BREAKING NEWS

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 8 persona në aksionin blic, në kërkim një infermier (Skema me medikamentet)

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes
x
BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Edhe njëherë për Ahmet Zogun

Edhe njëherë për Ahmet Zogun

Për Ahmet Zogun është shkruar, folur e stërfolur. Por nëse ka pasur disa të mira, të gjitha këto i ka fshirë, shumëzuar me zero me kriminalitetin, tradhtinë e hajninë e vet. Për t'u vënë në krye të vendit shkoi në Jugosllavi si agjent i serbëve, kërkoi ndihmën e dorën e tyre, duke u premtuar territore dhe daljen e lirë në Adriatik. Nga andej me shumë forca vrangeliste e artileri jugosllave vazhdoi me luftë drejt Tiranës për të rrëzuar me forcën e armëve qeverinë legjitime të Nolit, duke e përmbysur atë dhe me duar të përgjakura u vu në krye të vendit. Zogu përdori ryshfetin për të shtënë në dorë shtetin. U vetëshpall mbret i 800.000 banorëve pa pyetur shqiptarët. Krimet dhe turpi tij sa vinin e thelloheshin në vazhdimësi. Për nderin që i bënë serbët bëri kurban një pjesë të truallit shqiptar, Vermoshin dhe Shën Naumin. Zogu ka qenë një diktator vrasës. Me tu vendosur në krye të shtetit eliminoi një nga një kundërshtarët e tij. Ai vrau ajkën e shqiptarizmit. Të parët që eliminoi ishin krahu i Kosovës. Ai është vrasës i drejtpërdrejtë i Hasan Prishtinës, Avni Rustemit, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Riza Cerovës dhe i shumë luftëtarëve e patriotëve të tjerë shqiptarë. Për 15 vjet nuk bëri asgjë për popullin, vetëm një urë mbi lumin e Matit edhe atë me borxhe italiane, por punoi për pasurimin e familjes e lavdinë e zezë të tij, duke siguruar në mënyrë të pamerituar e të pandërgjegjshme pasuri monetare e vila luksoze dhe i caktoi vetes një rrogë marramendëse prej 500.000 franga ari në vit. Ai mbolli vetëm injorancë. 90% e popullsisë ishin analfabetë. Kudo sundonte pisha e kandili. Malaria bënte kërdinë në popull. Nuk zgjidhi krizën e bukës. Burimet financiare monetare shteronin çdo ditë. Pra populli mbeti në gjendje të mjerueshme ekonomike dhe me një mënyrë jetese të vajtueshme. Ahmet Zogu ka qenë Kryeministër, President dhe Mbret, por ai me politikën kapitulluese i hapi rrugë pushtimit të vendit, e nxori atdheun në ankand. Përgatiti 7 prillin 1939. Të gjithë shqiptarët e dinë veprimtarinë tradhëtare të tij. Mbreti shkeli me të dyja këmbët premtimin, statusin dhe betimin. Ai nuk mbathi opingat për të dalë malit për t'u prirë antifashistëve në luftë kundër pushtuesve të vendit, por bëri të kundërtën. Nuk zbrazi asnjë pushkë. Vodhi edhe thesarin në Bankën e Shtetit, pasurinë kombëtare me rreth 2 kv ari dhe me shpurën e tij ia mbathi për në Greqi. Në Shqipëri ziente lufta, kurse ai në Greqi prenotonte dhoma në hotelet luksoze për 115 veta të eskortës së tij, bile lëvizte sa andej këndej me 9 apo 10 kasaforta të rënda, ku në ato kishte edhe shufra ari. Pra ai vrau shpirtin e trazuar e të ndezur të atdhetarizmit dhe kreu aktin më banalistik duke i kthyer kurrizin popullit të vet në ditët më të vështira. E la atë në varfëri të plotë e të zhytur në borxhe. Populli ynë me pushtimin e vendit nga fashizmi italian humbi lirinë e pavarësinë. Ai shtypej, shfrytëzohej, burgosej, vritej dhe i merrej nëpër këmbë nderi e dinjiteti, pra u përdhos. Ahmet Zogu ka kryer dhe tradhti të lartë kombëtare. Kështu: në gusht 1924 me kryeministrin serb Pashiq të Jugosllavisë ka nënshkruar një marrëveshje, që është një akt i tradhtisë së lartë ndaj atdheut e popullit shqiptar. As elita e politika e kohës nuk e mësuan kurrë përmbajtjen e saj, pasi ajo u mbajt tepër sekret. Në marrëveshje u përcaktuan 13 pika me kushte skllavëruese, të cilat gjenden vetëm në arkivin e shtetit. Fondi Nr. 253, dosja 105, fletë 2.45, viti 1924, si dhe në librin "Albania" (1924 - 1927) të P.Postorellit, botuar në vitin 1967 në Francë, faqe 221. Gjithashtu Zogu, për interesa të qëndrimit të gjatë në atë fron të pamerituar dhe të uzurpuar padrejtësisht ka qenë i gatshëm t'ua dhuronte apo shiste edhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë, mjaftonte të siguronte prej saj miqësi e mbështetje - (intervistë e dhënë gazetarit grek Kostas Maris). Ahmet Zogu kur ishte në detyrë mbante një grup "cubash" trima me vete në Tiranë. Gjithashtu ai kishte dhe forca të posaçme mercenarësh në formë bandash të arratisurish që hidheshin në veprime luftarake vetëm me urdhër të tij. Këto forca i pati dislokuar në rrethet e Krujës, Matit e Dibrës. Zogu nëpërmjet Llesh Topallajt pati likujduar disa kundërshtarë të tij, vrau edhe dy turistë amerikanë, Georg de Sang dhe Robert Lexis Coleimon më 6 prill 1924 në Mamurras, të cilët udhëtonin për Shkodër. Për këtë, më parë kishte përgatitur planin si duhet kryer e mbuluar vrasja, duke paguar nga 20 napolona çdo pjesëtar të pritës. Gjithashtu ai për të patur mbështetjen e forcave të armatosura dhe për t'i bërë drejtuesit për vete, u jepte grada të pamerituara elementëve që i shërbenin me zell atij. Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, Ahmet Zogu dërgoi Muharrem Bajraktarin me 10.000 forca zogiste të bandave të Dibrës, Matit e Lumës në Shalë e Shosh, Nikaj e Mërtur. Ata s'lanë gjë pa bërë. Dogjën shtëpi, grabitën pasuri, pushkatuan burra, burgosën robni, rrahën e dhunuan me nder e erz, shkatërruan vathët, therën bagëti, bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojeve. Piqnin petulla, hapnin qypat dhe i shoqëronin me mjaltë dhe më në fund mjaltin e përzienin me ushqime të kripura. Sa fuçi vere, rakie, sa gjalpë, sa kova me djathë, dhallë apo qumësht shkuan ato ditë në djall. Për tre javë popullit iu desh t'i duronte dhe t'i mbante me të ngrënë e me të pirë me çfarë t'ua donte shpirti e qejfi. (Hylli i Dritës, Nr. 13, 1941). Me përkrahjen e imperializmit anglez njerëzit e Zogut në Shqipëri krijuan organizatën tradhtare "Legaliteti" më 20 nëntor 1943, e cila bashkëpunoi ngushtë me nazifashistët kundër LANÇ. Ahmet Zogu pas arratisjes në Greqi u vendos në Egjipt. Por nga aty u dëbua, ndaj shkoi në Francë. Edhe aty bashkëpunoi sa mundi me armiqtë e jashtëm e të brendshëm të Shqipërisë dhe mori pjesë direkt në organizimin e bandave kriminale e diversioniste për të përmbysur pushtetin popullor, por asnjëherë nuk ia arriti qëllimit. Ahmet Zogu me tradhti e nisi e me tradhti e bitisi. Nga jashtë erdhi, jashtë u arratis e jashtë vdiq. Kështu ka ndodhur me të gjithë kriminelët e tradhtarët që ia kanë pasur me hile popullit e atdheut tonë, si: Ahmet Zogu, Mithat Frashëri e Muharrem Bajraktari, të cilët janë varrosur në dhè të huaj.

