BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Edhe socialistët duhet të shërojnë plagët brenda vetes!

Edhe socialistët duhet të shërojnë plagët brenda vetes!

Shqiptarët në 25 prill, zgjodhën me koshiencë të plotë për t`u drejtuar në katër vitet e ardhshme, në mandatin e tretë socialistët. Është një privilegj i jashtëzakonshëm që ndodh për herë të parë në vendin tonë që nuk ka lindur nga hiçi. Janë arritjet dhe puna këmbëngulëse e bërë në këto tetë vite nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama dhe veçanërisht përballimi i pasojave të tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019 dhe pandemisë që pllakosi Shqipërinë që nga fillimi i vitit 2020 në themel të kësaj fitoreje. Për të përballuar dy fatkeqësitë e fundit, është dashur shumë punë, mund, përpjekje. U desh që të siguroheshin nga shtetet e Europës përmes donacioneve dhe huave, një shumë që kalonte një miliard dollarë, si dhe masa të shumta për të rindërtuar banesat e shkatërruara, pa folur këtu për bonuset e qerasë për gjithë familjet e mbetura në qiell të hapur si dhe pagat e luftës dhe rimbursimet e shumta të bizneseve që ulën qepenat për një vit resht për të kapërcyer rrezikun e Covid-19. Edhe pse një periudhë shumë e vështirë, qeveria nuk i ndërpreu investimet në veprat strategjike, si rrugë e tunele, aeroporte e porte detare. Në kohë rekord u përurua aeroporti i Kukësit, porta e dytë nga qielli për Shqipërinë si dhe u lidh kontrata për aeroportin e Vlorës. Përfunduan ose janë në finish, rrugë strategjike, si ajo e Arbërit, Sarandë-Skërficë-Kardhiq, Bypassi i Fierit dhe Vlorës, u ndërtuan dhjetëra shkolla nga themelet, si dhe mjaft vepra të tjera të rëndësishme që i dhanë impakt zhvillimit të ekonomisë tonë kombëtare. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria shënoi arritje edhe në arenën ndërkombëtare, përmes politikës së jashtme, siç ishte kryesimi i OSBE-së dhe zgjedhja e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKBS-së. Po kështu vendi ynë u bë gati për konferencën e parë ndërqeveritare, po ishte vetoja bullgare që e la pas portës së BE-së. Nuk është e mundur të reshtohen tërë veprat e realizuara ose në proces, duke mos përjashtuar Skavicën dhe dhjetëra vepra për sigurimin e energjisë elektrike përmes paneleve diellore, gazit të lëngshëm që do i japin Shqipërisë pavarësinë për furnizimin me energji aq të domosdoshme për ekonominë tonë. Pas tetë vitesh edhe pse PS fitoi po aq sa katër vite më parë deputet përmes zgjedhjeve të përgjithshme të cilësuara më të mirat e realizuara deri tani, mandati i tretë nuk është thjesht triumf aq më pak privilegj dhe as porta për të vërshuar korrupsioni që të emëruarit e të zgjedhurit të marrin për vete tërë tepsinë, timonin apo makinën shtet. Mandati i tretë, është përgjegjësi e jashtëzakonshme që lyp rikonceptim ndryshe të drejtimit dhe bërjes politik, mekanizma dhe strategji që duhen zhvilluar, si dhe reformave që duhen thelluar. Pikërisht për vetë specifikën që përball qeverinë e katër viteve që vijnë, e bëjnë të domosdoshme të zbatohet një filozofi ndryshe që shteti dhe qeveria të zhvillojnë betejë pafund, së pari me vetveten, brenda shtëpisë të socialistëve. Në këtë kuadër socialistët patjetër duhet të shërojnë plagët që kanë brenda vetes. Dhe këto plagë nuk janë të njëjta dhe as të pakta. Nëse do rreshtonim disa prej plagëve që janë mahisur në tetë vite pushtet dhe kërkojnë terapi intensive, do ta nisnim nga administrata, e cila në të shumtën e rasteve është zhytur në korrupsion dhe