BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Opinion / Editorial

Edhe në fatkeqësi, jo pak vdesin për t'u dukur pak kryeministër

Edhe në fatkeqësi, jo pak vdesin për t'u dukur pak

Në të gjitha situatat, qeveria ka detyrimin kushtetues të organizojë tërë punët për të drejtuar shtetin dhe zgjidhur në kohë reale hallet që ka populli. Të gjitha qeveritë këtë detyrë kanë. Kjo është detyrë në kohë të paqta, po më shumë në raste fatkeqësish,siç janë përmbytjet, zjarret aq më tepër tërmetet, siç ishte edhe ai i 26 nëntorit 2019, që rrafshoi mijëra pallate e godina banimi. Qeveria në të gjitha këto raste vendos një standard të ri, zbaton ritëm ndryshe, si për zgjidhjen e shqetësimeve dhe kapërcimin e vështirësive, sistemimin e të pastrehëve, tejkalimin e dhimbjeve dhe traumave të thella, të atyre që kanë humbur jetë njerëzore dhe për rindërtimin e kthimin e jetës në gjendjen e mëparshme. Shteti në raste të fatkeqësive natyrore, provon vetveten, aftësitë menaxheriale dhe tregon sa i aftë është të arrijë të kapërcejë fatkeqësitë me sa më pak dëme materiale dhe kryesorja njerëzore. Po nëse qeveria është e duhet të jetë violina e parë në zgjidhjen dhe dhënien drejtim të problematikave të mprehta që kanë në thelb shqetësimet e krijuara tek qytetarët edhe faktorët e tjerë nuk mund të qëndrojnë sehirxhi e të gjykojnë që vetëm qeveria, ministritë dhe kryeministri, administrata kanë detyrë që të zgjidhin dhe të marrin përsipër barrët e vështira që krijojnë fatkeqësi të tilla mbinjerëzore. Qeverisë i duhet të qëndrojë në këmbë, ditë-natë dhe të mos pushojë së vepruari si në kohë lufte, se tek e fundit, luftë është të përballesh me shkatërrime të tilla, që është pak të cilësohen apokaliptike. Në kuadrin e mobilizimit të përgjithshëm, aq më shumë me shpalljen e gjendjes së emergjencës apo fatkeqësive natyrore, siç u veprua tek një perimetër që fut brenda gati gjysmën e popullsisë së vendit, detyrat që kërkojnë zgjidhje janë me mijëra dhe sa mbaron njëra, nis tjetra dhe hapen mijëra vrima që kërkojnë vëmendje për t’i vënë në rrugën e zgjidhjes sa më shpejt pasi as njerëzit nuk durojnë dhe koha nuk pret. Ishte kjo arsyeja kryesore që qeveria nisë të organizojë nga dy takime në ditë. Të krijojë shtabin e gjendjes së jashtëzakonshme. Të emërojë një minsitër fuqiplotë në krye të tij. Të krijojë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit dhe të harmonizojë të gjitha ndihmat e huaja dhe kontributet që vijnë prej andej pa folur për qindra donatorë shqiptarë nga i tërë globi. Po problematikat e shumta kërkojnë kontributin e të gjithëve. Është vërtet qeveria violina lidere e përcaktuar nga Kushtetuta. Po gjendja e jashtëzakonshme nuk ka vend për të qëndruar mënjanë dhe për të bërë vetëm kritizerin. Faktorë të rëndësishëm, siç janë forcat politike, opinioni qytetar, intelektualët, shtypi i shkruar dhe ai viziv, e në veçanti opozita e cila ka rreth vetes resurse të shumta që duhet të vihen në mbështetje, jo të qeverisë, po të popullit, i cili sot është në gjendje shoku, sidomos ata që përjetojnë veç dhimbjes nga humbjet njerëzore edhe ato materiale duhet të jenë të përfshirë në betejën post tërmet. Një qeveri e përgjegjshme nuk mund të thotë i bëra të gjitha. As kënaqet me një takim, me vizita apo me alokim fondesh. Janë mijëra e mijëra hallet dhe hallkat që duhen vënë në eficencë. Është kjo arsyeja që në emër të kësaj emergjence dhe këtij solidariteti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë disa thirrje dhe ka zgjatur dorën e bashkëpunimit opozitës dhe Lulzim Bashës që të japin kontributin e tyre, duke iu bashkuar strukturave që menaxhojnë krizën e rëndë të pas tërmetit. Kjo thirrje është e sinqertë pasi vërtet nevojitet kontributi i të gjithëve dhe në radhë të parë i kreut të opozitës, i cili nesër mund të gjendet në të njëjtën situatë nëse vjen me vullnetin e popullit në pushtet. Po cili ishte qëndrimi i Bashës ndaj një thirrjeje të bërë në një kohë të vështirë? Vetëm një letër e publikuar me dy-tre pika sikur të jepte direktivat e një qeverie tjetër në hije. Dhe vet Basha bën një kryeministër në distancë në emër të republikës që ka brenda fantazisë së tij. Edhe në këtë kohë, fatkeqësisht, ai nuk u udhëhoq nga arsyeja dhe logjika normale në të cilën është reshtuar i tërë populli, progresistët e ata që duan zgjidhje racionale. Në ndryshim