BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

“Edhe pehlivani Ali Xhixha ra nga teli” e jo më IM

“Edhe pehlivani Ali Xhixha ra nga teli” e jo më IM

Sot koha është e gjitha e imja, megjithëse e kam humbur fillin për hiç gjë thotë qytetari i cili endet brigjeve të bregdetit, apo anës lumenjve e maleve të Shqipërisë, për t’i shpëtuar të nxehtit veror. Po të le i nxehti politik që me tërsëllëm i nxjerr dhëmbët për të kërcënuar me sopata e hanxhar, pa e ftohur akoma karrigen e presidentit, e vete krijon një parti të re, mollois qytetari me veten e tij. Po ky ç’pati? Fola shumë, mendon qytetari që kishte bërë betimin që të mos prishte shoqërinë me vetveten, po ku të lë politika? E se do bëhet më mirë e tash që u hapën negociatat do jemi më të monitoruar nga bota, por të lë ky pelivani politik që nuk priti as 8 orë e mblodhi ku i kishte e ku si kishte ithtarët e tij dhe me ngut krijoj Partinë e Lirisë. Dikush i ka fryrë në vesh mund të thonë, që me sa duket po nxiton thotë qytetari. Ç’mizëri opinionesh për çështjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka? Pse kaq epshndjellëse kjo jehonë, kur në vendet e Evropës juglindore është i tejkaluar ky fenomen dhe sot shohin në rrugën e integrimit evropian një perspektivë të prekshme. Po ky I M me partinë e re, pse i bashkohet koalicionit të personit “Non Grata” bën pyetjen qytetari. Pra fjala liri as që ka kuptim në këtë kohë, sepse ta mbushësh me veprime që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, kur këtë liri sa më shumë integrohesh në institucione ndërkombëtare ke pranuar ta transformosh në energji progresive me metoda demokratike në shërbim të mirëqenies së popullit tënd. Me simbolika të hipokrizisë Putiniste se gjoja justifikon mbrojtjen e vlerave antifashiste të“Ushtrisë së Kuqe” me pushtimin e Ukrainës, pse ngjani si dy pika uji me të, kur në gojën e medias ruse shtetërore beteja e “Stalingradit”ripërsëritet ditë e natë. Duket postimet tuaja në 5 vjet presidencë nga mali në mal e shkurre e gërxhe paskan qenë një zborr ushtarak për beteja “antifashiste”. Po Lëvizja e Socialistëve për Integrim e kreu me sukses misionin? Ndërkohë në mediat shtetërore italiane shfaqet një nga filmat me shikueshmërinë më të lartë në rang botëror “Oktapodi”,i cili varet shumë nga këndvështrimi që shumë teleshikues kanë. Por nëse ka një të vërtetë, që është si buka që ha, është, se ai film po paralajmëronte vendet e ish bllokut komunist për fenomenin e mafias, si një e keqe që bashkëpunon me politikën dhe tregon degradimin e sistemit kapitalist. Ndërkohë shumë vende e shtete të cilat nuk e kanë luftuar qysh në rrënjë ndaj ende vuajnë, e janë në luftë për jetë a vdekje me mafien. Ndërsa për teleshikuesin perëndimor simbolika e fillimit të krimit transnacional, i cili nuk njeh kufij dhe rrezikohet siguria kombëtare nga mafia e korrupsioni. As një gjest “pelivani politik”nuk do ta justifikojë qëndrimin tuaj në këto momente në raport me Autoritetin e Dosjeve. Së pari ju akuzoni institucionin e zgjedhur nga parlamenti me shumicë votash. Së dyti edhe pse e keni ditur faktin se në ish Shërbimin Sekret shqiptar në kohën e Gazidedes ishin në strukturat drejtuese njerëz me lidhje të dyshimta, me agjenturën serbe, përse u dashka të besohet i “madhërishmi” kur ai ishte një njeri që aprovonte metodat fashiste të një junte antidemokratike, dhe ka kryer veprime të dënueshme ndërkombëtarisht, si kontrabanda e naftës, ku veproj në thyerje të embargos së OKB-së dhe interesave të Kosovës, e pa harruar mëkate të tjera si “Firmat piramidale e Gërdeci dhe prania e Fazlliçit në Komisionin e Sigurisë”. Pa harruar“Piramidën e Universiteteve Private” me të cilën shpiku analfabetë me diplomë, harrohen njerëz të vrarë e të zhdukur pa nam e nishan, apo urdhri për bombardimi jugut të Shqipërisë. Së treti nuk justifikohet në këtë moment koalicioni me Sali Berishën e aq më tepër, kur ai është shpallur “Non Grata” nga shumë shtete perëndimore. Potë ishte çështje ambicie nga ana juaj nuk e besoj, ambicia juaj tani është një balon i fryrë në ajër. Ka ikur koha kur ajo nuk njihte kufij dhe rrezikonte po aq edhe njerëzit që rrihnin në krahun tënd. Ti nuk pranon të shijosh festën e nderimeve, por udha jote si e një besëpreri me elektoratin e majtë i cili t’i afrojë me bollëk të gjitha postet, ecën në monopatet e vështira shkëmbore drejt humnerës së harresës. Shihni njerëzit që ju përkrahin, janë mjeranë të nomenklaturës komuniste e të pacipë, të cilët kanë harruar aksiomën e akademikut që për të është “çdo gjë e pasigurt”, ju përkrahin si një tribu tribale, pa asnjë argument dhe kundërshti e me fakte të vërtetojnë tezën e tyre. As nuk mohoni e as nuk faktoni pse doli tani ky fakt. Dil e thuaj një fjalë për ish ambasadorin italian Paolo Foresti e marrëdhënien speciale me të. Keni qenë njëkohësisht njeriu 007, i cili i keni pasur në dorë çelësat e shtetit dhe sekretet e tij, e për hir të formimit shtetëror, duhet të frymëzoni organet ligjzbatuese që ju kanë besuar deri ditën që ishit president i vendit. Të tregoni edhe njëherë se dini ti fitoni betejat ligjore jo me numrin e kartonëve, por me përballjen me Autoritetin e Dosjeve. Nuk ka telendisje më të madhe në të gjithë historinë politike të 31 vjetëve për një çështje kaq sensitive siç është hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ngrije veten në nivelin e dinjitetit të një shtetari, mjaft ece si pelivan në tel, se edhe i madhi Ali Xhixha pelivani me nam i cili, jo më kot thuhej në atë kohë e “rripte dashin në tel”, por edhe ai Aliu, ra nga teli, e jo më ti IM.