shkelje flagrante të ligjit. Shumë prej të emëruarve sillen si të jenë pronarë të Shqipërisë, zotër të ekonomisë, komandues të buxhetit dhe parasë publike. Që mandati i tretë të jetë i suksesshëm nevojitet reformim total i administratës shtetërore. Nga maja në fund. Nga qendra në bazë. Nga drejtorët e mëdhenj deri tek arkivistët. Nuk mund të shërohen plagët e kadastrës. Nuk mund të funksionojë si duhet ky institucion me rëndësi kombëtare me të cilën përplasen tërë qytetarët nëse nuk ndryshon koncepti menaxherial i administrimit të saj. Dhe kjo nuk arrihet me ndryshim drejtorësh dhe lënien brenda të atyre që bëjnë hatanë pasi nuk angazhohen për të shërbyer po për të rrëmbyer e vjedhur. Jo pak prej punonjësve në kadastër janë shndërruar në zhvatës të parave të qytetarëve. Janë me qindra qytetarë që kanë nga njëzetë vite që vijnë rrotull me dosjet nëpër duar dhe ende nuk mbarojnë punë. Ose nuk sqarohen. Është momenti që punonjësit e këtij institucioni të përballen me ligjin dhe drejtësinë kur shkelin afatet dhe aq më shumë kur bëjnë korrupsion. Është emergjente që të mjekohet plaga e emërimeve. Është për t`u përgëzuar ideja e Edi Ramës që deputetët nuk kanë më punë me emërimet e drejtuesve pasi deri sot janë kthyer në shefa kuadri që kanë hequr dhe vënë në krye të punëve ata që kanë pëlqyer apo që u kanë qëndruar më pranë. Jo pak raste, individë të paplotësuar, emërohen, largohen e riciklohen si të ishin të paprekshëm apo monumente që mbrohen nga shteti. Jo pak prej tyre largohen nga një pozicion drejtues me akuza për korrupsion dhe pak ditë më vonë riciklohen në pozicione të tjera pa asnjë meritë. Plagë tjetër që duhet të kurojnë socialistët është vendimmarrja kolegjiale e partisë në bazë. Nuk është fjala që partia të kthehet në zyrë kuadri, po të dëgjohet gjykimi dhe të merret opinioni për të vendosur mbi merita të shëndosha dhe vetë të zgjedhurit e forumeve të ndihen të motivuar për të marrë përsipër detyra të rëndësishme në përballimin e situatave që krijohen jo rrallë dhe kërkojnë zgjidhje. Fushata elektorale e 25 prillit, evidentoi disa mangësi edhe brenda radhëve të socialistëve, të cilët jo të gjithë u aktivizuan për të dhënë kontributet e tyre ashtu siç u takon pasi janë e duhet të mbeten motori që vë në lëvizje qytetarët, që ka detyrimin politik po edhe shoqëror të kontaktojë dhe të flasë me njerëzit për të bashkuar kontributet e tyre në interes të zgjidhjeve të mëdha dhe fitores së partisë ku janë të anëtarësuar. Para dhe gjatë fushatës së 25 prillit, jo pak socialistë qëndruan në hije. Nuk u aktivizuan në mobilizimin e qytetarëve dhe votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të mbështetur PS. Qëndruan indiferentë, duke mbetur në hije. Këto qëndrime duhet të nxisin seriozisht forumet e partisë nga fshati më i largët deri në qendra të bashkive dhe qarqeve, pse jo deri lart në udhëheqjen e partisë në qendër. Socialistët, fituan zgjedhjet në 25 prill. Po edhe fituesit duhet të jenë vetëkritikë, të shqetësohen përse anëtarë me tesër nuk u përfshinë në fushatën elektorale, nuk morën pjesë fizikisht në fushatë që është detyra numër një e çdo anëtari partie. Me të drejtë qytetarët deklarojnë se është forca dhe mbështetja e njerëzve të zakonshëm ata që nuk janë anetarë partie të këtij vendi, besimi se Edi Rama mundet të bëjë ndryshimin që shqiptarët kërkojnë që sollën fitoren e mandatit të tretë. Funksionimi i organizatave të partisë socialiste, është një plagë që duhet kuruar. Ashtu sikundër edhe aktivizimi i mbështetësve dhe