BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Edhe njëherë mbi Skavicën

Edhe njëherë mbi Skavicën

-Përgjigje ing. S. Vangjelit lidhur me HEC-in e Skavicës        

Në dy artikuj të botuar në gazetën "SOT", me titull "Ja pse Skavica e Madhe (S-485) kushton shumë më lirë", të datës 7 mars 2016 dhe "Udhë të mbarë HEC-i Skavicës" të datës 19 qershor 2020, ing. S. Vangjeli me entuziazëm jep "sihariqin " e ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Për artikullin e parë të vitit 2016, ku përmenden kolegët e nderuar z. Abdurahim Ashiku, z. Ali Hoxha dhe unë, i është kthyer përgjigja nga z. A. Ashiku, i cili, përveç kësaj, kohë më parë me plot argumente gjeo-strategjike, historike dhe kulturore i ka thënë "Jo Skavicës", madje që në vitin 2010, ka botuar edhe një libër të titulluar "Po Dibrës! Jo Skavicës!".

            Në artikullin e dytë, z.Vangjeli jep "sihariqin" e madh që sipas tij "duhet të ngazëllejë çdo shqiptar anembanë Ballkanit, Europës dhe Botës". Në këtë artikull ai kishte lakuar tri herë emrin tim, të një njeriu krejt të zakonshëm, pa aksesin më të vogël në mediat qeveritare. Në të vërtetë, emrin nuk ma kishte përmendur, por vetëm mbiemrin, por edhe kaq mjafton, që unë të përjetoja këtë ndjesi bezdisëse. Edhe pse nuk kemi patur kënaqësinë e njohjes personale, nëse dikush të përmend emrin diku, pavarësisht kontekstit, ti duhet të ndjehesh më tepër i kënaqur se sa i bezdisur! Edhe pse në të vërtetë, z. Vangjeli, e kishte vlerësuar shkrimin tim të para do kohëve mbi Skavicën, ai rrëshqet në disa lajthitje jo aq të vogla në artikullin e tij! Të palejueshme dhe pafalshme edhe për një gazetar të kategorisë së "kazanit", e jo më për një inxhinier!

            Ai shkruan, citoj: "Në mars 2016 në Tiranë u mblodh kryesia e Shoqatës Dibrane, me kryetar B. Kapexhiu, ku relatori foli mbi një orë për avantazhet e HEC-it, duke u ndalur veçanërisht në dobitë e basenit, të turizmit elitar. Autori A. Bunguri, e përshkruan luginën e Drinit të Zi si një nga luginat më të bukura në botë. Nuk i luhet as “presja”. Në fjalinë e mësipërme, ka disa pasaktësi formale gjuhësore dhe logjike si dhe shtrembërim të qëllimshëm të së vërtetës. Së pari, artikullshkruesi ngatërron emrin e shoqatës nga "Bashkësia Dibrane" në "Shoqata Dibrane"! Së dyti, ai nuk është i saktë kur shkruan se unë paskam folur në kryesinë e kësaj shoqate për "avantazhet e HEC-it"! Unë në asnjë rast, deri më sot, nuk kam referuar për Skavicën në kryesinë e shoqatës "Bashkësia Dibrane". Unë kam referuar në disa nga veprimtaritë e kësaj shoqate mbi "qytetërimin e lashtë dhe të zhvilluar prehistorik të rajonit të Dibrës", mbi "qytetërimin ilir (penestë) në këtë rajon të Ilirisë së Jugut", mbi "lokalizimin e qyteteve peneste në Dibër", mbi "fortifikimet dhe kalatë e Skënderbeut në Dibër", mbi "disa beteja të Skënderbeut në Dibër", mbi "zhvillimin etno-kulturor të Dibrës si etnitet gjeo-hapësinor" etj.

