BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Edhe politikanët e Shqipërisë le ti mësojnë dyert e prokurorisë!

Edhe politikanët e Shqipërisë le ti mësojnë dyert e

Thirrja e politikanëve në prokurori, këtu në atdheun tonë është gati herezi. Të mësuar në këto tri dekada si njerëz të mbrojtur nga aurora e paprekshmërisë, trajtimi si mbinjerëz, të pacënueshëm, ata jetojnë me iluzionin se: Nuk ka asnjë fuqi mbi dhe, të merret me ne! Nuk ka prokurorë e gjyqtarë t’i thërrasë për të dëshmuar, të akuzuar apo për të paraqitur prova për çështje në të cilat janë palë apo fajtorë. Dalëngadalë pas vitit 1990, shtresa e politikanëve u shndërrua në një fashë që nuk mund të hetohet, të gjykohet, pa le më të arrestohet e dënohet në zbatim të ligjit, të kodeve për veprimet që ka kryer në shkelje të ligjit, si i korruptuar, hajdut, mashtrues, urdhërues vrasjesh, rrëmbimesh, pushkatimesh në bulevard me armët e gardës, apo si regjisorë të videove “Babale” seriale dhe akuzave të pabaza, lëshuar në podiumet partiake, apo nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Kush nga prokurorët ka guxuar në këto vite të ftojë një politikan, jo më një lider se kjo do ishte heroizëm i paimagjinueshëm, mbi të kanë rënë rrufetë, sharjet, mallkimet, shantazhet, inatet, hakmarrja pa fund e të cënuarve në autoritetin e tyre të paprekshëm. Filozofia e politikanëve tanë është e qartë. Ata janë lindur për të udhëhequr, gjithë të tjerët për t’u bindur. Ata janë mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi qytetarët. Janë të paprekshëm, individë që kanë vetëm të drejta e nuk kanë asnjë detyrim para Kushtetutës dhe drejtësisë. Përkundrazi, drejtësia duhet të qëndrojë gati tu para tyre. Janë perënditë që zotërojnë spektrin e drejtësisë, kanë në duar kodet e dënimeve dhe asnjë detyrim për të mbajtur përgjegjësi. Të përkëdhelur nga politika, të mbrojtur nga oborrtarët rreth tyre që u bëjnë fresk dhe i mbajnë me temena, atyre iu është krijuar ideja sa janë zot të kësaj e asaj jete. Kush guxon të vërë dorë mbi ta, duhet të bëjë hesapet me kokë. Të gjithë i njohim politikanët që kanë qëndruar mbi ligjin dhe e kanë konsideruar atë si kalë beteje për të bërë jo drejtësi ndaj tyre, po si kamxhik për reprezalje ndaj njerëzve të zakonshëm. Çfarë nuk kemi parë e dëgjuar në këto vite?

Kemi njohur Profesor Doktor Sali Berishën si President e Kryeministër i vendit në një periudhë gati 14 vjeçare. Nën qeverimin e tij, shumë ngjarje ndodhën në këtë vend. Në shumicën prej tyre në krye të protestave, në pushtet, ku u shkërmoq shteti shqiptar brenda një nate, në kryengritje për të marrë pushtetin me grusht shteti në udhëheqje të pushtetit kur në bulevardin para Kryeministrisë u shtrinë në asfalt katër bij të këtij populli me një urdhër që vinte nga maja e piramidës, pengimin e organeve të drejtësisë për të bërë drejtësi për atë që ndodhi dhe mbrojtja me të gjitha mënyrat e atyre që zbrazën pushkët mbi qytetarët e pambrojtur. U thirr me dhjetra e qindra herë para drejtësisë. Po ai i tha: Jo, dhe nuk i ngjiti dhe as i zbriti ato shkallë. Nuk i begenisi togat e zeza, përfaqësues të pushtetit të së drejtës. Përkundrazi, i përbuzi. I fyeu me mospërfillje. Iu pështyu mbi Kodin Penal. U përmbysi tavolinat ku ulen togat e zeza. Asnjëherë nuk i njohu si njerëz të ligjit. Dhe prej qëndrimit të tyre i ndau në tanët dhe të armikut. Miq e kundërshtarë. Dhe sipas këtij cilësimi i gradoi ose i dënoi. Varet nga qëndrimet që ata kanë mbajtur, jo në lidhje me ligjin po me Maliqin. Si është trajtuar veprimtaria e tij dhe jo se ka shkelur ligjin dhe akuzohet për faje. Porta e prokurorisë dhe selia e qeverisë, e presidencës dhe partisë kanë qenë vite drite larg. Dhe mes tyre është zbatuar ligjësia e rrotullimit të planetëve që edhe pse rrotullohen kurrë nuk takohen. Qeveria, Presidenca dhe drejtësia kanë lëvizur secila në orbitën e vet pa përfillur pushtetet e secilës palë. Dhe në këtë lëvizje janë ndarë prokurorët e besës dhe pabesisë. Të mirët e të këqijtë. Të drejtët dhe të fajshmit. Të urtët nga grindavecët. Gjithnjë mbi bazën e analizës, kush më shërben është në zemrën tim ai që kundërvihet është armiku im. Gjithnjë thirrja e politikanëve në organet e drejtësisë është gjykuar si një tërmet dhe rrufe mbi politikën. Sikur është një kataklizëm. Politikanët janë parë si prijës e të paprekshëm. Fajtorë janë trajtuar ata që kanë guxuar të hetojnë e të vënë para përgjegjësisë politikanët tanë.

