BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Edhe pelikanët bukuroshë do i vrasin pas 26 prillit?

Edhe pelikanët bukuroshë do i vrasin pas 26 prillit?

Pasi deklarohet me shumë zhurmë me deklarata e fjalime, thirrje e britma, ultimatume dhe vijojnë kërcënimet lumë se pas 26 prillit do anulohen ligje, PPP, vendime, koncensione, do ndërpriten projekte të nisura nga qeveria aktuale, e cila sipas krerëve të opozitës është duke vjedhur taksapaguesit shqiptar dhe shpërdoron buxhetin si dhe do kryhen ndryshime rrënjësore për të korrigjuar politikat e kësaj mazhorancë, angazhimet nuk ndalen këtu. Veç reformave thelbësore, si ajo e drejtësisë, e cila duhet korrigjuar me themel, si dhe rritje të menjëhershme të pagave, ulje drastike të pagesave për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe nga ana tjetër rritje të pensioneve në mënyrë të ndjeshme, duke kënaqur çdo të moshuar, të cilët pas zgjedhjeve duhet të zgjedhin një portofol më të madh sepse ato që kanë aktualisht nuk mund t`i nxënë kartëmonedhat që do vërshojnë lumë si të ishin gjethe rrapi, vazhdohet me kërcënime për burgosje e syrgjynosje të politikanëve aktualë. Jo pak prej të cilëve do detyrohen të largohen si emigrantë politikë për të kërkuar strehim në shtetet fqinje, Serbi apo Turqi, se ndryshe, këtu i pret burgu.

Gjithfarëlloj kërcënimesh sikur të ishin gjeneralë në fushë betejë, ku njëra palë është e destinuar të vritet nga plumbat e ushtrisë triumfuese. Edhe pse kjo nuk është gjuha e politikës dhe nuk ka brenda saj aspak demokraci apo mirëkuptim mes palëve që janë të gjithë shtetas të Shqipërisë dhe në dejet e tyre rrjedh i njëjti gjak shqiptari, kombit që ka siguruar mbijetesën e vet fal bashkëpunimit, jo vetëm në kohë paqeje, po edhe atëherë kur është dashur të rreshtohen në front për të mbrojtur kufijtë apo territoret e atdheut tonë. Po gjuha në fushatën e këtij viti, është shndërruar në shpat që pret sa majtas djathtas. Pothuaj në të gjitha takimet plot zhurmë e muzikë, përzierë me boritë e makinave të rreshtuara njëshkolonë në pritje të liderit të koalicionit opozitar që mbahet triumfator dhe gati i fituar në zgjedhjet që ende nuk janë zhvilluar, veç kërcënimeve kundër palës përballë që trajtohen si të ishin sunduese nuk kursehet etiketimi “qeveri kuislinge” nga i pari i shtetit presidenti Meta. Pas kërcënimeve të politikanëve nuk mund të mbeteshin mënjanë edhe kafshët e egra të cilat prej vitesh i kanë shpëtuar shfarosjes në masë si të ishin krijesa që sjellin fatkeqësi mbi këtë tokë kur në fakt ndodh e kundërta, janë perlat që i japin gjallëri dhe bukuri natyrës shqiptare nga malet e larta deri poshtë buzë lumenjve deri në liqenet e shumta të vendit tonë nëpër pyje dhe kudo ku fauna ka gjetur qetësi dhe është e mbrojtur nga gjuetia e paligjshme e atyre që nuk qëndrojnë dot pa vrarë gjallesat e pafajshme, vetëm për të përmbushur pasionet e tyre të shfrenuara dhe shkrehur çiftet e armët e tjera kundër krijesave që janë stolia e vërtetë e natyrës shqiptare. Për mbrojtjen e faunës në territorin e Shqipërisë, ka një ligj dhe është shpallur moratorium që ndalon kategorikisht gjuetinë për shfarosjen e shpendëve dhe kafshëve të egra, kjo pa përjashtim në zonat e ulta e ato malore. Ky moratorium i pranuar nga shqiptarët dhe vetë gjuetarët që për arsye të pasionit u hanë duart për të marrë mbi supe pushkët dhe për t` u ngjitur maleve e zbritur nëpër lugina e laguna për të gjuajtur dhe vrarë sa të munden shpendë dhe kafshë të egra. Gjuetia është sport emocionesh dhe jo pak individë e kanë hobi dhe janë gati të përshkojnë qindra kilometër për të asgjesuar një thëllëzë apo vrarë një lepur, le më pastaj ata që kanë etje për të vrarë derra e sorkadhe, të cilat janë jo vetëm për të shfryrë emocionet, po edhe për të siguruar mishin e tyre të shijshëm.