simpantizantëve të shumtë, të cilët duhen motivuar dhe mobilizuar, vlerësuar dhe nxitur pasi janë ata që sjellin ndryshim, shtylla reale e PS, kudo nga Konispoli në Kukës. Partia Socialiste me të drejtë në Kongresin e 12 qershorit, vuri gishtin në shumë çështje që kërkojnë reflektim dhe ndryshim metodologjie urgjente. Me të drejtë, këto ditë kur shqiptarët ndeshen me veprimet që kanë kryer punonjësit e administratës në shkelje të ligjit, që janë shoqëruar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, atje ku janë paratë publike, si dhe goditjet e njëpasnjëshme të krimit dhe korrupsionit, si dhe ndryshimet në drejtimin e policisë së shtetit dhe aksionet e pastrimit të Bregdetit e kthimin e plazheve te publiku, duke larguar zaptuesit e detit. Janë lëvizje që janë mirëpritur nga opinioni publik. Po nuk mund të mos reflektohet tek socialistët edhe për përplasjet që po ndodhin në qytete të ndryshme të vendit mes vetë të zgjedhurve të PS. Vlora është kthyer në arenë, ku përplasjet mes kryebashkiakut socialist, Leli dhe Këshillit Bashkiak të bashkisë së këtij qyteti, po u japin shqiptarëve shfaqjen më të shëmtuar të sherreve brenda shtëpisë së socialistëve. Vlonjatët nuk duan të përballen me sherre që nuk kanë asnjë kuptim. Me takime të këshilltarëve në shkallët e tetarit “Petro Marko” jashtë në natyrë. As me mungesën e impenjimit për zgjidhje nga kryetari i bashkisë Leli. Vetë socialistët e gjykojnë këtë sherr si një plagë që gërryen brenda vetes dhe kështu është në realitet. Po pse lihet e mahiset kjo plagë dhe cila është zgjidhja? Qytetarët në Vlorë nuk meritojnë teatër brenda teatrit. Ata duan zgjidhje dhe për këtë kanë votuar dhe mbështetur, Partinë Socialiste. Vlora meriton më shumë qetësi dhe ekuilibër, paqe sociale dhe liri për zhvillimin e ekonomisë sipas ligjeve në fuqi. Për të arritur në zgjidhje të shpejtë, të arsyeshme, të balancuar, pa eksese e hakmarrje kërkohet mençuri dhe guxim. Partia Socialsite ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Dhe Leli nuk është një individ që mund të ankorohet në breg si një anije e shkatërruar. Ai nëse është kryebashkiaku i Vlorës duhet vlerësuar si i tillë. Nëse ka shkelur ligjet e shtetit, le të shkojë bashkë me Tushen. Po skenat në Vlorë mes këshilltarëve dhe kryetarit të bashkisë, banorë të një shtëpie, bijë të një familjeje nuk i durojnë as vlonjatët as shqiptarët në tërësi. Këto skena janë bërë të mërzitshme, të denja për skenat artistike, po jo politike. Jo çdo mospajtim duhet të kthehet në duel dhe mosmarrëveshje që përçajnë partinë socialiste apo vënë ballë për ballë socialistët në një kohë kur duhet të jenë të bashkuar. Nuk është vetëm Vlora që kërkon kurim urgjent. Mos të harrojmë se është Vlora që i ka dhënë PS mbështetje totale. Po nuk është kjo arsyeja që duhet kurim i menjëhershëm dhe korrigjim në marrëdhëniet qendër-bazë dhe vetë brenda bazës së socialistëve. Nuk jemi kundër debateve. Nuk kërkojmë të fshihen problemet apo të ruhet uniteti fals. Po për zgjidhje të shpejta dhe racionale. Ndryshe nesër nuk mund të kesh të njëjtat rezultate dhe mbështetje popullore. Nuk është vetëm Vlora. Edhe kryeqendra e veriut ka plagë të hapura në marrëdhëniet mes të majtëve. Nuk është qëllimi ynë të vendosim se cila palë ka të drejtë. As nëse është e vërtetë që deputetja e porsazgjedhur, Edona Bilali, numri një i listës së PS në qarkun e Shkodrës vërtet po ndryshon drejtuesit e administratës në Shkodër dhe njerëz të saj lobojnë për emërimet në administratë apo ata që i shkruajnë letra