
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Edhe qeverisja, si “batutat” e radhës...

Shkruar nga Nga Pandeli Bardhi 12 Shtator 2023

Qeverisja e vendit, matet së pari me efektshmërinë e punës së saj e shprehur kjo në rritjen e mirëqenies, në menaxhimin e ekonomisë, në investime etj. Në të kundërt, kur këto rezultate konkrete mungojnë, është paaftësia e mazhorancës qeverisëse, serioziteti i saj për t’u marrë jo me punë, por me batuta e barcaleta. Kështu ka ardhur edhe Qeveria e parë postkomuniste, mbas shembjes së komunizmit, si “batutë” në formën e marrëzisë, do të vazhdonte më pas nga qeveria e majtë si Qeveri e kazinove dhe e lojërave të fatit e po vazhdon si Qeveri e batutave. As më shumë e as më pak sipas “mgjyrës” dhe huqeve të Krerëve të Qeverive që kanë ardhur e kanë ikur. Faktet janë kokëfortë dhe Shqipëria, po mbetet jashtë dyerve të Europës, ende pa e ditur se kur dhe nuk mund të justifikohet me batutën duke qenë hypur në “avionin” rus apo në “karrocën” europiane. Mund të flasim sa të duam duke e kërkuar “fajin” tek të huajt, që padyshim ata kanë “kusuret” e tyre, por në radhë të parë duhet të shohim shpejtësinë e “breshkës” tonë në të cilën kemi hypur, shpejtësi kjo, që më së shumti, ndikohet nga paaftësia e mazhorancës për t’u marrë me problemet themelore, që janë lufta kundër krimit dhe korrupsioni, vjedhjes dhe shpërdorimit të pasurisë kombëtare e shumë të tjera, ç’ka dëshmon, që nuk jemi aq të vendosur për t’u bërë anëtarë të BE-së. Jemi marrë nëpër këmbë nga Europa e shtetet fqinjë sepse gjithmonë akuzojmë të tjerët si fajtorë dhe asnjëherë vetveten. Asnjëherë nuk kemi qenë të bashkuar dhe nuk na ka bashkuar as Shqipëria, sepse edhe në rastin kur një Qeveri kërkon të bëjë diçka në favor të fqinjësisë së mirë, opozita, bën të kundërtën sipas parimit që “gëzimi” më i madh është kur I “ngordh “ lopa kundërshtarit tim politik”dhe jo kur ne jemi të bashkuar ndaj atyre që duan të na përçajnë. Politikanët tanë,në opozitë, qofshin të majtë apo të djathtë, kërkojnë që për t u hakmarrë ndaj kundërshtarit politik, pajtohen edhe me djallin, edhe me fqinjin jo vetëm kur ata kanë patur synime grabitqare ndaj nesh, por edhe në kohën e sotme kur për interesat e tyre, na e kanë me djallëzi. I bashkojnë për këtë, qëllimet e njëjta për marrjen e pushtetit, për të justifikuar paaftësinë e tyre, apo për mosintegrimin e vendit në BE, që të marrin këta meritat e mëdha. “Dielli i mirë, thotë populli, duket qysh në mëngjes”! Ky “diell demokratik”, askënd nuk po ngroh, por, në të kundërt, të gjithëve po u fut “plevitin” dhe ata, në pamundësi për të gjetur zgjidhje, marrin udhët e Botës për pak ngrohtësi për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Rezultatet e qeverisjes, krahas të tjerave, nuk mund të bëhen me njerëz amatorë e pa ideale, nuk mund të bëhen as me ndryshime të njëpasnjëshme, duke hequr një apo disa anëtarë të kabinetit qeveritar, për ti zëvendësuar me të tjerë,duke zënë të njëjtat karrige “të infektuara” me “virusin” e paaftësisë, të korrupsionit, të mashtrimit, vjedhjes e me lloj-lloj vesesh, por vetëm me punë, me përkushtim, me atdhedashuri. Tashmë, është mëse e qartë, që shembja e komunizmit, nuk është merita as e forcës së djathtë politike që erdhi fill mbas rënies së komunizmit dhe as e forcës së majtë politike, pavarësisht nga pjesa e mburravecllëqeve që ato marrin përsipër si “shpëtimtarë”! Këta politikanë, nuk janë dhe asnjëherë nuk kanë qenë kaq trima , sa të shembnin një sistem e të sillnin një tjetër, me fytyrë humane. Po të kishte ndodhur kjo, nuk do të ishim as dje dhe as sot në bisht të Europës dhe as të fundit nga të gjithë treguesit, krahasuar me vendet e Europës dhe më tej akoma. ..Gjithmonë “kthesat” për pavarësi, liri e demokraci, i kemi marrë të fundit, duke qëndruar në pritje se ç’farë do të bëjnë të tjerët. “Tërmeti” antikomunist që rra në epiqendrën e Komunizmit, përfshiu tërë Europën, e në mënyrë të veçantë atë të Lindjes ku sundonte komunizmi, ndoshta jo me atë egërsi që sundonte tek ne. E megjithatë, tronditja, u ndie më shumë tek ne, sepse, ”peri këputet atje ku është më i dobët”! “Merita” më