BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Edhe Shqiponja u “çudit”, kur e pa “krimbin” në majën e malit…!

Edhe Shqiponja u “çudit”, kur e pa “krimbin”

“Po ti, si erdhe këtu? E pyeti. “Ja duke u lëpirë”, i u përgjigj! E keqja më e madhe, nuk është ajo që të bëjmë verejtje e të japim mendime për cilindo, natyrisht brenda të gjitha normave të etikës dhe edukatës.. Por e keqja është, që, më shumë se ata që kanë “gojë” të flasin, flasin ata që nuk kanë as “gojë” as moral dhe as të drejtën morale për të folur e për të bërë vërejtje për të tjerët. Të tilla, nuk janë pak, dhe më keq akoma të tillë njerrëz po bëhen të “modës” që të japing mënd! Këta njërrës, janë ata që kërkojnë të bëjnë karierë duke u “lëpirë” pas të tjerëve… Injorantët të bëjnë leksion për filosofinë, “elifimatrakët” që janë “tapë topi” në ekonomi të bëjnë mësim për ekonominë apo hajdutët professionistë u japin leksione njerrëzve të ndershëm për vesin e keq të vjedhjes. Kam këtu përpara një shkrim të Agim Neshosh, botuar sot në gazetën “Panorama” me titull: “Politika e jashtëme e Shqipërisë, nuk është një pikturë që mund ta ngjyrosësh si të duash” që nuk do shumë mënd që fjalën e ka për Ramën, jo për të bërë ndonjë “shpikje” të madhe e të japi kontribut për politikën e jashtëme e aq më pak një “mëndjelli” si Nesho që gënjen në ditën për diell. Më e keq akoma, kur në intervistën që i jep një reviste prestigjoze amerikane e paraqet vehten si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në SHBA, në një kohë që ai, asnjë ditë nuk ka qënë Ambasador., për të mos vazhduar pastaj për “roma për tomët” e tij, ku i jep mësime edhe SHBA, se si mund të përmirësojnë politikën e jashtëme e shumë të tjerëve , që ky, kërkon t’i “mësojë” si njeri me eksperiencë në punët e jashtëme..! Por, halli i tij, nuk ka qënë këtu,, gjetkë e ka hallin dhe këtë e thotë me të shkruar në fund të shkrimit të tij: ” Si përfundim, mund të themi se Politika e Jashtme e Shqipërisë ka mbetur në nivelet më të ulëta nga trajtimi klientelist i vetëm një protagonisti, Edi Ramës.,Ai devijoi aksin e integrimit europian të Shqipërisë drejt aksit Beograd-Ankara dhe ka mbetur peng i politikave të reja gjeopolitike të Serbisë. Kjo politikë e jashtme e deformuar ka vetëm një zgjidhje për kalibrim: Ndryshimin sa më shpejt të regjimit dhe ardhjen sa më shpejt në pushtet të politikanëve pro-perëndimorë, pro BE dhe pro çështjes sonë kombëtare.. Sipas Neshos, Ilir Meta dhe “Non Grata” qënkan Perëndimorë! Hall mbi halle i tij është largimi Ramës, sepse edhe vetë e kupton që askush nuk merr mënd nga ai, por për të qënë në një mëndje me Shefin e tij Ilir Meta, i cili ky, pothuaj përditë del në ekranet televisive dhe ora i ka mbetur në të njëjtin vënd, në atë që të sajojë, të kurdisi, të gjejë “argumenta” për “lepurushin Rama” si e keqja më e madhe e këtij vëndi. Ai bën moral për “qeverisjen e keqe të Rilindjes” e cila ka si synim të shpopullojë vëndin sic po e shpopullon” dhe të braktisë bujqësinë sic e ka braktisur. të largojë rininë, sic e ka larguar..”! Nuk kam asgjë për c’ka thonë Ilir Meta dhe Agim Nesho, në këtë shkrim e shumë shkrime të tjera të tij.edhe për keqqeverisjen, edhe për ekonomineë që po shkon poshtë e më poshtë kur gjysma e popullsisë jeton në mjerim, edhe për politikën e jashtëme me “brockullat” që këpusin Rama dhe Xhacka, apo me klientelizmin, por këto, jo t’i japi një Nesho që nuk e ka ndritur ndonjëherë politikën e jashtëme..Për t’u bindur edhe më shumë Nesho and Co në një të ardhme jo të vonshme do të them edhe për politikën e jashtëme kur Ilir Meta, ishte Ministër i Jashtëm, që Agim Nesho, e di apo bën sikur nuk e di, se si është “ngjyrosur me të zezë” politika jonë e jashtëme. Do të ishte në nderin e tyre, që sidomos këta të dy, të mbyllnin gojën e të meren me punët e prtisë së tyre familjare.që ajo, të mos i ngjajë një Shoqate me antarë të sapo ardhur nga rruga, që nuk dinë as program, që nuk kanë as ide, që luftojnë për ndonjë post apo të rrëmbejnë ndonjë “kockë” kur t’u krijohet mundësia... Kjo, është për të ardhur keq. Të dy këta, njëri ish Ambasador e tjetri ish President i Republikës, ish Kryetar i Kuvëndit Popullor, ish Kryeministër,ish Ministër i Jashtëm dhe ish Ministër i Ekonomisë, pra në të gjitha shkallët më të larta të hierarkisë shtetërore, sot na u kujtuan t,ju japin mënd të tjerëve dhe jo vehtes. Po vazhdoj tani me Ambasadorin “imagjinar” që nuk priti të paktën një apo dy javë sa të harrohej ajo c’ka shkruan i nderuari Z. Fatos Tarifa në Gazetën “Dita” të Datës 09/01/2023 me titull “A.N. Sipas