Pa dashur të bëjmë paralelizma, le të shohim edhe anën tjetër të politikës. Dhe le t`i referohemi rastit më të bujshëm të viteve të fundit. Saimir Tahiri. I anatemuar si kreu i grupit kriminal “Habilaj”, si ministri që i la rrugë të lirë kanabizimit të vendit për më shumë se një vit opozita e ka sulmuar këtë politikan si rrallë tjetër. Ai është vënë në qendër të sulmeve dhe akuzave të cilat në shumë raste e kalonin çdo cak e logjikë. Me emrin e tij u bënë protesta të mëdha. U kërkua dorëheqja e qeverisë “Rama 2” edhe pse kishte vetëm një muaj në pushet. U akuzua për vepra të rënda. Pa fakte dhe prova. Vetëm me indicie dhe simbolika për veprime që asnjëherë deri sot nuk janë faktuar. Hamendësime të tmerrshme. Akuza për miliona dhe tonelata drogë. Për ti dhënë përmasa edhe më të mëdha u ngrit nje komision parlamentar i cili deri tani nuk ka shkruar një faqe. Ishte kohë e shkurtër u justifikuan. U dha koha e nevojshme. Përsëri vetëm fjalë. Dhe asnjë lëvizje për të provuar akuzat e bëra kundër tij. Partia Socialiste e zhveshi Tahirin nga çdo kostum politik. Në vijim i hoqi imunitetin. Dhe vetë ai dorëzoi mandatin e deputetit. Dhe sot është para drejtësisë, e cila ka të gjithë tagrin për të provuar fajësinë ose pafajësinë e tij. E vërteta është sa qeveria dhe PS nuk i ka marrë në mbrojtje të akuzuarit dhe shembujt për këtë janë të shumtë. Nuk i është kundërvënë prokurorisë, duke e akuzuar atë si mashë të qeverisë së PD-së edhe kur është bërë e tillë. Po të gjitha këto nuk janë vlerësuar kurrë nga opozita sot në pushtet dje. Përkundrazi, janë cilësuar si dorëzim i njerëzve të besuar, shtrydhje të zyrtarëve. Si pafuqi e PS për të mbrojtur njerëzit e vet. Dhe ky perceptim është ndjerë edhe ndër socialistët e zakonshëm, të cilët në përvojën e PD-së kanë gjykuar se njerëzve me kontribute u duhet dhënë mbrojtje ekstra ligjore dhe nuk duhen lëshuar. Po shembulli më flagrant i politikës, medias, opinionistëve, analistëve, partiakëve, juristëve në opozitë, avokatëve të partive është qëndrimi që po mbahet sot me Lulzim Bashën, i cili u thirr në prokurori. Si është e mundur të thirret një lider opozite nga një prokuror, gjykohet këto ditë nga shumë individë e liderë të opozitës? Ku e gjejnë të drejtën të ftojnë Lulzim Bashën në prokurori këta prokurorë politikë? Përse vihet dorë mbi një lider që po “sakrifikon” kaq shumë nga personaliteti i vet për të akuzuar deputetë e ministra, kryeministrin e Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, këtë burrë dheu që lufton kundër të këqijave të këtij vendi dhe shkrin fuqinë e tij intelektuale dhe fizike në mbrojtje të lirisë e demokracisë? Ky mentalitet i shtyn shumë prej liderëve të politikës të marrin në mbrojtje bëmat dhe akuzat, shpifjet dhe deklaratat e Lulzim Bashës, duke i paraqitur si denoncime të vërteta sepse sipas tyre ai është etaloni i të vërtetës. Le të pranojmë për një çast se është vërtetë i tillë. Dhe ka informacione të shumta, siguruar nga organet ligjzbatuese të vendeve të ndryshme të botës. Atëherë përse shqetësohet Basha dhe nuk shkon kokë lart të denoncojë keqbërsit, kryesuesin e grupit të PS, supermenin e të keqes Taulant Bala, i cili është “Ertugruli” modern i anatemuar dhe lakuar nga opozita dhe vet Basha në këto top akuza kundër tij? Ai duhet të festonte ditën që mori ftesën (në realitet, fjala “ftesë” nuk është e në kontekstin e vet në këtë rast pasi në fjalorin e Kodit Penal emërtohet “fletë thirrje”) po le ta miklojë prokuroria, duke e quajtur ftesë. Cili është mëkati i prokurorisë, që pas një denoncimi të thërrasë denoncuesin të provojë akuzat e të vërtetat, që ai kumton në çdo dalje publike. Akuza ndaj Taulant Ballës, e mijta akuzë nuk mund të mbetet pa përgjigje ligjore. Këtu përballja mes të mirës dhe të keqes është aq e madhe sa nuk mund të bëhet sikur nuk kuptojmë qëllimin. Këtu nuk ka dy palë të pafajshme. As dy fajtorë. Ndaj është rasti që të largojmë nga politika një trafikant të lidhur me krimin siç aludohet për Ballën dhe të vendosim në piedestal liderin e PD, Lulzim Basha. Dhe pasi gjykata të japi verdiktin na takon ne të shkojmë para monumentit “Basha” dhe ti falemi e ti lutemi të vijë në pushtet për të na çliruar nga politikanë si Balla e kompani. Po të shkojë në prokurori ama. Ta provojë të vërtetën. Është në detyrimin e tij, moral, politik, shoqëror, njerëzor, ligjor të provojë se është në anën e të drejtës dhe ligjor e, si lider e jurist. Ndryshe, të gjithë do gjykojnë: Lulzim Basha është akuzatori legjendar në denoncime po burracak në ballafaqime. Që Lulzimi bën politikë, kjo është e njohur. Dhe për këtë është në krye të opozitës. Po për të bërë politikë të drejtë e të moralshme, jo të shpifë pafund e të akuzojë nga mëngjesi në mbrëmje, duke na shndërruar në një studio gjigande montazhi e videove që merr nëpër goje tërë Shqipërisë. Sapo u thirr Basha në prokurori ranë boritë e bashkëopozitarëve në radhë. Larg mbrojtjes nuk mund të qëndronte kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi. Për të, thirrja e Bashës në prokurori është fundi i demokracisë, rënia e shtetit dhe fundi i Ramës dhe si gjithnjë ajo e mbylli me deklaratën se: Rama ka rënë. Besoj se është gati të vërë në lëvizje detashmentet e Jalës. E kuptojmë merakun dhe hallin e Kryemadhit. Ajo është pjesë e bëmave dhe akuzave të Bashës. Është akuzuese si ai. Bashkëortake në këtë rrugëtim. Dhe nëse hapen portat e drejtësisë për të parin e opozitës, radha i vjen asaj dhe të tjerëve pas. Sikur të mos mjaftonte politika, thirrjen e Bashës në prokurori e quajti si fund të shtetit, rënie të pushtetit dhe Ramës edhe një turmë analistësh, të cilët e paraqesin këtë si një veprim armiqësor dhe cënim të personalitetit të një mbinjeriu, që me sa duket llogari duhet ti japi vetëm zotit dhe ka të drejtën, pafund të akuzojë, shpifi, shajë, anatemojë, po asnjëherë të mos dëshmojë bëmat e tij. E pse u bë hataja që u thirr Basha në organet e drejtësisë? Cili ligj nuk e lejon? Dhe cila konventë e ndalon? A është i barabartë para ligjit, qytetar i këtij vendi? Thirrja e tij në prokurori duhej përshëndetur dhe parë si shpresë. Ata që e konsiderojnë këtë si fundin e botës, sikur ndodhi hataja duhet të gëzonin se do provohej e vërteta e madhe e në rrjetat e drejtësisë do binte një peshk i stërmadh, njëri nga drejtuesit kryesor të mazhorancës! Po kjo duhet provuar veç dhe Lulzimi ishte para këtij shansi. Po ajo që e tremb atë dhe oborrtarët që e marrin në mbrojtje është e pavërteta. Janë gënjeshtrat, shpifjet, denoncimet politike dhe zhurma opozitare. Punë e madhe se u thirr Basha në prokurori! Tek e fundit sot është politikan, nesër vetëm njeri i zakonshëm.

