ndodhë më dialogun ndërmjet Parti Demokratike dhe Parti Socialiste tash 20 e ca vite. Nga një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrëveshjes për koalicion. Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin probleme të tjera, të natyrës programore, politike, të interesave dhe të natyrës ideologjike. Dialogu nuk është ndonjë synim i caktuar, më shumë është mjet, ku nevojitet kompromisi i palëve. E aq më pak në mënyrë pretencioze të shprehin dallimet ideologjike ndërmjet dy korpuseve në dialog. Kjo që e theksova duket së nuk po vlen shumë që të tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja, që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut, me motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, pa të cilën nuk mund të funksionojë as demokracia, si vlerë fondamentale në sistemin shumë partiak pluralist. Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe e apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Gjenerator i konflikteve, apo konfliktit në këtë rast, janë krizat në shumë pyetje identitare. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për t’i formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodh në Kosovë, ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtoheshin shumë tema, por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njëri-tjetrin, në situata delikate, atëherë, për ça dreqin jemi këtu nën këtë qiell. Secili do të ishte mirë ti shikojë mirë veprimet e veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin që e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Vetëm djalli hesht para padrejtësive dhe fatkeqësive, qofshin ato produkt i natyrës apo egoizmit njerëzor. Mos koordinimi i veprimeve të liderëve shtetërorë, gjegjësisht kryeministrit dhe presidentit edhe pse i ndan një distancë në vijë ajrore, mënyrën e komunikimit të tyre po e bëjnë përmes letrave, thuajse janë në hasmëri apo distancë të largët prej mijëra kilometrash ose në anë të kundërta të botës. Kjo sjellje e dy liderëve shtetërorë e dëshmon mjerimin politik, polarizimet e skajshme politike dhe lojën e pandershme me "letra" të dy figurave sa të kundërta, po aq kontroverse të politikëbërjes shqiptare. Në vend që të testohen qytetarët dhe shërbyesit shëndetësorë, përkatësisht mjekët dhe infermierët, të cilët janë në vijën e parë të këtij eksperimenti, të testohen qeveritarët, krerët e institucioneve shtetërore dhe parlamentarët. Do të ishte fat i mirë, që bashkë me virusin korona ta largonim komplet këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë, ndryshe, mbetja e vetëm një politikani nga kjo garniturë e politikëbërjes aktuale, do ta kontaminojë çdo lloj iniciative të shëndoshë nga një popullatë e stërvuajtur përgjatë këtyre dy dekadave.