Frojdit (Listen Mr Biden Someone has a message for you” , ku mes të tjerave, shkruan: “Nesho, nuk ka qenë as edhe një ditë të vetme Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Njerëz si ai bëjnë karrierë “të gjatë” shpesh duke u ngjitur si … (çamçakëz) pas këpucëve të njerëzve me pushtet. Sot atë e gjen pas këpucëve të Ilir Metës. Habia tjetër është se si vazhdon të manipulojë disa drejtues emisionesh televizive në Tiranë dhe një revistë si Foreign Policy duke u prezantuar siç nuk ka qenë ndonjëherë, pra, si një prej ambasadorëve shqiptarë që kanë shërbyer në Uashington.,,”! Më tej: “Neshon, siç është e qartë për këdo që e njeh sado pak këtë inxhinier të konvertuar në diplomat dhe tani në politikan, “ndryshim i menjëhershëm” në Shqipëri do të thotë largimi i socialistëve nga qeverisja e vendit dhe kthimi i Berishës dhe i Metës, pikërisht i atyre që i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi dhe mjerim këtij vendi. Nesho, është po ai Nesho që ëndërronte të bëhej ambasador në Uashington dhe që gënjen lart e poshtë duke thënë se u bë), i kujton presidentit Biden se “shoqëritë demokratike po presin” dhe se “diplomacia amerikane është e vonuar”! A thua që Nesho do e nxjerë Partinë e Lirisë” si Nënkryetar nga gjëndja në të cilën ndodhet? E pabesueshme, por më e keqja është kur njeriu nuk njeh vetvehten..Kjo është më e vështira dhe njerrëz si Ilir Meta dhe Agim Nesho, nuk njohin vetvehten dhe megjithse e dine, por bëjnë sikur e dinë që askush tek këta nuk ka asnjë fije besimi…! Faleminderit Z. Fatos, që unë nuk kam asnjë interes t’ju bëj qejfin, por që është e vërtetë që gjithkush e di atë që juve ai Diplomat, Ambasador në SHBA, Shqipërinë e keni përfaqsuar me dinjitet në arënën Ndërkombëtare dhe kjo, falë aftësive tuaja. Nga ana tjetër, edhe ne të gjithëve, na keni hapur horizont për të njohur më mirë këta farë Ambasadoësh apo gjithfarë “të diturish” që pavarësisht që janë “nul” hiqen si më të diturit! Meqënëëse ky Nesho, vetëshpallet Ambasador, unë njoh shumë të tillë që me të vërtetë kanë bërë një punë të shkqlqyer si të tillë kudo ku kanë punuar sidomos në vëndet Perëndimore. Mund të përmënd këtu Sokrat Plaka, Avni Xhelili, Bashkim Zeneli, Petraq Pojani, Eqërem Gaxholli e shumë e shumë të tjerë që nuk është e nevojshme t’i përmënd me emra, për të cilët kushdo që I njeh, flet me konsiderata dhe me respect të vecantë. Avni Xhelili, ka qënë për një kohë të gjatë Ambasador në ish Bashkimin Sovjetik dhe në Republikën e Bullgarisë. Me heshtjen dhe modestinë e tij, ai nuk ka preferuar të “ngjitet” pas ndonjë partie megjithë reputacionin që gëzon. Për Bashkim Zenelin, ish Ambasador në Gjermani, i cili la gjurrmë miqësie me popullin gjerman, e prej andej u emërua Ambasador Greqi, kam parasysh këtu atë c’ka tha ish Kryeministri i atëhershëm i Greqisë Kostas Simitis kur Ambasadori Bashkim Zeneli paraqiti letër kredencialet tek Presidenti, u shpreh: “ Kam takuar sot, Ambasadorin Shqiptar, një intelektual të kompletuar, një njohës të thellë të politikës së jashtëme i cili i bën nder Shqipërisë dhe ne, që në të ardhmen, të forcojmë edhe më shumë miqësinë në interes të të dy vëndeve tona”! Është kënaqësi të lexosh Librin e tij “Miqësi e trazuar” (Greqia sipas kujtimeve të Ambasadorit) dhe është një kontribut në forcimin e miqësisë midis dy popujve. Po kështu, në të njëjtën linjë është edhe ish përfaqsuesi Shqiptar në disa vënde Perëndimore, Eqërem Gaxholli, si në Francë , Austri e deri edhe si përfaqsues pranë OKB-së dhe UNESSCO-s me aftësi dhe njohuri të thella për përfaqsimin me dinjitet të Shqipërinë. Edhe mbas daljes në pension, Eqërem Gaxholli, njohës i i përkryer i gjuhës frënge, i ka ardhur në ndihmë lexuesit shqiptar, duke përkthyer Kryevepra botërore si : “Gjeneral De Gol- Historia e Jashtëzakonshme e liderit të Francës moderne”; “Viktor Hugo- Jeta dhe vepra e gjeniut të letrave të Francës”; “Robespier dhe Revolucioni Francez”; “Napoleon Bonapart” dhe “Planet e Hitlerit për Ballkanin” (alias nga Londra në Moskë), me autor Joachim Von Ribentrop (ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Hitlerit, për të cilat u nderua edhe me cmimin ndërkombëtar “Babbel” midis pesëdhjetë shteteve të tjerë për vitin 2022. Agim Nesho, me këta e dhjetra të tjerë, është si nata me ditën. Nesho, shkruan edhe në disa gazeta partiake, të cilët edhe ata, duke e ditur që nuk e lexon kush përpara emrit, i venë parashtesën “Ish Ambasador” që mbasi ndonjëri gënjehet dhe thotë: “Duhet të dijë dicka si ish Ambasador..” gjatë leximit, nuk do të “gjejnë” Ambasadorin..!