e madhe për këtë, është e vetë Diktaturës, me punën e saj dyzet e pesë vjeçare, për shtimin e varrmihësve të saj, që i përshpejtuan mbarimin e vajit të “kandilit”komunist. Ata që përfituan duke marrë flamurin e “shpëtimtarit”,luftës kundër komunizmit ishin “më të shkathët më të shpejtët”, komunistët e vërtetë njëzet e katër karat, prandaj edhe demokracia, qysh në fillim u deformua dhe morri tjetër rrjedhë... Qeveria postkomuniste, në emër të luftës kundër komunizmit, asgjësoi dhe shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar komunizmi, deri edhe në asgjësimin e dokumentave të pronave dhe pasurive që këto të mos shkojnë tek i zoti, por tek “të fortët” e veshur me pushtet. Sot, pronarët e vërtetë sorollaten më kot nëpër zyrat e administratës, sepse gjithçka është asgjësuar, gjë të cilën nuk e bëri as Monarkia, as Komunizmi, por e bëri “demokracia”! Atyre që prona I takon, nuk po e gjejnë sepse ky Sistem”Demokratik” ka asgjësuar të gjithë dokumentacionin, që pronat, të mos i marrin pronarët e vërtetë. Edhe të përvuajturit në burgjet e komunizmit, që i u kundërvunë atij, mbetën të zhgënjyer, sepse nuk po e marrin atë që u takon, edhe pensionistët, nuk po gjejnë vitet e punës për pension, edhe ligji i Lustracionit nuk po gjen zbatim sepse ish spiunët e sigurimit në komunizëm, janë “fshirë” nga dosjet dhe kanë ardhur në Qeveri, në Parlament, në Institucionet demokratike, në administratë. Edhe hartimi i ligjeve, më së shumti po i shërben vjedhjes dhe korrupsionit siç është ai 7501 e shumë të tjera, stimulojnë padrejtësinë që vazhdon të thellohet edhe në ditët e sotme. Besimi, në radhë të parë, krijohet me besimin që fiton mazhoranca qeverisëse, me figurën morale të anëtarëve të saj apo të parlamentarëve, të cilët, në një formë apo në një tjetër, më shume se të përkushtuar ndaj punës, do të mbahen mënd për batutat e e tyre, që nga kreu i qeverisë e deri tek i fundit. Paaftësia dhe injoranca, është ngritur në sistem, një sëmundje e vjetër kjo,edhe nga sistemi I kaluar për të sunduar “Njëshi” e për të mos i hapur atij telashe. Nuk janë një e dy por janë të shumtë ata deputetë apo qeveritarë të korruptuar, të cilët zgjidhen “me kujdes” nga “Njëshi”dhe kur vjen puna, ky, justifikohet se “përgjegjësia është personale” apo larg b.. time, në një kohë që Qeveria, vepron si një organ i vetëm dhe kur shpërdorimi i detyrës, vjedhja e korrupsioni i një apo dy anëtarëve të kabinetit, është përgjegjësi e të gjithëve e aq më tepër e Kryeministrit. A ka ku të shkojë me tej mungesa e përgjegjësisë të qeverisjes qendrore apo vendore, kur pushtetarët qendrorë apo vendorë, shkulen me “kuç e me maç” vetëm një muaj para zgjedhjeve dhe për katër vitet e ardhshme e vendosin “kapelen mbi sy” e as nuk duken gjëkundi? Përse i gjithë ky falsitet, deri edhe duke kërcyer tallava? Vetëm për të marrë pushtetin, por jo për të bërë diçka për popullin që lufton për mbijetesë. Sot, kur qytetarëve i ka vajtur “në majë të hundës”, kur mjerimi është ulur këmbëkryq e çmimet përditë njohin vetëm rritje, kur qytetarët më së shumti llafosin me vete në pamundësi për të gjetur rrugëzgjidhje, të bësh “batuta”, ata jo vetëm nuk qeshin, por krijojnë urrejtje dhe zhgënjimi në një kohë që fshati “digjet” dhe Qeveria krihet ose bën batuta. Mirë bën Kryeministri, i cili “ha racionin” e të tjerëve dhe merret me jahtet, sa hyjnë e dalin në Durrës, sa turistë më shumë erdhën këtë muaj dhe sa miliona të ardhura sollën, si u shënuan dy gola spektakolarë”, por asnjë fjalë nuk thotë se ç’farë efekti patën këto në ndryshimin e kësaj gjendje të pashpresë... Shqipëria, vendi më përrallor për nga pasuritë dhe bukuritë, nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e banorëve të vet as edhe të një grushti njerëzish që kanë mbetur. Problemi, nuk është vetëm i largimit të qytetarëve, por është braktisja e këtij vendi edhe nga bagëtitë, edhe nga toka që qëndron e papunuar dhe e kanë mbuluar ferrat, bile edhe nga shpendët, të cilat, edhe këto, janë të “pakënaqura” nga bollëku që i dha natyra me pyje e kullota, me liqene e lumenj të pafund.
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
