BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

Edhe njëherë për dosjet

Edhe njëherë për dosjet

Ishte qershori 1992, kur ish-kryetari i Kuvendit të kohës, Pjetër Arbnori (i përfolur edhe ai si bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq, me pseudonimin Kotherja), pati deklaruar në një intervistë të kohës se ne (kupto PD-ja) po i japim dorën e fundit ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit. Edhe një ngjarje tjetër e jetuar. Kishte rreth dy javë që Nafiz Bezhani kishte filluar punë në krye të komisionit të verifikimit të figurave e kandidatëve aspirantë për t’u zgjedhur deputet apo në poste të larta shtetërore. Shkuam në zyrën e tij, së bashku me ish-sekretarin e Ballit Kombëtar, të ndjerin Aleko Gergo, sepse gazeta Albania kishte shkruar për të se është spiun i Asfalisë greke, që shkonte periodikisht në Athinë, në hotel Titania, pranë sheshit Omonia, ky thurreshin plane antishqiptare. E ky sulm ndaj Gjergos bëhej se ai përpiqej që Balli Kombëtar (BK) të renditej në formacionin E Djathta e Bashkuar Shqiptare, ndërkohë që zv/kryetari i BK, Hysen Selfo ngulte këmbë që ajo parti të ishte një nga vagonat e trenit Berisha. Që të mos zgjatem, shkuam pra në zyrën e Bezhanit për të kërkuar verifikimin e statusit të Aleko Gjergos. Nafiz Bezhani na tha se Gjergo e ka një dokument të pastërtisë së figurës tij dhe pranoi se do ta fuste Gjergon edhe në “radiografinë” e komisionit që drejtonte. Kur po bëheshim gati të largoheshim nga zyra, zoti Bezhani na ndaloi të na tregonte diçka, që ishte tronditëse e përbënte një skandal të vërtetë shtetëror. Hapi një sirtar të tryezës së tij e nxorri një tufë me formularë bosh (të paplotësuar) të firmosur nga zoti Mezini e të vulosura. Na tha se i kishte gjetur në zyrën e tij kur kishte marrë detyrën e re. Nuk di se çfar u bë me këtë skandal të zbuluar, por për një gjë jam bindur, se të dy komisionet kanë punuar nën komandën e urdhërat e komandantëve politikë. Dhe sot ka jo pak politikanë e zyrtarë të lartë që sapo akuzohen e përfliten për bashkëpunëtorë të Sigurimit, tundin në publik dëshmitë e komisioneve Mezini & Bezhani. Kështu ka ndodhur ditët e fundit me dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, IM, pak rëndësi ka Ilir Meta apo Ilir Metaj, pasi kjo gjë është objekt i organeve të posaçme. Autoriteti i dosjeve, që e kryen funksionin e tij sipas ligjit për të, me të drejtë po kërkon ndryshimin e ligjit që do t’i çelte rrugën për hapjen e të gjitha dosjeve famëkeqe të ish-rregjimit kriminal. Vetëm kështu do të pastrohej përfundimisht shoqëria shqiptare nga ky kancer i keq, do të bëhej dekomunistizimi real e përfundimtar dhe do të pëfundonte edhe tranzicioni i stërzgjatur.