Për ne shqiptarët që vuajmë për drejtësi janë të freskëta veprimet e drejtësisë në shumë shtete të botës. Dimë vendimet e gjykatave të Kroacisë që çuan në qeli kryeministrin. Shikojmë si kryeministri hero i Izraelit thirret dy herë në vit para drejtësisë. Dhe më sinjifikativ është rasti kur një prokuror i zakonshëm, thirri para prokurorisë, Bill Klinton, presidentin më të fuqishëm të botës, njeriun që kishte bërë histori me një mbështetje të jashtëzakonshme të popullit amerikan. Për një akuzë të një stazhiereje të panjohur. E kemi para syve se si atij, burrit më të fuqishëm i botës, iu tha pështyma në buzë, iu mek zëri para një prokurori, i cili bënte detyrën në emër të SHBA-së. Po ai nuk ishte një emër dhe aq për Presidentin. Ishte drejtësia amerikane. Ligji i shenjtë i një shteti që e ka kushtetutën perëndinë e vet. Po Klinton ishte Bill Klinton. Dhe drejtësia amerikane, maja e drejtësisë botërore. Dhe Lulzimi është vetëm Lulzim Basha, që nuk ka lidhje me Klintonin. Kryetari Basha është i paprekshmi. Është mesia, është vete Ali e vete Kadi e nuk pyet për ligj e drejtësi. Është pikërisht ky mentalitet, që thirrjen në prokurori ai e përktheu në revolucion për përmbysje të qeverisë. Ja lë në dorë popullit,- tha Basha. Po cilit popull? Atij real apo virtual që ka në mendje Lulzimi ynë?!

Nga Bardhyl BEJKO