Gjatë këtyre 30 vjetëve pluralizëm është hedhur vetëm baltë mbi të kaluarën. Tani duan të falsifikojnë edhe historinë. Prandaj pinjollët e tyre shkruajnë libra dhe gazeta me sajesa e të pavërteta, japin intervista e bëjnë vlerësime të pamerituara dhe për çudi berishianët Ahmet Zogut i ngrejnë përmendore! Si mundet t'i ngrihet shtatore atij që ka lyer duart me gjak, atij që ka tradhtuar popullin, atdheun e kombin e vet, atij që ka vjedhur pasurinë kombëtare dhe gjatë gjithë jetës në arrati punoi kundër vendit të tij? Kjo ka emrin vetëm çmenduri. Ai nuk meriton shtatore. Çdo simbol që nuk ka vlerë historike dhe që nuk frymëzon askënd, është i kotë dhe pa vlerë. Ai meriton vetëm një simbol që përjetëson: krimet, tradhtinë, hajninë e tij dhe si figura më e urryer e gjakatare e popullit shqiptar. Organizata e Veteranëve, e Invalidëve, ajo e Familjeve të Dëshmorëve dhe Bazat e Luftës, duke qenë brezi i sakrificave më të mëdha, sepse ato kishin si objektiv çlirimin, ndërtimin e rindërtimin e vendit, objektiv që e bëri realitet vetëm LANÇ nën udhëheqjen e PKSH, janë të shqetësuar nga këto zhvillime të mbrapshta të kësaj kohe dhe duan të venë pikën mbi "i". Historia është shkruar kur kanë ndodhur ngjarjet, pra në kohën dhe momentin e duhur. Është përjetësuar në vargje e vulosur me gjakun e kuq të 28.000 dëshmorëve e topi se luan. Ajo nuk ka nevojë të rishkruhet. Mund të përmirësohet vetëm mbi bazën e fakteve të reja të dala nga dokumentat arkivore, brenda e jashtë atdheut dhe çdo veprim që mund të ndërmerret pa pjesëmarrjen e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës, të Komitetit Kombëtar dhe të Bazave të LANÇ s'ka asnjë vlerë. Historia është shkruar e dokumentuar vetëm mbi bazën e të vërtetave e fakteve historike e jo me sajesa apo sipas interesave e orekseve të njërit apo tjetrit, dhe nuk duhet ndryshuar sa herë ndërrohen qeveritë apo partitë në pushtet.

*Pasardhës veterani, Kukës