            Së treti, autori vendos në gojën e relatorit fjalë që i ka në mendjen e tij: "Relatori foli mbi një orë për avantazhet e HEC-it, duke u ndalur veçanërisht në dobitë e basenit, të turizmit elitar" (nga shqipja e shkruar nuk kuptohet kush është relatori, Prof. Kapexhiu apo unë (?!). Kjo fjali e pavërtetë, pasohet nga pohimi: "Autori A. Bunguri, e përshkruan luginën e Drinit të Zi si një nga luginat më të bukura në botë" (ky përshkrim është nuk bërë në këtë takim imagjinar, por në artikullin e botuar tek "Panorama"). Së katërti, artikullshkruesi merr informacion statistikor nga artikulli im i botuar në gazetën "Panorama", dhe e përdor atë si të vetin, pa shënuar në kllapa autorësinë, siç e kërkojnë rregullat e të drejtës së autorit (sipas Bungurit), gjë që quhet "plagjiaturë"! (Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës të luginës së Drinit të Zi prej 5885km², është marrë nga artikulli im i lartpërmendur pa asnjë referencë). Mjafton analiza e kësaj fjalie për të kuptuar se artikullshkruesi, edhe pse nuk ka lidhje me saktësinë e referencave, ka kurajon për t'i ndryshuar ato sipas interesit të çastit! Mirëpo kjo gjë nuk mund të lejohet! Sepse sikur thonin latinët "verba volant, scripta mannent "!

            Megjithatë, ai rreket për të na mbushur mendjen me propagandë (citoj): "Çdo vit HEC Skavicë do të derdhë në arkën e shtetit vetëm nga energjia elektrike 80 milionë euro. Ky është një argument se Shqipëria dhe dibranët do i thonë jo varfërisë. Por çfarë i kërkohet Dibrës? Vetëm 1 për qind e pellgut ujë mbledhës të të gjithë luginës prej afro 6000 km² (më saktë 5885 km²). Rreth 40km² do zënë sipërfaqe toke që referuar sipërfaqes totale i takon as 1 për qind. A s’kanë me i fal dibranët kaq tokë duke i shpërblyer me 80 mln euro në vit".

            Nuk ndalet ing. Vangjeli! I turbulluar nga mjegullnaja e liqenit imagjinar dhe milionat e eurove që do të burojnë prej tij, fillon e flet jerm, na jep porosi, madje edhe na urdhëron, që jo vetëm të mos i dalim në mbrojtje luginës së Drinit të Zi, por përkundrazi të krijojmë një shoqatë që do të lobojë pro ngritjes së HEC-it të Skavicës! Citoj: "Porosi e fundit! Të krijohet Shoqata e vërtetë dibrane, me një nëndegë të quajtur Skavica- 443. Të ketë platforma të plota për ngritjen e ekonomisë, njohjes së plotë të traditës mijëravjeçare, duke propozuar investime të mirëfillta". Asnjë ndjesi tjetër për Dibrën dhe dibranët, të cilëve, sipas këtij plani, që do t'u përmbyteshin përjetësisht shtëpitë, trojet, varret, kujtimet, historia dhe gjithë jeta e tyre! Pa u zgjatur me fantazi të tilla, të kalojmë tek çështja thelbësore: Përse dibranët janë kundër HEC të Skavicës! Për të sqaruar z. Vangjeli dhe gjithë të tjerët: Unë qëndrimin tim për çështjen e Skavicës e kam shprehur publikisht, jo në shoqatë, por në shtypin periodik, në një artikull të gjatë të botuar në numrat e datës 6 mars dhe 30 mars 2016 të gazetës "Panorama". Ato janë në internet dhe mund të lexohen nga kushdo që ka dëshirë të mësojë më shumë mbi luginën e mesme të Drinit të Zi, që sipas gjykimit tim, është jo vetëm lugina më e bukur dhe më e begatë në Shqipëri, por ndër më të bukurat në botë!

            Më poshtë, në mënyrë telegrafike, po shënoj disa nga arsyet që HEC-i në Skavicë nuk do të ndërtohet kurrë:

1. Shqipëria në përgjithësi dhe Dibra në veçanti nuk e kanë luksin për të përmbytur dhe atë pak tokë produktive që kanë! Sot shkenca dhe teknologjia ofrojnë mundësi të tjera alternative për prodhimin e energjisë, pa humbur asnjë cm2 tokë.