Ramës kanë të drejtë. Kjo mbetet për t`u analizuar nga socialistët. Pa akuzuar askënd duhet pranuar se edhe Shkodra ka brenda socialistëve plagë që mahisen dhe po e kthejnë organizmin e të majtëve në të sëmurë. Simptoma që u shfaqën para dhe gjatë fushatës së 25 prillit, ku socialistët gati u barazuan me sociademokratët e Tom Doshit. Dhe PS mori vetëm tre deputetë. A nuk është koha që socialistët të shërojnë ato plagë që janë krijuar ndër vite nga vetë politikat që kanë ndërmarrë në qarkun më të madh të veriut për të ndryshuar raportet dhe për të marrë maksimumin e mbështetjes? Besojmë se po. Po për këtë nuk mjafton një aspirinë. As një qetësues tip shurupi. Kërkohet që socialistët të mendojnë për Shkodrën dhe bashkitë përreth, Dibrën e Lezhën seriozisht. Të korrigjojnë gabimet që kanë bërë. Të studiojnë emërimet. Të shikojnë raportet. Të kalojnë në filtër edhe kandidatët që i ofrojnë Shkodrës. Pra të korrigjohen dhe të mjekojnë plagët brenda vetes në këtë qendër, e cila është mbërthyer fort pas të ashtuquajturës të djathtë, ku e bën politikën e madhe kryetarja pa mandat,Voltana Ademi dhe socialistët për një neglizhencë nuk ia arritën të kenë në krye të qytetit të Shkodrës një qytetar të denjë të respektuar nga radhët e tyre për t`i dhënë më në fund qytetit atë që meriton, njeriun që punon dhe mendon për qytetin. Në daljen e tij publike, Edi Rama, në analizën që u bëri prokurimeve me të drejtë kërkoj nga ministrat dhe drejtuesit e dikastereve apo bashkive vëmendje për prokurimet publike. Edhe pse për ndjekjen e rregullave, ka komisione të pavarura, të zgjedhura nga Parlamenti dhe secili është përgjegjës për veprimtarinë që kryen në emër të ligjit. Asnjë ministër nuk mund të justifikohet se nuk di gjë, të mbetet dorëjashtë kur SPAK godet administratorët, ndihmësit dhe bashkëpunëtorët që merren me prokurimet publike. Dhe kjo është një plagë që nuk mbetet brenda ministrive. Është e vështirë në bashki, institucione, drejtori në ndërmarrje të vogla e të mëdha të mos ketë ngjyerje të gishtit në pasuritë publike. Shumë legjenda urbane janë dëgjuar në këto kohë për vjedhje të mëdha përmes tenderave. Për korrupsion galopant. Për raportime të KLSH e auditimit të brendshëm. Po kjo nuk duhet lënë në rënie të lirë. Administratorët duhet të kenë frikë, jo ministrin, po ligjin dhe vendimet. Vetëm ligjit dhe rregullit duhet t`i binden. Dhe kjo që ka emrin korrupsion mbetet plaga më e rëndë, e cila duhet shëruar sa më shpejt. Me bisturi të mprehtë, duke u futur deri tek rrënjët e së keqes për ta shpëtuar trupin e shëndetshëm të shtetit. Një plagë tjetër që kërkon kurim të menjëhershëm është Policia e Shtetit. Jo e gjithë policia. Po një pjesë e saj është e inkriminuar. Dihet se pa neglizhencën e policisë asgjë nuk mund të ndodhë. Shërimi i Policisë së Shtetit kërkon masa ekstreme. Pastrim total. Largim të menjëhershëm të të inkriminuarve. Nuk mund të qëndrojnë në polici ata që tërë natën ulen përballë bareve që tolerojnë masat anti kovid. Të lejojnë para syve të tyre të lulëzojnë lojërat a fatit. Të zaptohen trojet. Të bashkëpunojnë me krimin dhe të bëhen pjesë aktive e trafiqeve siç edhe ka ndodhur. Largimi pa mëshirë i atyre që ditën bëjnë policin e natën të inkriminuarin nuk kanë vend në Policinë e Shtetit. Ka edhe shumë fusha, ku tetë vite kanë plagosur pjesë të organizmit të mazhorancës socialiste. Ndaj të arrijnë në majë, ashtu siç zotohen socialistët kërkohet urgjent që të kurojnë plagët brenda vetvetes. Dhe këtë duhet ta bëjnë kudo, çdo ditë pambarimisht!