nga qeveria e cila iu përgjigj menjëherë presidentit Meta, i cili thirri në takim për caktimin e masave, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe nuk dëgjoi këshillat dhe zërat e sirenave, të cilët i luteshin ta braktisnin këtë tryezë pasi janë në betejë me presidentin dhe në kundërshti me njëri –tjetrin. Shkuan atje, duke zbatuar hierarkinë dhe strukturën e funksionimit të shtetit dhe vepruan shumë mirë në këto kohë tragjike. Shtetarët, sot kanë punë më të mëdha për të përballuar. Koha për duelet politike dhe beteja President- Kuvend- Mazhorancë, pret. Do vinë mote më të qeta për t`u marrë me njëri- tjetrin, po sot institucionet kanë të tjera plagë që duhet të kurojnë. Po nuk veproi në këtë logjikë, lideri i opozitës. Ai u mjaftua me lëshimin e urdhrave dhe këshillave, të cilat ngjajnë me vendime qeverie imagjinare apo shtabeve të emergjencave të krijuara prej saj. Sado xhevahire të jenë masat që rekomandon Basha, sado vlerë të ketë thirrja në bashkëbisedim me inxhinierë e arkitektë të fushës apo ultimatumeve ndaj qeverisë nuk japin zgjidhje racionale. Në këtë rast ndryshe nga momentet e para, jo për ti bërë fresk qeverisë, po për ti dhënë drejtim shqetësimit të qytetarëve, nuk ka nevojë që një kryetar opozite të imitojë kryeministrin e të bëjë sikur kryen detyrat si kryeqeveritar. Qytetarët nuk duan shfaqje komedianësh. Atyre që u mungojnë njerëzit, duan kushte për të vijuar jetën. Duan t`iu zgjidhet strehimi dhe të kenë para për të jetuar. Kërkojnë ilaçe e batanije. Krevate e pjata për të ngrënë. Duan një strehë. Kërkojnë shkollë për fëmijët. Dhe këto nuk zgjidhen me direktiva sikur të vijnë nga perënditë mbi Olimp, siç po sillen këto ditë, jo vetëm Basha, po edhe Berisha, Monika e Paloka e kritizerë të shumtë. Mos pranimi i ftesës së qeverisë për bashkëpunim në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme nuk e lartëson opozitën. Nuk i shton aksionet asaj. Qytetarët kur vënë re se si sillen disa funksionarë opozitarë, ish-ministra, ish-deputetë, ish-presidentë,vënë buzën në gaz dhe qeshin e përqeshin këto modele që kanë vetëm një hall, të duken nga pak kryeministra edhe në këto ditë dhimbjeje apo më keq të dështojnë çdo skemë e nismë që i shërben shërimit sa më shpejt të plagëve të shumta që ka krijuar tërmeti apokaliptik. Asgjë nuk e justifikon mosbashkëpunimin e sotëm mes qeverisë dhe opozitës qoftë edhe asaj rrugore. Të gjithë janë shtetas të këtij vendi dhe resurset që zotërojnë, njerëzore e materiale duhet t`i vënë në dispozicion të popullit të cilin përfaqësojnë. Ata që sot vuajnë në Durrës e Tiranë, në Thumanë veçanërisht, në Kavajë e në Lezhë nuk janë të ndarë në përqindje a parcela partiake. Janë vetëm popull dhe kanë të njëjtat plagë e shqetësime. Është vërtet paradoksale dëshira dhe etja e shumë prej funksionarëve partiakë, shto këtu edhe disa pronarë portalesh e analistë kritizerë ekstremë, që i kanë drejtuar kamerat te mungesat. Nuk është fjala për t’i bërë fresk qeverisë apo për të mburrur zgjidhjet dhe masat e marra. Nuk do asnjë dekorata e lavdi. Koha kërkon maturi. Nëse nuk është e mundur të ofrohet një zgjidhje nuk ka vend të ndillet panik dhe frikë. A mundet të justifikohet mosbashkëpunimi i shqiptarëve, pavarësisht ndarjes partiake dhe prejardhjes në një kohë kur në oborrin tonë, këtu në Shqipëri, po fliten në këto tetë ditë, gjithë gjuhët e botës dhe duket sikur jemi në paradhomën e OKB-ës? Durrësi dhe Tirana në çdo cep pret specialistët grekë, maqedonas, hungarezë, turq, francezë, amerikanë. Të gjithë bashkë për një mision të madh. Të gjithë për përballimin e dhimbjes e fatkeqësisë natyrore. Për rindërtimin dhe kthimin e normalitetit. Vetëm ata që duan të bëjnë një çikë kryeministrin në hije, Basha e të tjerë pas tij, ata që bëjnë kritizerin dhe shajnë për çdo gjë edhe kur diçka bëhet mirë në këtë stinë fatkeqësie, janë të qeshur e të përqeshur nga tërë opinioni ynë qytetar. Ata vetëm imitues kryeministrash mbeten. Dhe kështu do të enden deri sa shqiptarët t`i bëjnë kryeministra kushtetues me votë prej vërteti. Po nëse do vijojnë kështu do mbeten ca dordolecë, klounë që nuk i shërbejnë askujt, veç vetes. Është koha për të qenë bashkë dhe jo për t`u dukur të gjithë si kryetarë të qeverisë së Shqipërisë në një kohë kur duhet të jemi shërbëtorë dhe hamall të njerëzve në fatkeqësi!

Nga Bardhyl BEJKO