2. Toka e pellgut të Dibrës nuk është tokë e krijuar nga tharjet e kënetave apo moçaleve, as me punë angari të të burgosurve politikë. Ajo është trashëguar brez pas brezi, dhe është blerë dhe shitur me flori. Kjo është arsyeja që në Dibër nuk u zbatua dhe as që mund të zbatohej ligji bolshevik nr. 7501 i vitit 1991. Ajo është baza ekonomike e më e rëndësishme e jetës në pellgun e Drinit të Zi qysh prej 8000 vjetësh e këndej. Për të mbrojtur këto toka, në Dibër dhe në Tiranë vepron "Shoqata patriotike etno-kulturore për mbrojtjen e pronave dhe të mjedisit të Dibrës në pellgut e Drinit të Zi", e regjistruar në gjykatë që në vitin 2002. Aktualisht shoqata ka mbi 5000 anëtarë të regjistruar, numër që në kushtet e këtij rreziku mund të dhjetëfishohet. Ata janë të gatshëm të mbrojnë me të gjitha mjetet demokratike pronat e tyre të trashëguara brez pas brezi!

3. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës, varësisht kuotës 443m ose 485m do të përmbyste 8000-12.000 ha tokë aluvionale me cilësitë më të mira pedologjike në pellgun e Drinit të Zi, dhe do të zhdukte plotësisht 21-34 fshatra! Kjo do të ishte baras me asgjësimin përfundimtar të Dibrës! Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk do t'i hynte një aventure të tillë të rrezikshme! Sepse do të kthente në kundërshtarë të hapur mbi 100.000 banorë, ata që banojnë në Dibër dhe ata të tjerët, që origjina i lidh me këtë vend të bekuar!

4. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës, nuk do të lejohet nga Arkeologjia! Ai do të mbulonte përjetësisht mbi 30 vendbanime prehistorike, antike dhe mesjetare që dëshmojnë autoktoninë tonë në këto troje dhe do të ishte një shërbim i çmuar për qarqet antishqiptare të Beogradit! Si arkeolog i them me bindje JO SKAVICËS! E them këtë pasi nëntoka e Dibrës ruan në gjirin e saj vlera të jashtëzakonshme arkeologjike, të cilat sapo kanë filluar të zbulohen e të studiohen. Në bazë të studimeve të derisotme, rezulton se ky është një ndër rajonet më të përshtatshëm gjeo-hapësinor, me kushte jetësore optimale bio-ekonomike për jetesë, gjë që ka përcaktuar edhe hershmërinë e banimit të tij nga njerëzit që në prehistorinë e largët. Lugina e mesme e Drinit të Zi, territorialisht e lidhur me këtë rajon, përfaqëson zonën ku janë evidentuar gjurmët më të hershme të qytetërimit neolitik në Shqipëri, kronologjikisht të lidhur me gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të VII para Kr. Vendbanimet më të hershëm neolitikë të këtij rajoni dhe ndër më të hershmit në Shqipëri janë Burimi, Sollokiçi, Cetushi, Kronëzat (Fushë-Alie), prej të cilave, dy të fundit përfshihen brenda kuotave të përmbytjes, pasi janë shumë afër bregut të djathtë të Drinit të Zi.