Pikërisht, ky moratorium ka disiplinuar tërësisht gjuetinë dhe si e tillë është shtuar dhe shumëfishuar fauna nga jugu në veri të vendit tonë. Gjëja e gjallë e egër, ka rënë në qetësi dhe tmerri e frika për t`i asgjesuar është zëvendësuar me paqe dhe qetësi, e cila është shoqëruar me shtimin e tyre në masë të ndjeshme, gjë që shikohet kudo ku shkel. Jo shumë vite më parë nuk gjeje një shpend apo lepur, thëllëzë, shapk, kunadhe në një mal apo zonë të tërë pasi çiftja i kishte rrafshuar. Kafshët kishin emigruar përtej kufirit. Po nuk ishte e thënë që edhe një moratorium kaq i domosdoshëm për të ruajtur e shtuar kafshët e egra dhe vendosur rregull për gjuajtjen e tyre, ku prej vitesh është bërë kërdia dhe në vendin tonë nëpër pyje e zona të mbrojtura vërshonin gjuetarë nga shumë shtete të botës mos të merrej një vendim paraprak e të bëhej angazhimi solemn që edhe moratoriumi duhet zhbërë aq më tepër që është vepër e qeverisë socialiste, e asaj qeverie që shihet si e keqja e këtij vendi. Është kjo arsyeja që lideri i PD-së i entuziazmuar nga mbështetësit e vet në Divjakë, deklaroi ndryshimin e moratoriumit, flakjen e tij dhe lejimin e gjuetisë për t`i rivrarë të gjithë shpendët dhe kafshët. Synimi? Për ta kthyer territorin e këtij vendi në boshllëk, pa këto gjallesa që janë bukuria e vetme që i bën pyjet e luginat, brigjet e liqeneve dhe lagunave të vizitueshme, të këndshme e tërheqëse për t`i vizituar në të gjitha stinët. Po Lulzim Basha në emër të çrrënjosjes dhe ndryshimit drastik nuk mund ta linte pa e prekur edhe këtë masë efikase, e cila është frytdhënëse dhe i ka dhënë zhvillim tërë faunës në shkallë vendi. Po si mund të mos llogariten në vota edhe disa qindra gjuetarë që për shkak të pasionit nuk mund të mos joshen se do jenë pas 25 prillit të lirë të bëjnë atë që kanë bërë gjatë dy e më shumë dekadave, duke shfarosur pa mëshirë gjallesat e pafajshme? Basha edhe gjuetarëve duhet t`ua bënte premtimin se do jenë të lirë të vijojnë kasaphanën për t`i zhdukur gjallesat që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme. Ai nuk mund të mos llogarit votat e pasionantëve të gjuetisë që luftojnë kundër kafshëve të egra edhe pse në shkallë botërore ka me qindra konventa e ligje në mbrojtje të tyre. Është vërtet e tmerrshme që Basha zgjodhi për ta dhënë këtë sihariq në një nga zonat ku popullimi i shpendëve për vitet e moratoriumit është shtuar në masë të ndjeshme dhe ku sot mund të gjesh me mijëra shpendë në fluturim apo mbi syprinën e lagunës, pelikanë e lejlekë, shpendë të rrallë që ishin zhdukur nga vendi ynë falë gjuetisë së paligjshme dhe shfarosjes së tyre nga saçmat që shpërndaheshin pa pushim mbi trupat e tyre të bukur. Në lagunën pranë Divjakës ka shumë shpend deri edhe mjellma e pelikanë të bardhë që u shndritin pendët si të jenë lyer me arë të bardhë. Ata janë sot në qetësinë e tyre të pacënueshme, falë masave mbrojtëse dhe mos lejimit të gjuetisë. Po nuk është e thënë sepse nuk mund të mbeteshin tërë jetën kështu pasi Basha që pretendon qeverisjen edhe ata nuk mund t`i linte jashtë ndryshimit dhe nuk mund të mbeteshin pa i cënuar në lumturinë e paqtë në natyrën e virgjër të lagunës, ku numri i shpendëve dhe llojshmëria e tyre është e pakrahasueshme me shumë vende të Mesdheut.

Pikërisht, këtu në këtë habitat të jashtëzakonshëm, Basha u dha gjuetarëve lajmin e madh: Pas 25 prillit, çiftet do nisin këngën vrastare të krismave. Do lirohet gjuetia dhe dihet si veprohet këtu tek ne, ku veç gjuetarëve tanë, vërshojnë me qindra gjuetarë nga shtete të tjera, ku vrasja e shpendëve dhe kafshëve, është e ndaluar dhe e kontrolluar rreptësisht. Po me sa duket ashtu siç do ndryshojë gjthçka qeveria e Lulzim Bashës, do i jepet fund edhe pengesës së gjuetisë. Pasi angazhohen për të zhbërë gjithçka pa asnjë mëdyshje do nisi beteja edhe kundër shpendëve dhe kafshëve të egra që Shqipëria të mbetet një tokë pa banorët më të bukur që janë shpendët e kafshët e egra. Po i vjen radha edhe pelikanit bukurosh për t`u vrarë! Sa keq edhe atë nuk e kurseu propaganda dhe politikani Basha!