BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Edhe në vendin tonë punohet e manifestohet kulturë

Edhe në vendin tonë punohet e manifestohet kulturë

Po të shikosh emisionet televizive, të ndjekësh informacionet e lajmet në çdo edicion të tyre, do të njihesh vetëm me sensacione nga kronika e zezë dhe me punën e “vrullshme” që bëhet në Tiranë apo me rilindjen urbane të disa qyteteve kryesore të vendit. Hap televizorin dhe shikon e dëgjon më shumë për grindje e sherre politikanësh, akuza dhe kundërakuza, vrasje e aksidente, vjedhje e abuzime, papunësi dhe përdhunime. Kronika e lajmeve të ditëve të fundit, pothuajse në të gjitha televizionet ka qenë e njëllojtë. Basha dhe Rama grinden për raportin e OSBE OHDIR-it rreth zgjedhjeve të 30 qershorit, ku secila palë i interpreton sipas dëshirës së vet. Gjykata e Tiranës liron një kriminel të rrezikshëm. Në ullishtën e Vlorës një zjarrvënie e qëllimshme. Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe dy të plagosur. Burg pa afat për të dyshuarit që vranë teknikun e koncionerëve dhe dy vëllezërit u shpallën në kërkim. Dënohet me burg për jetë i riu i Selenicës, që vrau tetë vetë të një familje. Shqiptari vret gruan e tij në Zvicër. Sulm masiv në Teksas, pesë të vdekur dhe 21 të plagosur. Një 72 vjecar ngacmon seksualisht një fëmijë. Pranga 15 biznesmenëve, kishin bërë evizion fiskal. Lirohet edhe një tjetër nga ata që mashtruan klientët në Fondin Besa. Masakron gruan me thikë dhe hidhet nga kati i shtatë i pallatit… e shumë të tjera që nxijnë ekranin. Të gjitha këto informacione plot sensacion të krijojnë përshtypjen se në Shqipëri nuk ka asnjë gjë të mirë, sikur askush nuk punon, askush nuk argëtohet, por vetëm përgojojnë, shpifin, thurin intriga e vrasin e vjedhin. Është kjo arsyeja që shumica e shqiptarëve, duke parë sjelljet vulgare e pasurimin e paligjshëm të disa politikanëve, duke u ndeshur me veprime të pakulturuara të personave të veçantë, apo me sjelljen arrogante të ndonjë nëpunësi shtetëror, bëjnë përgjithësime të tilla se “ne shqiptarët jemi popull pa kulturë”, se “ne nuk bëhemi më njerëz”, se “ky komb ka mbaruar, ndaj duhet ikur për gjithë natën” etj, etj. Dhe këto përgjithësime negative, nuk i bëjnë vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe ata që kanë një farë kulture e ndjenjë humanizmi, dhe kanë dhënë një farë kontributi në konsolidimin e demokracisë sonë të brishtë. Janë pikërisht intelektualët me vlera dhe kontribute që, jo vetëm nuk duhet t’i ushqejnë mendime të tilla dashakeqëse, por duhet të jenë pikërisht këta që duhet të dënojnë shprehje e koncepte të tilla, që janë vetdiskredituese e ulin dinjitetin e kombit tonë. Nëse vetë ne shqiptarët do të vazhdojmë kështu, duke shtrembëruar buzët, apo duke qëndruar indiferentë para çdo gjëje negative, apo duke mohuar me ekstremizëm çdo gjë pozitive të këtij kombi e kësaj shoqërie, se gjoja ne shqiptarëve “ na ka shkatërruar përfundimisht diktatura”, e “se ky vend nuk bëhet më”, atëherë nga kush presim ne të vlerësohemi!? Nëse nuk duam e nuk vlerësojmë vetveten, nëse me punë e bashkëpunim harmonik nuk përpiqemi të ndryshojmë imazhin që na kanë vënë të tjerët e i kemi vënë vetes, atëherë si mund të na duan të tjerët! Edhe një individ, që është vërtet me të meta mendore, e nuk ka më fuqi transformuese, nuk e shan kurrë veten, e jo më ne që jemi një komb plot tradita, plot kulturë e vitalitet, pavarësisht tranzicionit të stërgjatur që po kalojmë. Kemi plot raste ku punohet e krijohet, shfaqet patriotizmi dhe solidariteti, humanizmi e kultura qytetare, komunikimi dhe shërbimi i kulturuar, shpirti krijues dhe ndjenja e sakrificës për veten e shoqërinë, ndershmëria e personaliteteve dhe përkushtimi i tyre për të ardhmen. Dhe këta shembujt pozitivë, qofshin edhe të pakët, t’i përgjithësojmë e t’i bëjmë të përditshëm, e t’i përhapim edhe më shumë.Një shoku ynë shpërndau në statusin e tij në facebook lajmin e gëzuar se, vajza e tij ishte maturante ekselente në gjimnazin”Petro Nini” dhe krenarinë e tij donte ta ndante me shokët. Po sa nxënës ekselentë ka Tirana e Shqipëria, portretet e të cilëve u afishuan në rrugët kryesore të kryeqytetit, por për ta nuk u bë fare publicitet nga media. A nuk është për tu krenuar për këta ekselentë dhe për gjithë ata të rinj të talentuar që derdhin djersën e sakrifikojnë për dijen, të cilët janë gurë të sigurt themeli për të ardhmen e vendit? Po për naftëtarët që punojnë mes vështirësive, me një rrogë të pakët që edhe atë nganjëherë nuk e marrin në kohë, a nuk duhet të jenë më shpesh objekt i kronikave të lajmeve? A nuk duhet folur e shkruar më shumë për ndërtuesit, që rrezikojnë jetën majë lartësive, siç ndodhi edhe me dy aksidentet e fundit, ku humbën jetën dy punëtorë? Po për mësuesit që stërlodhen e mundohen të zbusin tekat adoloshente të kësaj periudhe të vështirë, a nuk është e patolerueshme që të kujtohemi për ta, vetëm me shtatë mars? A nuk duhet të zënë vend më shumë në kronikat televizive, disa nga mjekët tanë heronj, që mbajnë pagjumësinë në sy në roje të shëndetit të njerëzve? E si janë harruar fare blektorët rezistentë para vështirësive, bujqit që mbjellin e rrisin bimë të shëndetshme, e na japin ushqimin e përditshëm pa të cilin nuk mund të jetonte askush? Më shumë duhen përmendur në media edhe ata biznezmenë të ndershëm që sakrifikojnë me dinjitet për mirëqenien e vet dhe të shoqërisë. A nuk është legjitime e drejta për tu krenuar për shqiptarë të tillë dhe a nuk janë këta që i zbardhin faqen ekranit? Sensacioni dhe buja na ka tjetërsuar, na ka larguar nga jeta e vërtetë. Këta janë të paktë, mund të thotë ndonjëri. Jo, këta janë shumë, por janë heronj të heshtur, nuk janë të bujshëm, sepse zhurmë bëjnë më shumë sharlatanët, dembelët e hileqarët. Fuçia bosh bën më shumë zhurmë, se sa kur është mbushur plot. Puna e ndershme dhe kultura qytetare, respekti njerëzor e humanizmi shoqëror shfaqet përditë tek ne, pavarësisht se nuk u bëhet reklamimi i duhur nga ata që kanë për detyrë ta bëjnë këtë. Gjatë udhëtimit me autobus, psh nuk duhet të vëmë re vetëm atë veprimin e keq të një të riu që mban celularin në dorë e kufjet në vesh dhe bën sikur nuk e sheh të moshuarin që rri në këmbë tek koka e tij, por edhe veprimet e shumë të tjerëve që nuk pajtohen me një mungesë të tillë edukate, madje shfaqin edhe sjellje të një qytetarie të vërtetë. Një ditë në autobusin e linjës së Unazës fatorinoja, tek po shërbente me bileta në dorë, nuk e vuri re një pasagjer, mesoburrë, i cili sapo hipi u ul në një sedile bosh, dhe nuk kishte paguar. Kur faturino u largua edhe askush nuk kuptoi se ai nuk ishte pajisur me biletë, ai e thirri vetë me zë të kulturuar faturinon, që ta pajiste me biletë! –Pse, ia kujtove, sa vjedhin këta! -ia preu një pasagjer tjetër, që i ishte ulur aty afër. -Këta le të bëjnë si të duan, në do të vjedhin, në do të shpërdorojnë, kanë ndërgjegjen e tyre –ia ktheu qetë pasagjeri,-dhe ka kush i kontrollon. Unë bëj detyrën time si qytetar. Udhëtove me autobus, paguaj biletën. Kjo është detyra dhe rregulli i çdo qytetari.” Njeriu pa kulturë, i paaftë, që e ka në gjak penetrimin dhe spekulimin, kudo që të jetë, atë punë do të bëjë, do të shkelë ligjet dhe rregullat e moralit. Ka nëpunës burrokratë, ryshvetxhi, që as nuk duan dhe as nuk dinë tu shërbejnë qytetarëve, sepse ata nuk i ka sjellë aty meritokracia e ndershmëria, por klani dhe korrupsioni. Por ama askush nuk ka të drejtë ta quajë të gjithë administratën shtetërore të korruptuar dhe dembele, sepse kemi dhe shumë zyrtarë të mirë që nxjerrin mjaltë nga goja, të dëgjojnë, të respektojnë, të sqarojnë brenda kompetencave dhe rregullave, pavarësisht sa mund të zgjidhen hallet, se jo çdo gjë zgjidhet,ashtu siç do ti hallexhiu. Një proverb italian thotë se mirësjellja është çelësi i artë që hap të gjitha portat. Vërtet ka raste që nuk respektohen të moshuarit nga të rinjtë, por ama ka shumë raste të tjera, kur humanizmi dhe ndihma ndaj tyre është e pakursyer. Dua të përmend edhe një rast qytetarie të vërtetë të ca të rinjve të Saukut. Një mesnatë, një plakë e lemerisur kishte dalë në rrugë dhe kërkonte ndihmë, për bashkëshortin e saj shumë të sëmurë, pasi djalin e kishte në emigracion. Dy djem të rinj kishin lënë turin e dytë dhe po pinin një kafe në lokalin përballë shtëpisë së saj, kur e dëgjuan, i lanë kafetë përgjysmë, i hipën makinës dhe shkuan tek shtëpia, morën plakun e sëmurë në gjendje të rëndë dhe e dërguan në spital. Pas ca ditësh, plaku u shërua dhe u kthye pranë të shoqes. Kurse plaka kishte gatuar një byrek dhe një ëmbëlsirë dhe kërkonte të qeraste çunat që i shpëtuan jetën plakut. Ua mësoi emrat nga pronari i lokalit,i priti derisa u kthyen nga puna, dhe gatimet e shijshme që kishte bërë u ulën e i hëngrën bashkarisht me cunat e sjellshëm. Raste të tjera të kulturës qytetare i ndeshim përditë. Qytetari nuk e dëmton më pemën në park apo buzë rrugës, klienti nuk pi më duhan në lokale publike, apo në mjetet e udhëtimit publik, shitësi nuk tregëton më mall pa kupon tatimor, shoferi nuk udhëton pa vënë rripin e sigurisë apo të kalojë semaforin me të kuqe. Të gjithë qytetarët mundohen të respektojnë festat zyrtare e ato tradicionale, përpiqen të mos i hedhin më plehrat qosheve të rrugës, por në vendet e caktuara, sjellje këto që tregojnë se po sillemi si evropianë të vërtetë, e para ca kohësh nuk i kishim prezente veprime të tilla. Por a ka edhe shembuj të tjerë negativë? Pa tjetër që ka. Por për ca drurë të shtrembër, nuk duhet djegur e gjithë turra, se po të mos kishte edhe të tillë, jeta nuk do të kishte kuptim. “Një botë pa psikopatë, do të ishte anormale”-thotë Xh. Leci.

Nga Ramazan Sherja