5. Është e papranueshme, por plani i përmbytjes së Dibrës Perëndimore të duket si një plan i hartuar jo në Tiranë, por në kancelaritë e Serbisë! Lexojeni “Naçertanian” famëkeqe të I. Garashaninit (1844), që parashikonte edhe “aneksimin e trojeve shqiptare të Vilajetit të Kosovës si dhe të pjesëve veriore dhe qëndrore të Shqipërisë”. Që nga viti 1844 e në vazhdim serbët kanë ëndërruar ta përfshinin edhe Dibrën brenda kufijve të tyre dhe kanë luftuar të vinin kufirin e tyre përgjatë vijës së Drinit. Një pjesë e këtij plani ogurzi realizohet në vitin 1913, kur thika e ftohtë e diplomacisë europiane ndante trupin e Dibrës me qetësinë e ndarjes së një torte në tavolinën e ngrënies dhe i shkëpuste atij qytetin e Dibrës me rrethinë, Rekën, Radikën, Udovën, Kosovrastin, Zhupën dhe tokat më pjellore të pellgut të Dibrës! Lexojeni edhe Memorandumin "Dëbimi i shqiptarëve" të V. Çubriloviçit (1937) për shpopullimin e Kosovës, Shqipërisë Veriperëndimore dhe asaj Lindore!

6. Dibra Lindore, politikisht e përfshirë në FYROM, gjatë shekullit të fundit është trajtuar me urrejtje nga qeveritë sllavo-ortodokse të Beogradit dhe të Shkupit!. Të gjitha veprimet e kryera atje janë pjesë e një plani tërësor dhe të mirëorganizuar nën frymën çubriloviçiane për shpopullimin dhe shkombtarizimin e Dibrës. Pikërisht me këto qëllime të mbrapshta ishte përmbytur nga pushteti sllavo-maqedonas edhe pjesa lindore e Dibrës dmth fusha e madhe e Udovës në Dibrën e Madhe (FYROM) me sipërfaqe 4340ha, me pretekst të ndërtimit të HEC-it të Spilesë. Me përmbytjen e kësaj fushe të bekuar, qarqet nacional-shoviniste të Beogradit, jo vetëm zhduknin gjurmët e qytetërimit të lashtë ilir, por edhe detyronin dibranët e Dibrës së Madhe të iknin nga të donin, vetëm në Dibër të mos rrinin, se Dibra u duhej atyre, të pavatanëve, ardhacakëve të stepave!

7. Pas përmbytjes së qëllimshme të Dibrës Lindore (Fushës së Udovës) dhe qytetërimi ilir që ruhej aty nga qeveritë sllavo-ortodokse të Beogradit dhe të Shkupit (1966-1968), tani po përgatitet përmbytja e Dibrës Perëndimore dhe të qytetërimit të lashtë prehistorik dhe antik të saj nga vetë shqiptarët në qeverinë e Tiranës! Përmbytja e Dibrës së mbetur londineze, me ose pa dashje, i ngjan, qoftë edhe formalisht, këtyre planeve antishqiptare serbe! Çfarë do t’u thuhet dibranëve të Dibrës Perëndimore?! Të iknin edhe ata, nga sytë këmbët, se tokat e tyre do t’i përpijë liqeni i alogjizmave të politikës! Realizimi i saj do të çonte, as më shumë dhe as më pak në asgjësimin përfundimtar të Dibrës si realitet gjeo-hapësinor. Kjo sigurisht nuk mund të lejohet dhe nuk do të lejohet të ndodhë!

8. Ndërtimi i HEC-it të Skavicës nuk mund të bëhet pa vullnetin juridik të të gjithë banorëve të Dibrës, jo vetëm të atyre që u përmbyten trojet dhe varret, por të gjithë dibranëve. Në të gjithë botën e qytetëruar, para se të merren vendime të tilla që ndikojnë drejtpërdrejt në ekosistemin e një rajoni të dhënë dhe në jetën e mijëra banorëve, organizohen referendume popullore. Pasi një qeveri e përgjegjshme, punon për interesat themelore të qytetarëve të vet. Atëherë, përse të mos bëhet një referendum me banorët e Dibrës dhe pastaj të vendoset, pro ose kundër?! Të gjithë e dimë mirë, se në pikëpamje juridike, sikur qoftë edhe një pronar i vetëm i zonës së përmbytur, të mos jap pëlqimin e tij, asnjë HEC nuk mund të ndërtohet! Dhe meqë jemi tek binomi qytetarë-qeveri, më kujtohet postulati i gazetarit të njohur amerikan Eduard R. Murrow “A nation of sheep will beget a government of wolves”.

            Dibranët në Dibër, në Tiranë, në Durrës dhe SHBA nuk do të lejojnë të preket asnjë cm2 tokë dhe jo më të përmbytet! A pak i ka dhënë Dibra ekonomisë kombëtare?! Kujtoni vetëm minierën e kromit në Bulqizë, më e madhja e këtij lloj në Shqipëri, që deri në vitin 1990 jepte 32-37% të GDP, pa marrë asgjë në kompensim! A e dini se Dibra akoma sot ecën në rrugë të marra borxh, që i bien rreth e përqark Shqipërisë Veriqendrore, kur ajo duhej të kishte tashmë "Rrugën e Arbërit", rrugë që ka ekzistuar që në kohën e ilirëve dhe të arbërve të kohës së Komnenëve?!

            Në mbyllje të shkrimit të tij, artikullshkruesi merr përsipër të na jap leksione të kohëve moderne mbi konceptet e "reja" mbi historinë dhe historicizmin (citoj): "Tradita, historia, veprimtaritë shekullore, etnografia e jetës nuk mbahen më aty ku kanë lindur e jetuar. Ato trajtohen, ruhen, ekspozohen për të mos humbur nëpër muzeume të specializuara, guida pelegrinazhesh, e domosdo në shkolla e libra. Në muzeume janë futur risi moderne me shfaqje dokumentarësh me zë e figurë, modelime të vendosura mbi tavolina etj. Në të do të vinë gjithë shqiptarët, mijërat e milionat Europës e të botës, të shohin të madhin Skënderbe". Në të vërtetë një qasje të tillë z. Vangjeli e kishte shprehur edhe në vitin 2016 kur shkruante se (citoj): “Në shek. e 21 historia nuk njihet, nuk përvetësohet dhe nuk admirohet duke shkelur 70km luginë... Unë shkurt po jap mendimin: Historia tani mbahet në muzeume, me piktura, dokumentarë shprehës të vendeve, burrave, kuvendeve, betejave. Dhe këto pa ciceronë, thjesht me komanda dore, ekrane, altoparlantë. Me disa orë të ecur nëpër sallone të vogla e të mëdha njeriu thith dije, mbresa, njohuri të thella, të të parëve tanë dhe dibranë”.

Për fat të keq, këtë koncept "modern" të "historicizmit" dhe "historifikimit" unë nuk e kisha ndeshur në asnjë nga shkollat e kualifikimit postdoktoral and Co mbi arkeologjinë dhe historinë e lashtë të Shqipërisë! I habitur nga fakti se sa shpejt ndryshuakan konceptet mbi zhvillimin, historinë, traditën, kulturën, modernizimin dhe muzeologjinë, i dhashë karar të mos harxhoj kohë me debate pa bereqet. Duket qartë se z. Vangjeli dhe ndonjë tjetër e kanë harruar postulatin e mendimtarit të shquar “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshish kujtesën e tij historike. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe”. Unë besoj se dibranët nuk do ta lejojnë që kjo të ndodhë! Sepse nuk duan të bredhin nëpër Shqipëri, si çifutët në shkretëtirë, në kërkim të “Jeruzalemit" të humbur!

Në mbyllje, dëshiroj t’u kujtoj dibranëve dhe të gjithë atyre që nuk e kanë lexuar Senekën, një ndodhi të para 2000 vjetëve në Romën e lashtë. Filozofi Seneka (4 para Kr.-65 pas Kr.), në vitet e fundit të jetës së tij ishte këshilltar i diktatorit Neron (37-68 pas Kr.), perandori i fundit i dinastisë së Jul-Klaudëve) (54-68 pas Kr.). Kur perandori Neron dogji Romën (18-19.07.64 pas Kr.), i frikësuar në palcë nga vala e hakmarrjes popullore, e pyet Senekën se ç’mund të bënte për të shpëtuar kokën nga urrejtja e turmës, dhe ky i fundit e këshillonte perandorin e tij “që t’i gënjente romakët”, pasi “populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret”